• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kush infektohet me COVID-19 humbet nuhatjen, ja arsyet pse ndodh dhe sa e rrezikshme është

by Ardit Rada
15/07/2020 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pse humbja e nuhatjes dhe shijimit është vënë re te të infektuarit me COVID-19?

Kjo ndodh sepse njerëzit me infeksione të sipërme të frymëmarrjes zakonisht kanë bllokim të hundëve dhe simptoma të ngjashme të cilat bllokojnë aftësitë për të ndjerë aromat dhe për të shijuar.

Mendohet që arsyeja kryesore pse COVID-19 shkakton humbje të nuhatjes është se ka një reagim inflamator brenda hundës që sjell humbje të neuroneve të nuhatjes.

Çdo gjë që irriton së brendshmi hundën tuaj dhe aparatin e frymëmarrjes mund të ndikojë te shqisa. Kjo përfshin: ftohje e zakonshme, infeksionet e sinuseve, alergjitë, tështitjet, bllokimet, gripin dhe COVID-19. Zakonisht shqisat normalizohen, por nëse nuk kthehen në gjendjen e mëparshme pas disa javëve, kontaktoni me mjekun.

Lidhja mes nuhatjes dhe shijimit

Kur vini re probleme me nuhatjen, ka probleme edhe me shijimin e ushqimeve dhe kjo ndodh sepse zona e hundës i kontrollon të dyja shqisat.

Kur përtypni ushqim, molekulat e aromës hyjnë në pjesën e prapme të hundës nga ku bëhet edhe dallimi mes të ëmblës, së thartës, të hidhurës dhe të kripurës. Hunda ju tregon specifikat për një ushqim të caktuar. Nëse bllokoni hundën, ushqimi nuk shijon njësoj sepse vështirë ta nuhasni.

A mund të jetë humbja e nuhatjes e përhershme?

Referuar raporteve të institucioneve të rëndësishme mjekësore, në shumicën e rasteve, nuhatja rikthehet, por për fat të keq janë raportuar edhe pacientë që kanë mbetur me mosfunksionim të përhershëm të nuhatjes dhe kjo është ajo çfarë po shqetëson mjekët.

Humbja e nuhatjes mund të jetë simptoma e parë, por edhe e vetme. Sidoqoftë humbja e nuhatjes mund të zgjasë për disa javë dhe kjo është normale, por nëse zgjat më tepër, kontaktoni me mjekun.

Por, humbja e nuhatjes/shijimit nuk është 100% shenjë e infektimit me koronavirus, pasi duhen patur parasysh edhe shumë faktorë të tjerë, si:

Mosha: Me rritjen në moshë, njeriu humbet fibrat nervore të nuhatjes, veçanërisht mbi moshën 60 vjeç.

Bllokimet: Bllokimet në hundë ndodhin edhe për shkak të atyre që quhen nasal polyps – tumore jokanceroze që rriten në hundë dhe trajtohen me sprucues për hundët, ilaçe ose kirurgji.

Dëmtimet e kokës: Dëmtimet e kokës, qafës dhe trurit mund të dëmtojnë nervin përgjegjës për nuhatjen.

Kushte të caktuara mjekësore: Mjekët nuk e kanë kuptuar ende lidhjen, por studimet thonë se humbja e nuhatjes/shijes mund të jetë paralajmërim për sëmundje si Alzheimeri dhe Parkinsoni. Gjendje të tjera mjekësore që dëmtojnë nervat e nuhatjes janë: diabeti, paraliza Bell, sëmundja e Huntingtonit, sëmundje specifike të kockave, sindroma Sjorgren etj.

Kanceri dhe trajtimi: Disa lloje kanceri dhe trajtimet e tij ndryshojnë mesazhet në hundë, gojë dhe tru. Kimioterapia dhe ilaçe të caktuara të trajtimit të kancerit kanë efekt anësor edhe humbjen e nuhatjes dhe shijimit.

Mjekimi: Disa medikamente, qofshin këto edhe pa recetën e mjekun, mund të ndikojë te shqisat. Këtu bëjnë pjesë veçanërisht antibiotikët dhe medikamentet e marra për presionin e lartë të gjakut. Ilaçet ndryshojnë receptorët e shijes.

