• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kush ia mori jetën Sonilës? Prokurorja italiane: U detyrua të vetëvritej, bashkëshorti është i dyshuar

by A R
10/12/2024 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas më shumë se 3 vitesh nga vrasja e 21-vjeçares Sonila Cani në Torino të Italisë, autoritetet italiane kanë zhvillime të reja në lidhje me këtë dosje.

Hetimi i udhëhequr nga prokurorja Valentina Sellaroli ka nxjerrë në dritë një grup shqiptar të përfshirë në rrjetin e prostitucionit. Dyshimet e ngritura që prej fillimit se Sonila ishte shtyrë drejt vetëvrasjes dhe jo ta ndërmerrte këtë akt pa asnjë shkak, tashmë janë sqaruar.

Prestigjiozja italiane “La Stampa” ka mësuar përmes burimeve se prokurorja e çështjes ka dalë në konkluzion se konteksti në të cilën ndodhi ngjarja tashmë është i qartë. Sonila ishte shtyrë të kryente vetëvrasje. Këtë e ka konfirmuar edhe gjyqtarja e dosjes, Francesca Pani, që ka pranuar pjesërisht kërkesën e prokurores.

Kreshnik dhe Sonila Cani me djalin

Kështu, në kuadër të grupit shqiptar të përfshirë në prostitucion të zbuluar nga hetimet së fundmi, gjykata caktoi 5 masa sigurimi, nga 16 persona të dyshuar që po hetohen për shfrytëzim prostitucioni dhe krime të tjera si grabitje, emigracion i paligjshëm etj.

Mes personave të dyshuar është edhe vetë bashkëshorti i Sonila Canit, Kreshnik Cani, me të cilin ka një djalë. Kreshnik Cani po hetohet nga Prokuroria e Torinos për nxitje drejt vetëvrasjes dhe shfrytëzimit të prostitucionit. Kreshnik Cani u hetua edhe nga Prokuroria e Beratit pas një kallëzimi që bënë prindërit e Sonilës për shfrytëzimin e vajzës së tyre.

Zbulimi i grupit kriminal shqiptar, citon La Stampa, u ndihmua edhe me hetimet për vdekjen e Sonilës, ku u analizuan fakte, rrethana dhe dëshmi. Bëhet fjalë për shfrytëzimin për prostitucion të vajzave shqiptare në Torino të Italisë.

(Vetë)vrasja e Sonilës në Torino është trajtuar gjerësisht nga emisioni Uniko. Përmes investigimit por dhe dëshmisë ekskluzive të dhënë nga vetë Kreshnik Cani, u zbulua se Sonila ishte shfrytëzuar për prostitucion. Kreshnik Cani pranoi publikisht në intervistë se kishte shfrytëzuar seksualisht bashkëshorten e tij, por mohoi që ta kishte shtyrë në vetëvrasje dhe bënte rolin e të paditurit fillimisht për arsyet pse Sonila kreu atë akt.

Kreshnik Cani në intervistën për Uniko
Kreshnik Cani në intervistën për Uniko

Edhe dëshmitë kontradiktore që dha para hetuesve italianë, bënë që Kreshnik Cani të ishte gjatë gjithë kohës i dyshuar në sytë e tyre.

Prokuroria e Torinos, siç raporton “Corriere”, zbuloi një grup kriminal që shfrytëzonte për prostitucion vajza shqiptare në disa zona të ndryshme. Hetimi për këtë grup nisi pas grabitjes së një prostitute shqiptare në Maj 2022, që zbuloi më pas një rrjet të strukturuar.

Sipas Prokurorisë së Torinos, vajzat shqiptare që shfrytëzoheshin, detyroheshin që t’ua dorëzonin tutorëve të gjitha të ardhurat financiare dhe mbaheshin në kushte të nënshtrimit total përmes presionit psikologjik dhe nëpërmjet lidhjeve sentimentale të gënjeshtërta, siç mund të ishte edhe rasti i Sonilës nga aq sa kanë provuar deri më tani hetuesit italianë. Për këtë arsye, bashkëshorti i Sonilës, Kreshnik Cani, është një nga 16 të dyshuarit për vdekjen e saj.

Sonila Cani 21 vjeç u gjet e pajetë e vetëvarur në tualetin e banesës së saj në Torino ku jetonte me bashkëshortin Kreshnikun dhe djalin e mitur.

Next Post
80 cm borë në Vermosh, ARRSH: Të gjitha akset janë të kalueshme

80 cm borë në Vermosh, ARRSH: Të gjitha akset janë të kalueshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministri spanjoll kundër kreut të Federatës së Futbollit: Vetëm ndjesa për skandalin e puthjes është pamjaftueshme

Pedro Sanchez reagon për zgjedhjet në SHBA: Amerikanët votuan kundër urrejtjes, së shpejti edhe Spanja!

November 4, 2026
Papa Leone XVII: Jemi me të rinjtë e Gazës, Ukrainës dhe vendeve të shkatërruara nga lufta

Papa Leo XIV reagon ndaj zgjedhjeve në SHBA: Autoriteti politik duhet të drejtohet drejt së mirës së përbashkët!

November 4, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Derë më e hapur nga Bashkimi Evropian për ne?

November 4, 2026
“Hapi gjithë grupkapitujt brenda vitit”- Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra e saj është që të ruajë ritmin e reformave!

“Hapi gjithë grupkapitujt brenda vitit”- Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra e saj është që të ruajë ritmin e reformave!

November 4, 2026
EMRAT/ Dyshohen për vrasjen e kryefamiljarit dhe e shitën si sulm nga ariu, ja kush janë të arrestuarit nënë e bir! Mister motivi

EMRAT/ Dyshohen për vrasjen e kryefamiljarit dhe e shitën si sulm nga ariu, ja kush janë të arrestuarit nënë e bir! Mister motivi

November 4, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

Shpërthimi në Elbasan shembi dy kate pallati, Policia jep detajet e para: Një viktimë dhe 10 banorë të asfiksuar, ra zjarr në apartament dhe…

November 4, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Humbja e zgjedhjeve në SHBA, Republikanët e drejtojnë gishtin nga Trump pas disfatës!

November 4, 2026
“Një 69-vjeçar akoma nuk është gjetur!”- Shpërthimi tragjik në pallatin 5-katësh, reagon kryebashkiaku i Elbasanit: U shemb kati i katërt dhe…

“Një 69-vjeçar akoma nuk është gjetur!”- Shpërthimi tragjik në pallatin 5-katësh, reagon kryebashkiaku i Elbasanit: U shemb kati i katërt dhe…

November 4, 2026
Edhe tekstet e identitetit kombëtar t’i kemi si Abetarja e përbashkët

Zonja Tabaku, të drejtat nuk zgjidhen si t’i duash

November 4, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

Progres-Raporti/ BE reagon ndaj protestave studentore: Duhet dialog mes palëve!

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In