• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush ishte sfiduesi komunist i Eurovizionit?

by Aalison Pearse Stevens
11/05/2016 09:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Festivali më jetëgjatë i këngës në botë kulmoi mbreme në Stokholm. Herë i dashur e herë i neveritshëm, por gjithmonë i shikuar nga miliona njerëz, Eurovizioni mbetet shumë popullor. Si një ngjarje me përmasa luksoze, Eurvizioni është kritikuar për performancat kiç dhe për një sistem të votimit që rrezikon të lejojë politikën të triumfojë mbi meritat artistike. Por, shumëkush mund të befasohet kur kupton se Eurovizioni ka pasur dikur një homolog nga blloku komunist.

Në epokën e televizionit parasatelitor, rrjeti tokësor që lidhte vendet perëndimore dhe mundësonte transmetim të drejtpërdrejtë në shumë vende është bërë i njohur si Eurovizion. Gara e këngës, me të njëjtin emër, është themeluar rreth fillimit të Luftës së Ftohtë, me synimin që të përafronte vendet perëndimore, duke përdorur teknologjinë e sapolindur televizive.

Ndërkohë, shtetet e bllokut sovjetik, që janë ndarë nga Unioni i Transmetuesve Evropianë (EBU) në vitin 1950, kanë formuar rrjetin e tyre televiziv në vitin 1961, duke e quajtur Intervizion. Funksioni i tij, për transmetime të drejtpërdrejta ndërmjet kufijve, ka qenë i ngjashëm me atë të Eurovizionit. Tema muzikore e Eurovizionit është bërë markë e njohur jo vetëm në Perëndim, por edhe në bllokun sovjetik sepse luhej përpara transmetimit të lojërave ndërkombëtare të futbollit nga Perëndimi.

Pasi popullariteti i Eurovizionit është përhapur matanë Perdes së Hekurt, vendet e bllokut lindor kanë bërë përpjekje të krijojnë një garë të këngës në Evropën Lindore që do t’i ngjante Eurovizionit në format dhe në emër. Intervizioni është themeluar në vitin 1977 në Sopot të Polonisë, duke zëvendësuar një festival të njohur ndërkombëtar, që mbahej që nga viti 1961 në qytetin Gdansk.

Intervizioni ka zgjedhur një logo dhe një temë muzikore për ta identifikuar dhe për ta dalluar nga Eurovizioni. Por, në kohën kur Eurovizioni ishte bërë tashmë një fenomen në perëndim, duke ndryshuar vendin e organizimit nga viti në vit dhe duke përfshirë votimin me telefona nga publiku, Intervizioni kishte mbetur i mbërthyer në Sopot dhe organizohej me një teknologji të varfër.

Në vendet komuniste, ku sigurimi i linjës tokësore të telefonit do të thoshte dhënie ryshfeti ose qëndrim me vite në listë të pritjes, shikuesit ndiznin dritat kur pëlqenin një këngë dhe i fiknin kur nuk e pëlqenin. Pikët më pas i janë dhënë secilit garues në bazë të ngarkesës në rrjetin elektrik. Por, Intervizioni ka qenë jetëshkurtër pasi interesimi për të ka rënë.

Ai ka marrë fund pas vetëm katër edicionesh, në vitin 1980. Skenografia e dalë nga moda dhe stili ushtarak i prezantuesve të Intervizionit nuk kanë arritur të tërheqin spektatorë. Disa e kanë lidhur dështimin e Intervizionit me rritjen e lëvizjes pro-demokratike Solidariteti në Poloni, e cila është cilësuar si kundër-revolucionare nga shtetet tjera të bllokut lindor.

Në anën tjetër, Eurovizioni ka vazhduar të rritet, duke ftuar pjesëmarrës nga shtetet e reja post-sovjetike. Gara e sivjetme, e 61-ta me radhë, do të transmetohet drejtpërdrejt në të 42 shtetet pjesëmarrëse. Shikuesit në Kinë, Kazakistan, Zelandë të Re dhe, për herë të parë, në Shtetet e Bashkuara do të mund ta ndjekin po ashtu Eurovizionin.

Në vitin 2009, udhëheqësi rus, Vladimir Putin, ka propozuar ringjalljen e Intervizionit, i cili do të përfshinte Rusinë, Kinën dhe republikat post-sovjetike në Azinë Qendrore. Gati shtatë vjet më vonë, Intervizioni mbetet në pauzë dhe, me sa duket, viktimë e mungesës së njëjtë të vizionit.

ma.me

Këngëtarja çeke, Helena Vondrackova, ka qenë fituese e Festivalit të Këngës Intervizion në vitin 1977.

Këngëtarja çeke, Helena Vondrackova, ka qenë fituese e Festivalit të Këngës Intervizion në vitin 1977.

Next Post

Teleskopi Kepler zbulon 1300 planetë jashtë sistemit diellor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Mars 2026

March 27, 2026
Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

March 27, 2026
“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

March 27, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

March 27, 2026
Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

March 27, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

March 27, 2026
Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

March 27, 2026
Açka: Berisha në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

“Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë dhe as ajo tjetra…”, Açka sulmon PD: I dhatë Ramës 83 mandate më 27 korrik….

March 27, 2026
Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

March 27, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Gjyqi i Maduros në SHBA/ Prokurorët : Ish-presidenti “plaçkiti” pasurinë e Venezuelës

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In