• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kush janë 5 gjyqtarët që rrëzuan dënimin me burg përjetë për Dritan Dajtin

by Java News
08/02/2019 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas një beteje 10 vjeçare me drejtësinë shqiptare, Dritan Dajti i akuzuar nga prokuroria e Krimeve të Rënda për 5 vrasje, një plagosje, armë mbajtje pa lejë, falsifikim dokumentesh dhe vulave si dhe mbajtjes pa lejë të uniformës, ka arritur të fitojë atë që ka kërkuar përgjatë gjithë kësaj kohe. Dajti është dënuar përfundimisht me 25 vite burgim për vrasjen e katër policëve dhe ekzekutimit të Ledjon Mara që ishte në makinë me Dajtin, mesditën e 7 gushtit 2009.

I pandehuri arriti të stoponte për disa vite me rradhë procesin gjyqësor në Apel, dhe disa herë Këshilli i Lartë i Drejtësisë formoi trupa gjyqësore nga gjykatat e Apelit në Rrethe, pasi gjyqtarët e Krimeve të Rënda ishin ezauruar me këtë ëështje. Një nga oficerët e Krimeve të Rënda Petrit Gjeçaj pas vendimit të dhënë nga gjykata e Apelit, që dukshëm favorizon Dritan Dajtin ka shkruar një status në Facebook “…vetëm drejtësi nuk mund të quhet pranimi i gjykimit të shkurtuar për Dritan Dajtin, i cili vrau 4 oficerë policie në krye të detyrës…TUUURP e Faqe e ZEZË…”

Shqiptarja.com mëson emrat e pesë gjyqtarëve që vendosën të dënojnë me 25 vite burgim Dritan Dajtin, duke prishur kështu vendimin me burgim të përjetshëm të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë. Kryetar i trupit gjykues në procesin gjyqësor kundër Dajtit ishte Fuat Vjerdha, i cili rezulton të jetë dhe kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër. Ndërsa dy anëtarët Lindita Hoxha dhe Aleks Nikolli, janë gjyqtarë në Gjykatën e Apelit Shkodër. Pesëshja e gjyqtarëve plotësohej dhe me dy gjyqtarë të tjerë Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, të cilët janë gjyqtarë të Apelit në Vlorë.

Gjyqtari Damini është bërë në disa raste objekt i inspektimit të ministrisë së Drejtësisë, ku vetëm në një rast ka liruar nga qelia Arben Gropën allias Vangjel Zijaj, i dënuar me 32 vite burgim në itali për trafik droge. Ndërkohë gjyqtari tjetër i Vlorës i përfshirë në procesin penal kundër Dajtit, Petrit Aliaj, rezulton ti ketë dalë emri dhe në dosjen kundër Klemend Balilit, të cilin prokuroria po e heton për pastrim të produkteve të veprës penale.

Hetimi pasuror i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i nisur në kuadër të ligjit Antimafia ndaj të shumëkërkuarit Klement Balili ka vendosur nën prozhektor edhe një gjyqtar të Gjykatës së Apelit të Vlorës. Gjatë një hetimi paralel të vitit 2015, gjyqtari Petrit Aliaj deklaroi se kishte punuar si konsulent ligjor për vëllezërit Balili dhe ishte paguar 47 mijë dollarë prej tyre. Të dhënat e deklaruara nga gjyqtari Petrit Aliaj dhe aktet hetimore që lidhen me burimin e kësaj pagese pritet të bëhen pjesë e dosjes së hetimit pasuror për familjen e Balilit.

Trupi gjykues i Dritan Dajtit
Kryeatri    Fuat Vjerdha
Anëtar    Lindita Hoxha
Anëtar    Aleks Nikolli
Anëtar    Petrit Aliaj
Anëtar    Skender Damini

Akuzat për Dritan Dajtin

a)- “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndaj punonjësit të policisë Fatos Xhani.
b)- “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndaj punonjësit të policisë Sajmir Duckollari.
c)- “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndaj punonjësit të policisë Altin Dizdari.
d)-“Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndaj punonjësit të policisë Kastriot Feskaj.
e)-“Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave me pasojë vdekjen e shtetasit Ledjon Mara dhe plagosjen e shtetasit Fatjon Shamku,
f)-“Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.
g)“Falsifikimi i dokumentave” në bashkëpunim duke falsifikuar dhe përdorur dokumentat e mjetit tip Volskëagen Touareg me trg Cr 535 FR.
h)“Falsifikimi i vulave, dhe i stampave ose i formularëve” duke falsifikuar dhe përdorur tre dokumenta policie.
i)-“Mbajtja pa të drejtë e uniformës” duke mbajtur dokumenta dhe shenja dalluese të policisë së shtetit.

/a.meta

Next Post
Publikohen SMS-t e rënda me të cilat shtyu të dashurin në vetëvrasje, dënohet

Publikohen SMS-t e rënda me të cilat shtyu të dashurin në vetëvrasje, dënohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nisja e vitit shkollor 2026-2027, 6 shkolla të reja hapin dyert në Tiranë

Nisja e vitit shkollor 2026-2027, 6 shkolla të reja hapin dyert në Tiranë

September 14, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

Rikthehen në GJKKO dosjet “e bujshme”, sot seancat për Berishën dhe Metën

September 14, 2026
Gjirokastër, të huajt blejnë shtëpi në zonën muzeale

Shqipëria, mes 10 destinacioneve më të preferuara jashtë BE-së nga rezidentët europianë

September 14, 2026
Pse Kim-i i Shkupit kundërshton muzeun hebre të Vlorës?

Pse Kim-i i Shkupit kundërshton muzeun hebre të Vlorës?

September 14, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 14 shtator 2026: Dashi hap derën për një njohje të re

September 14, 2026
A mund ta bëjnë Xi Jinping dhe Modi atë që nuk e bëri Trump? Rusia hap derën për negociata

A mund ta bëjnë Xi Jinping dhe Modi atë që nuk e bëri Trump? Rusia hap derën për negociata

September 14, 2026
Eurodeputetja Salis, nga protesta në Tiranë te sekuestroja e llogarisë: 300 mijë euro dëmshpërblim dhe 7 mijë euro borxh

Eurodeputetja Salis, nga protesta në Tiranë te sekuestroja e llogarisë: 300 mijë euro dëmshpërblim dhe 7 mijë euro borxh

September 14, 2026
Ali Ahmeti letër Ramës dhe zyrtarëve të lartë në Kosovë, BE dhe SHBA: Po rrezikohet Marrëveshja e Ohrit!

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së | Ali Ahmeti: Një vendim jo i drejtë mund të çojë në ndryshimin e rrjedhave

September 14, 2026
VIDEO / Doli nga burgu me leje, dalin detaje dhe pamje nga ngjarja ku u përfshi Alket Rizai

VIDEO / Doli nga burgu me leje, dalin detaje dhe pamje nga ngjarja ku u përfshi Alket Rizai

September 14, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

Viti i ri shkollor, Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com