Mungesa e vitaminave: Humbja e aftësisë për të nuhatur dhe shijuar mund të jetë shenjë gjithashtu se trupi është duke ju thënë se keni nevojë për vitamina. Zakonisht mungesat e vitaminave A, B5, B12 dhe zinku e shkaktojnë këtë ndryshim.

Duhani, droga dhe kimikate të tjera: Tymi i duhanit dëmton dhe vret qelizat që ndihmojnë trurin të klasifikojë aromat dhe shijet. Pirja e duhanit dëmton mukozën dhe zvogëlon receptorët e shijes. Përdorimi i kokainës mund të ketë një efekt të ngjashëm. Kimikate të rrezikshme janë klori, tretësit e bojës dhe formaldehidi.

Burimet: WebMD, Vanderbilt University Medical Center, Anabel

/e.rr

Next Post
“U shërova pas 30 ditëve”, mjekja shqiptare rrëfen përballjen me COVID-19: U shfaqën sëmundje që nuk i kisha më parë, as ballkonin nuk e shikoja

"U shërova pas 30 ditëve", mjekja shqiptare rrëfen përballjen me COVID-19: U shfaqën sëmundje që nuk i kisha më parë, as ballkonin nuk e shikoja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE paralajmëron: Mbyllja e ngushticës së Hormuzit do i dëmtonte të gjithë

“Ky është terror i planifikuar”- Kaja Kallas dënon Rusinë për sulmin me 16 të vrarë në Ukrainë: Sanksione më të forta!

August 22, 2026
“TikTok” rikthehet për përdoruesit amerikanë, pas ndërhyrjes së Trump

TikTok humb betejën ligjore, arrin marrëveshje me qeverinë e SHBA për të paguar 400 mln dollarë, shkeli privatësinë e fëmijëve!

August 22, 2026
Policia greke publikon identitetin e fotot e 19 të arrestuarve për vjedhje, 17 prej tyre shqiptarë (EMRAT+FOTO)

Në arrati dhe i dënuar për mashtrim, shqiptari kapet pas 12 vitesh i fshehur në Greqi, pritet të ekstradohet!

August 22, 2026
Kosovë, deputetët e PDK mblidhen në Kuvend, LDK dhe AAK thirrje Kurtit që të thërrasë sonte seancën e konstituimit e të mos shkelë Kushtetutën

Kriza politike në Kosovë e pazgjidhur, PDK dhe AAK kërkojnë thirrjen urgjente të seancës konstituive, sot përsëri në Kuvend

August 22, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

August 22, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

“SHBA kontroll të plotë në Hormuz”- Trump mesazh Iranit: Ata nuk janë gati që të bëjnë marrëveshjen e duhur!

August 22, 2026
Situatë kritike me zjarret në Pukë, flakët përparojnë drejt zonave të banuara, ndërhyrje nga ajri! Ministria e Mbrojtjes: 32 vatra në 24 orë, 6 ende aktive

Situatë kritike me zjarret në Pukë, flakët përparojnë drejt zonave të banuara, ndërhyrje nga ajri! Ministria e Mbrojtjes: 32 vatra në 24 orë, 6 ende aktive

August 22, 2026
Shqipëria përfshihet nga mot i nxehtë, termometri deri në 39 gradë! Ja qytetet më të nxehta për ditën e nesërme

Tirana dhe Fieri do kenë temperaturat më të larta! Moti për ditën e sotme, priten kthjellime dhe vranësira

August 22, 2026
VIDEO/ Kristiano Ronaldo mbaron ‘muajin e mjaltit’, rikthehet me gol te Al Nasr, synim arritja e 1000 rrjetave!

VIDEO/ Kristiano Ronaldo mbaron ‘muajin e mjaltit’, rikthehet me gol te Al Nasr, synim arritja e 1000 rrjetave!

August 22, 2026
DETAJE / Mbi 26 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Fakulteti i Mjekësisë publikon listat paraprake të studentëve fitues, ja kur nisin regjistrimet dhe si të bëhet ankimimi!

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com