• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush janë dy profesionet që po sfidojnë bizneset? Shqiptarët lënë më shumë bakshish se të huajt

by A R
23/06/2025 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse ka dy profesione që po sfidojnë bizneset në vend, ato janë profesioni i kamerierit dhe i banakierit.

Lajmërimet për këto dy pozicione pune i sheh të afishuara në çdo cep të kryeqytetit, thuajse çdo muaj, duke u kthyer në dy profesionet më të paqëndrueshme.

Të dhënat flasin se këto janë dhe dy pozicionet më të kërkuar bazuar dhe në nivelin arsimorë në zyrat e punës

Astrit Kurti, sipërmarrës turistik, gjatë një interviste në Vizion Plus për emisionin “E-ZONE” thotë se këto dy profesione nuk shihen si afatgjatë nga individët.

“Njoftimet për vende të lira pune për këto dy pozicione për ne të fushës turistike vlejnë për punëtorët ndihmës. Ne kamerierët dhe banakierët i kemi stabël gjatë gjithë vitit, duke i mbajtur në pune. Por sa herë vjen sezoni nevojat shtohen dhe jemi në kërkim për staf mbështetës. Është për të ardhur keq, sepse në vendin tonë shqiptarët nuk e konsiderojnë profesion kamerierin/banakierin. E vlerësojnë si një punë afatshkurtër për të marrë disa para dhe më pas ndryshojnë punë. Ndërkohë jashtë vendit ndodh e kundërta, në sektorin e shërbimeve punojnë individë me experience”, tha Kurti.

E nëse bizneset turistike i marrin masat që në sezonin e dimrit për t’i paraprirë verës, kryeqyteti ka mungesa përgjatë muajve maj-shtator. Shkak i këtij fenomeni është edhe pagesa mujore. Paga e një kamerieri arrin deri në 70 mijë lekë në muaj.

“Nëse një pagë të tillë e merr vetëm për disa muaj ajo nuk do të jetë e mjaftueshme, por nëse e merr gjatë gjithë vitit të jep mundësinë e një minimumi jetese”, shtoi ai.

Sipas Kurtit ka ardhur koha që edhe bashkishi të përcaktohet në faturë si një vlerë  e caktuar. Do të jetë një motivim më shumë për kamerierët.

“Ajo çka ne shohim është se shqiptarët lënë më shumë bashkshish se të huajt. Kjo tendencë ka ardhur duke ndryshuar ndër vite, duke i bërë qytetarët tanë kërkues të një shërbimi më të mire”, tha Kurti në “E-ZONE”.

Në fillim të vitit paga mesatare në rang vendi arriti në 82 mijë lekë.

Pagat zyrtare më të larta i ofron administrata publike, ndërsa biznesi vijon të jetë në vorbullën evazionit të pagave, duke mos i deklaruar rrogat reale.

Next Post
Të bllokuar nga raketat, katër shqiptarë të tjerë evakuohen nga Izraeli, reagon Hasani

Të bllokuar nga raketat, katër shqiptarë të tjerë evakuohen nga Izraeli, reagon Hasani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa riparonte defektet në një shtyllë, humb jetën elektricisti

Lezhë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa riparonte defektet në një shtyllë, humb jetën elektricisti

February 19, 2026
INSTAT: Përmbytjet përgjysmuan eksportet e zarzavateve në janar

INSTAT: Përmbytjet përgjysmuan eksportet e zarzavateve në janar

February 19, 2026
Protesta kombëtare e 20 shkurtit, PD thirrje qytetarëve: Na u bashkoni!

Protesta kombëtare e 20 shkurtit, PD thirrje qytetarëve: Na u bashkoni!

February 19, 2026
Parandalohet krimi në Vlorë, arrestohet 39-vjeçari që u konfliktua me të riu, i sekuestrohet pistoleta

Parandalohet krimi në Vlorë, arrestohet 39-vjeçari që u konfliktua me të riu, i sekuestrohet pistoleta

February 19, 2026
Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me burgim të përjetshëm për kryengritje

Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me burgim të përjetshëm për kryengritje

February 19, 2026
Ngjela paralajmëron zgjedhje të reja pas 2 muajsh: Nëse fryma amerikane e Bashës…

Ish-krerët e UÇK janë sot në burgim kriminal në Hagë me kërkesë nga Serbia

February 19, 2026

Zogaj: Devijim i akuzës dhe arsyes për të cilën është ngritur Specialja, UÇK në shënjestër

February 19, 2026
Aksident i frikshëm në Tiranë, makina kthehet përmbys në “Astir”

Aksident i frikshëm në Tiranë, makina kthehet përmbys në “Astir”

February 19, 2026
Hapet rruga e Thethit, ARRSH apelon për lëvizje me zinxhirë në zonë

Hapet rruga e Thethit, ARRSH apelon për lëvizje me zinxhirë në zonë

February 19, 2026
Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohet dy shtetase nga Kazakistani

Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohet dy shtetase nga Kazakistani

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In