• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Kush i ndezi zjarret?

by Java News
07/08/2021 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për disa ditë me radhë, nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, janë aktivizuar vatra të rrezikshme zjarri në territore me bimësi të dendura. Flakët shkatërruan gjithçka, pyje, efekt, toka bujqësore, efekt,  e madje edhe disa shtëpi.

Si rrallëherë më parë, zjarret i morën jetën edhe një 60-vjeçari në fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër. Të frikësuar për jetën dhe pronën, banorët e prekur nga zjarret nxituan të shpëtonin ç’të mundnin.

Përjetimin e flakëve e kanë ndier edhe fëmijët, të cilët rrëfejnë britmat e dhive që kishin mbetur të bllokuara në mal dhe që bashkëfshatarët e tyre arritën t’i zbrisnin në mes të natës, duke i shpëtuar nga flakët. Në Gjirokastër, zjarret shkrumbuan tokat bujqësore dhe pyjet në një vijë ajrore gati 5 kilometra. Përmasat e flakëve ishin të mëdha, aq sa pas duken gjurmët e lënë të hirit.

Në rrezik nga përfshirja e flakëve ishte edhe qyteti antik i Antigonesë. Përpjekjet e autoriteteve bënë që flakët mos të shuanin historinë. Prefekti Odise Kote tregon peripecitë e kësaj lufte. “Është një terren shumë i vështirë, nuk ka jo vetëm rrugë automobilistike, por as rrugë për këmbësorët”, tha ai për A2.

Dyshimet e para referohen për zjarrvënie të qëllimshme, kryesisht nga ata që kërkojnë hapjen e kullotave të reja.

Edhe në Vlorë situate me zjarret është paraqitur dramatike. Përpos hapësirave pyjore, flakët nuk kanë kursyer as shtëpitë e vjetra si dhe kanë rrezikuar depot e hidrokarbureve. Gjatë këtyre ditëve, vend ka pasur edhe për autokritikë, mbi reagimin që duhet të ketë çdo institucion përgjegjës për parandalimin e zjarreve.

Në Shkodër, ekipet zjarrfikëse pos të tjerave, janë hasur edhe me mungesë të kapaciteteve për përballimin e flakëve. Në raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit ky fakt është evidentuar disa herë, por duket se nuk ka gjetur zbatim.

Nga ana tjetër, garantohet se borxhet e prapambetura nga fatkeqësitë natyrore nuk po bëhen pengesë për përballimin e zjarreve aktualisht.

Për të shuar zjarret nuk mjaftojnë kapacitetet e ngritura të deritanishme, ndaj ndihma nga vendet aleate të Shqipërisë shihet si rrugëdalja më e sigurt dhe më e shpejtë. Nga autoritetet vendase kërkohet vënie e përpara përgjegjësisë të atyre që nxitën zjarret në të gjithë vendin.

Për ekspertët e mjedisit, zjarrvënia nuk është mënyra e duhur për të hapur kullota të reja, përkundrazi, flakët shkatërrojnë bimësinë që mund të çel e sigurt për çdo vit. Këto kodra e këto pyje do të duan një kohë të gjatë për t’u ripërtërirë. Hiri i lënë pas nuk lejon ujin ta thitë toka dhe bimët e reja do të thahen shpejt. Mundësia më e mirë duket ripyllëzimi artificial dhe shtimi i punonjësve të terrenit për kontrolle të rrepta gjatë sezonit të verës. TEMA

Next Post
E akuzojnë se frymëzoi masakrat/Kur Bregoviç ishte kundër kasapit të Ballkanit: Millosheviçi do të na kthejë një shekull prapa!

E akuzojnë se frymëzoi masakrat/Kur Bregoviç ishte kundër kasapit të Ballkanit: Millosheviçi do të na kthejë një shekull prapa!

Comments 2

  1. Qako Vuqidoli says:
    5 years ago

    Sali Berisha &. co, janë autorët e ndezjes së zjarreve….

    Reply
  2. Dakol Manxhurani says:
    5 years ago

    Pas zjarreve, rradhën e kanë shtyllat e tensionit të lartë, për ti u vënë dinamitin, me urdher të Sali Berishes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 2 milionë hyrje në Shkodër/ Fluksi në kufi rrit lëvizjet, 40% më pak aksidente në këtë qark

Mbi 2 milionë hyrje në Shkodër/ Fluksi në kufi rrit lëvizjet, 40% më pak aksidente në këtë qark

July 25, 2026
Zbardhet dinamika e tragjedisë me 3 viktima në Roskovec/ Borxhi i dyshuar për 180 mijë paund dhe konfliktet me ish-partneren

Zbardhet dinamika e tragjedisë me 3 viktima në Roskovec/ Borxhi i dyshuar për 180 mijë paund dhe konfliktet me ish-partneren

July 25, 2026
Zbardhet dokumenti/ Ja çfarë parashikon metoda “Besa” për Zvërnecin! Rama: Do vendosim bashkë për projektin

Zbardhet dokumenti/ Ja çfarë parashikon metoda “Besa” për Zvërnecin! Rama: Do vendosim bashkë për projektin

July 25, 2026
Sulmohet me dron një rafineri nafte në Siberi, ndërhyjnë ekipet e emergjencës

Sulmohet me dron një rafineri nafte në Siberi, ndërhyjnë ekipet e emergjencës

July 25, 2026
“Kostoja nuk është vetëm ndërtimi”, ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren

“Kostoja nuk është vetëm ndërtimi”, ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren

July 25, 2026
Mbahet në Kirgistan takimi i Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të OBSh-së

Mbahet në Kirgistan takimi i Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të OBSh-së

July 25, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 26-vjeçari në Kavajë, pritet ekstradimi

July 25, 2026
Huthit sulmojnë Arabinë Saudite

Huthit sulmojnë Arabinë Saudite

July 25, 2026
Pas orësh negociata, dalin pamjet kur Nertil Buzi liron ish të dashurën që mbante peng

Pas orësh negociata, dalin pamjet kur Nertil Buzi liron ish të dashurën që mbante peng

July 25, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Berisha thirrje për protesta: Në kryengritje deri në largimin e Ramës

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In