• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kush i transformoi marrëdhëniet me Turqinë dhe Maqedoninë?

by
25/05/2015 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/ Deputeti Ben Bushi bën një analizë të gjatë rreth zhvillimeve diplomatike të javëve të fundit, të cilat e kanë vënë Tiranën përballë situatash delikate në raport me tre shtete: Greqinë, Turqinë dhe Maqedoninë. Analiza e Blushit ka një komponente korrekte, që është ajo e pragmatizmit shpesh të shëmtuar në ndërtimin e marrëdhënieve me fqinjët (sëmundje kjo jo vetëm e ona, por edhe fqinjëve). Por ka gjithashtu më shumë se një konstatim subjektiv dhe të diskutueshëm. Më së pari, kur është fjala për Maqedoninë. Ky është vërtet një shtet i dobët, në krizë ekonomike e në zgripin e një konflikti etnik. Por nuk është sjellë thuajse kurrë ndaj shqiptarëve, konform këtij statusi. Përkundrazi. Kanë treguar dhëmbët, kanë akuzuar në mënyrë ekstreme dhe kanë qenë disa herë edhe më agresivë se serbët. Pikërisht për shkak të kompleksit të inferioritetit që kanë ndaj fqinjëve. Deklarata e Ramës për veton eventuale ndaj hyrjes së Maqedonisë në NATO është përtej rreshtave dhe korrektesës diplomatike, por kur e krahason me epitetet poshtëruese që u ka vënë shqiptarëve ministrja e brendshme e Gruevskit, ajo relativizohet dhe del në plan të dytë.

Blushi ka ndërmarrë vetë një udhëtim në Kumanovë se fundi. Ka bërë mirë, sepse shqiptarët e Maqedonisë janë sot të papërfaqësuar nga partitë e tyre. Por deputeti shqiptar ka qenë edhe vetë një kontribues i tërthortë i “kërcënimit” për të cilin shkruan. E që në fakt nuk është i tillë. Politika jonë ndaj Maqedonisë ka pasur ulje-ngritjet e saj, por ka qenë korrekte ndër vite. Paternalizmi i Tiranës zyrtare ndaj partive shqiptare dhe futja e hundëve në punët e shtetit maqedon, është një kujim i largët i viteve ’90. E kjo është një gjë e mirë.

Kur vijmë më pas tek Turqia, situata është edhe më delikate. Erdogan solli në Tiranë një hall të tijin vetjak. Kërkoi të përzemë nga Shqipëria investimet e një ish-aleati të tij, sot armik personal. Vështirë të besohet se i hodhi ato deklarata, pasi ne i premtuam diçka. Mjafton të shihet reagimi i hutuar i qeverisë për kërkesat e presidentit turk, pas ikjes së tij, për të kuptuar sikletin ku na ka futur ajo që ai kërkoi nga pala shqiptare.

Marrëdhëniet e vendit tonë me fqinjët kalojnë momente delikate. Kështu ka qenë gjithmonë dhe mesa duket kështu do të jetë edhe për shumë kohë. Por kur Tiranën e vizitojnë në harkun e dy javëve, edhe presidenti turk, edhe kryeministri serb (për herë të parë në histori), nuk duket se ka shumë sens për të kritikuar për dëmtim marrëdhëniesh.

Next Post

Vuçiç: Unë dhe Rama e dimë kush e lëshoi dronin në Beograd

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com