• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekspertët e nivelit të lartë që vijnë nga gjithë bota për Vetingun (LISTA)

by A R
08/02/2017 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanë mbërritur në Tiranë ekspertët e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, një organizëm që do të mbikëqyrë zbatimin e ligjit të Vettingut, pjesë e reformës në drejtësi.

Por kush janë ekspertët e nivelit të lartë që vijnë nga gjithë bota? 

Ata kanë punuar në një sërë institucionesh të rëndësishme duke nisur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, në gjykata, ministri e institucione të tjera deri në universitete prestigjioze botërore, raporton “BalkanWeb”. Janë juristët më të mirë që do të japin opinionin e tyre në lidhje me zbatimin e vettingut.

Misioni kryesohet nga Drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Genoveva Ruiz Calavera dhe do të qëndrojë në Shqipëri deri sa të zgjedhë se kush do të jenë 27 personat që do të bëjnë proçesin e vettingut. Vëzhguesit ndërkombëtarë do të shqyrtojnë listat e Avokatit të Popullit dhe t’i paraqesin Kuvendit deri me 1 mars emrat që ata përjashtojnë nga kjo listë. Drejtuesja Genoveva Ruiz Calavera ka një përvojë të shtrirë në kohë me menaxhimin e auditimin e financave dhe marrëdhënieve të politikës së jashtme që nga viti 1992 kur nisi punën në Komisionin Europian në fushën e tatimeve dhe doganave. Ajo ka punuar në taskforcën e KE-së për rindërtimin e Kosovës.

ONM vjen në Tiranë për të bërë të besueshëm procesin dhe për të krijuar besim tek sistemi i drejtësisë.Trupa e vëzhguesve të huaj, e përbërë nga amerikanë dhe europianë, do të merret me përgatitjen e procesit të Vettingut, i cili konsiston në skanimin e njerëzve të drejtësisë në tre drejtime kontrollin e figurës, verifikimin e pasurisë dhe të profesionalizmit.

1- Peter Ainsworth është Këshilltari i Lartë për Antikorrupsionin për Departamentin e Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara. Nga vitit 1997 deri në vitin 2011, Ainsworth ishte zëvendëskryetar i Seksionit të Integritetit Publik i Departamentit të Drejtësisë, seksioni kryesor i qeverisë për hetime kombëtare dhe ndërkombëtare mbi korrupsionin publik, legjislacionin për zgjedhjet dhe shkeljet për konfliktet e interesit. Ainsworth ka një përvojë të gjerë si një këshilltar mbi çështjet e zbatimit të ligji mbi çështjet e antikorrupsionit dhe ka qenë delegati i Departamentit të Shtetit pranë Konventës kundër Korrupsionit të Kombeve të Bashkuara, raporton “BalkanWeb”.  Ai është diplomuar në Universitetin e Çikagos (University of Chicago) dhe Shkolla e Jurisprudencës e Universitetit të Xhorxhtaunit Georgetown (Georgetown University Law School), dhe ka punuar në fushën e jurisprudencës që nga viti 1985.

2- Ferdinando Buatier de Mongeot është aktualisht gjykatës i çështjeve kriminale  për hetimet paraprake në Gjykatë e Komos në Itali. Ai ka qenë një anëtar i sistemit gjyqësor të vendit të vet që nga viti 1995, ku ai ka shërbyer në poste të ndryshme si gjykatës, më së fundmi ne Gjykatat e Aostas dhe Komos. Z. Buatier de Mongeot është gjithashtu i kualifikuar që të punojë si avokat. Z. Buatier de Mongeot është përfshirë në një sërë veprimtarish ndërkombëtare dhe nismash bashkëpunimi në vendet e botës së tretë, duke përfshirë edhe kontributin tek nismat e BE-së si një gjykatës ndërkombëtar në Gjykata të Nivelit të Qarkut (District Court Level) për EULEX-in në Kosovë dhe si një Këshilltar në Projektit e Binjakëzimit të BE-së (Resident Twinning Adviser) në kuadrin e Projektit CARDS të BE-së, që ka për qëllim luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin në pranë Prokurorisë e Përgjithshme të Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Z. Buatier de Mongeot është diplomuar për jurisprudencë në Universitetin e Xhenovas.

3- Theo Jacobs ka mbaruar mandatin e tij si drejtor i Zyrës Qendrore të Sekuestrimit dhe Konfiskimit në Bruksel, Belgjikë. Jacobs ka qenë pjesë e sistemit gjyqësor të vendit të vet që nga viti 1982, ku ai ka punuar në detyra të ndryshme, si prokuror në Gjykatën e Qarkut të Leuven, zëvendësdrejtor i kabinetit të Ministrit të Drejtësisë së Belgjikës dhe Zëvendësprokuror i Përgjithshëm në Gjykatën e Apelit të Brukselit. Ai është përfshirë në një sërë veprimtarish ndërkombëtare dhe nismash bashkëpunimi në vendet e botës së tretë, duke përfshirë kontribut në nismën e BE-së si Kreu i seksionit të Zbatimit të Ligjit në misionin EUPOLCOPPS të territorin palestinez të okupuar, si Kryeprokuror i misionit EULEX në Kosovë dhe si anëtar i Skuadrës së Drejtësisë e Skuadrës Evropiane të Planifikimit për Kosovën, shkruan “BalkanWeb”. Z. Jabos është diplomuar me master në Free University në Belgjikë.

4- Dr. Martin Kessen është aktualisht anëtar i Senatit të 8-të të Gjykatës së Lartë të Këlnit, Gjermani, dhe kreu i Departamentit pranë Gjykatës së Lartë të Këlnit për arsimin ligjor. Ai ka qenë pjesë e sistemit gjyqësor të vendit të vet që nga vitit 1998, ku ka mbajtur poste të ndryshme, përfshirë duke shërbyer si gjykatës i Gjykatës i Qarkut të Këlnit, si asistent i Gjykatës Federale Gjermane, si anëtar i senatit të 6-të, gjykatë dhe zëdhënës për shtyp pranë Gjykatës së Lartë të Këlnit dhe si asistent në Gjykatën Kushtetuese Gjermane. Dr. Kessen mban titullin e doktorit në jurisprudencë, të marrë në Universitetin e Këlnit, si edhe është diplomuar me master në jurisprudencë në universitetin e Tekasist në Austin.

5- John W. Vaudreuil është prokuror i Shteteve të Bashkuara i Qarkut Perëndimor të Uinskonsin. Ai ka shërbyer si prokuror federal që nga vitit 1980. Gjatë kësaj karriere. Z. Vaudreuil ka shqyrtuar mijëra çështje kriminale, duke përfshirë edhe çështje të korrupsionit publik. Në gusht të vitit 2010, ai u caktua nga Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Barack Obama, për të qenë kryeprokurori federal i qarkut të tij. Z. Vaudreuil ka kryer doktoraturën në Shkollën e Jurisprudencës në Universitetin e Uinskonsin, ku edhe ka dhënë mësim. Që nga viti 2001, Z. Vaudreuil ka jep leksione ndërkombëtarisht mbi çështje të sundimit të ligjit. /b.d

Next Post
Albin Kurti: Bashkë të gjithë kundër Serbisë

Albin Kurti: Bashkë të gjithë kundër Serbisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In