Ramazan Hasalliu, rreth 50 vjeç mbeti viktimë e shkëmbimit të zjarrit mes dy grupeve kriminale në Kavajë, ku sapo kishte blerë bukë dhe po kthehej në shtëpi.
Hasalliu, baba i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali, kishte më shumë se 40 vjet që jetonte në Kavajë. Vitet e fundit ai punonte roje nate në një biznes private.
Ramazan Hasalliu sapo kishte blerë bukë në një furrë buke rreth 10 minuta larg lokalit ku ndodhi përplasja e armatosur, kur mori një plumb teksa kaloi në rrugën aty pranë.