• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kush janë 7 emrat e parë të SPAK, që do të hetojnë politikanët për 18 vepra penale

by A R
23/07/2019 07:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arben Kraja, Enkeleda Millonaj, Manjola Kajana, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini dhe Behar Dibra do të jenë prokurorët e parë të Prokurorisë së Posaçme, e projektuar për ndëshkimin e krimit dhe korrupsionit në nivele të larta në Shqipëri, që pas rënies së sistemit komunist dhe në vijim. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, disa ditë më parë, shpalli 15 kandidatë, të listuar sipas aftësive profesionale, karakterit të fortë, vendosmërisë dhe dosjeve që kanë pasur në duar, për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme. 28 prokurorë, kryesisht të Krimeve të Rënda, aplikuan për 15 vende vakante në SPAK.

Ndërkaq, që 15 pretendentët të emërohen përfundimisht në Prokurorinë e Posaçme ata duhet të kalojnë me sukses procesin e Vetingut, duke u konfirmuar në detyrë me vendime të formës së prerë. Në listën me 15 kandidatë të shpallur nga KLP, 7 kandidatë janë konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut. Ata kanë kaluar me sukses të tre testet: Ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Nga ana tjetër, Komisioneri Publik nuk ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimet e KPK për konfirmimin e tyre në detyrë, duke u dhënë vendimeve formën e prerë. Në këto kushte, 7 pretendentët e lartpërmendur do të jenë prokurorët e parë të SPAK-ut. Emërimi i tyre nga KLP si prokurorë të Prokurorisë së Posaçme tashmë është vetëm çështje kohe.

Mbi ta ‘rëndojnë’ shpresa e madhe e shqiptarëve, investimi historik i SHBA-BE, besimi dhe të gjitha pritshmëritë për shembjen e murit të pandëshkueshmërisë në Shqipëri, një ndër kushtet kryesore për avancimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit. Ndërkaq, për 15 vendet vakante në SPAK, KLP ka renditur si pretendent edhe prokurorin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, Besnik Muçi, por Komisioneri Publik i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin e tij nga detyra, me pretendimin se nuk justifikon pasurinë. Kolegji i Posaçëm nuk është shprehur ende me vendim për fatin e Muçit. Shtatë precedentët e tjerë për t’u bërë pjesë e SPAK-ut, Altin Dumani, Anton Martini, Elisabeta Imeraj, Doloreza Musabelliu, Klodian Braho, Ndini Tavani dhe Anita Jella janë në proces rivlerësimi i nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të presë që edhe pretendentët e tjerë të kalojnë procesin e Vetingut, për t’i emëruar në Prokurorinë e Posaçme.

Më pas, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zgjedhë sipas një tjetër procedure, me shumicë votash drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme.

Kompetencat

Kompetencat e Prokurorisë së Posaçme, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Gjykatave Speciale ndahen në dy degë. Gega e parë përfshin hetimin dhe gjykimin e çdo vepre të mundshme penale të kryer nga Presidenti i Republikës dhe ish-presidentët, nga kryetari i Kuvendit dhe ish-kryetarët e Kuvendit, nga kryeministri dhe ish-kryeministrat, nga ministrat dhe ish-ministrat, nga gjyqtarët dhe ish-gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, nga kryeprokurori dhe ish-kryeprokurorët, nga deputetët dhe ish-deputetët, nga kryebashkiakët dhe ish-kryebashkiakët, nga zëvendësministrat dhe zëvendësministrat, nga anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, nga drejtuesit e institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj.

Pushtetarët dhe ish-pushtetarët e sipërpërmendur mund të merren nën hetim për të çdo vepër të dyshuar penale, e kryer në çdo kohë. Dega e dytë e kompetencave të Prokurorisë së Posaçme, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Gjykatave Speciale përfshin 18 vepra penale të parashikuara në nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale. Kushdo që dyshohet se ka kryer një nga këto 18 vepra penale do të jetë objekt i SPAK-u. Fillimisht, Kushtetuta e ndryshuar, ligji për SPAK-un dhe Kodi i Procedurës Penale parashikonin 40 vepra penale në kompetencë të organeve të SPAK-ut.

Por, me ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, në janar të 2017, 33 vepra penale i janë hequr si objekt i veprimtarisë së SPAK-ut, ndërsa u shtuan 11 të tjera. Përfundimisht, në kompetencë të SPAK-ut është çdo vepër penale e kryer nga grupi i funksionarëve dhe ish-funksionarëve të lartë shtetërorë si dhe 18 vepra penale të kryer nga çdo shtetas.

Konfirmimi

Në listën me 15 kandidatë të shpallur nga KLP, 7 kandidatë janë konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut. Ata kanë kaluar me sukses të tre testet: Ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Besnik Muçi

Për 15 vendet vakante në SPAK, KLP ka renditur si pretendent edhe prokurorin Besnik Muçi, por Komisioneri Publik i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin e tij nga detyra, me pretendimin se nuk justifikon pasurinë.

7 prokurorët e parë të SPAK-ut

Arben Kraja, konfirmuar në detyrë nga KPK, vendimi ka marrë formë të prerë pasi Komisioneri Publik ka vendosur të mos e ankimojë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit

Enkeleda Millonaj, konfirmuar në detyrë nga KPK, vendimi ka marrë formë të prerë pasi Komisioneri Publik ka vendosur të mos e ankimojë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit

Manjola Kajana, konfirmuar në detyrë nga KPK, vendimi nuk është ankimuar në Kolegjin e Apelimit

Edvin Kondili, konfirmuar në detyrë nga KPK, vendimi nuk është ankimuar në Kolegjin e Apelimit

Ened Nakuçi, konfirmuar në detyrë nga KPK, vendimi nuk është ankimuar në Kolegjin e Apelimit

Elida Kaçkini, konfirmuar në detyrë nga KPK, vendimi nuk është ankimuar në Kolegjin e Apelimit

Behar Dibra, konfirmuar në detyrë nga KPK, vendimi nuk është ankimuar në Kolegjin e Apelimit

Pretendentët e tjerë

Altin Dumani, në proces Vetingu

Anton Martini, në proces Vetingu

Elisabeta Imeraj, në proces Vetingu

Doloreza Musabelliu, në proces Vetingu

Klodian Braho, në proces Vetingu

Ndini Tavani, në proces Vetingu

Anita Jella, në proces Vetingu

Besnik Muçi, konfirmuar në detyrë nga KPK, por Komisioneri Publik i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin e tij nga detyra.

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Dy shenjat e Horoskopit me fat për sot, 23 Korrik 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të depolitizojmë pjesërisht komisionet”- Balla tregon 4 pikat e Reformës Zgjedhore: Të hedhim një hap, opozitën e ftoj që…

“Ne i kemi të qarta rekomandimet e BE”- Balla ironizon Berishën: Ka marrë formën e ‘studentit 80-vjeçar’, PD në bojkot deri sa të vijë ‘gjeli dhe bakllavaja’!

November 11, 2026

‘Albanian Files’/ Spaho: Ramës s’i vjen fundi nga një libër që e botoi vetë! Opozita e pafuqishme si dembelët e Stambollit, shpreson ta rrëzojë me…

November 11, 2026
Shpërthimi në Elbasan, Llatja për ABC News: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë (VIDEO)

Shpërthimi në Elbasan, Llatja për ABC News: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë (VIDEO)

November 11, 2026
“Të depolitizojmë pjesërisht komisionet”- Balla tregon 4 pikat e Reformës Zgjedhore: Të hedhim një hap, opozitën e ftoj që…

“Të depolitizojmë pjesërisht komisionet”- Balla tregon 4 pikat e Reformës Zgjedhore: Të hedhim një hap, opozitën e ftoj që…

November 11, 2026
Shoferi i autobusit me nxënës tentoi të shmangë përplasjen me motorin, humbin jetën pesë vajza pas rënies në liqen!

Shoferi i autobusit me nxënës tentoi të shmangë përplasjen me motorin, humbin jetën pesë vajza pas rënies në liqen!

November 11, 2026
Serbi/ Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë, Rade Basta dyshohet se i shkaktoi dëm prej miliona eurosh ndërmarrjes publike!

Serbi/ Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë, Rade Basta dyshohet se i shkaktoi dëm prej miliona eurosh ndërmarrjes publike!

November 11, 2026
Përfundojnë punimet në Kalanë e Kaninës, monumenti historik pret vizitorët me infrastrukturë të përmirësuar!

Përfundojnë punimet në Kalanë e Kaninës, monumenti historik pret vizitorët me infrastrukturë të përmirësuar!

November 11, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

“Mbajtja në paraburgim, shkelje e të drejtave”- Veliaj kërkoi të marrë pjesë në Asamble, Balla: Përballjen me drejtësinë, çdo përfaqësues i PS e ka më vete!

November 11, 2026
Vizita në Itali, ministri Gogu zhvillon tre takime me zyrtarë të lartë në Romë: Forcim i bashkëpunimit në Drejtësi mes dy vendeve!

Vizita në Itali, ministri Gogu zhvillon tre takime me zyrtarë të lartë në Romë: Forcim i bashkëpunimit në Drejtësi mes dy vendeve!

November 11, 2026
Sherri mes për vendin e parkimit në Vlorë, Policia i shoqëron 3 të rinjtë, zbulohet edhe shkaku i konfliktit! (VIDEO)

Sherri mes për vendin e parkimit në Vlorë, Policia i shoqëron 3 të rinjtë, zbulohet edhe shkaku i konfliktit! (VIDEO)

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In