• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush i djeg më shumë Berishës: “Lëvizja Saljanji” apo Anila nga Kamza

by Ylli Pata
28/11/2025 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Epoka e rikthimit të Sali Berishësn në Partinë Demokratike nuk ka pasur asnjë iluzion, qoftë edhe nga pjesëmarrësit e saj, se do të kishim një “bashkim” apo zmadhim të opozitës, lëre më një rikthim të shpejtë në pushtet.

Mungesa e iluzioneve ka ardhur pikërisht nga përplasja e madhe e 2021-2022, e cila solli jo thjeshte një çarje, por një ndarje traumatike mes palëve dhe grupeve që përbëjnë opozitën.

Partia Demokratike e dalë nga zgjedhjet e vitit 2021 pati mobilizimin më të madh popullor dhe organizativ që prej vitit 2013 kur humbi zgjedhjet përballë Edi Ramës.

Ai mobilizim popullor nuk erdhi si pasojë e një strategjie gjeniale të lidershipit të atëhershëm të PD-së, apo ndonjë ekipi bindës dhe fitues. Erdhi si një bashkim vullneti i militantëve opozitarë në territor, vullnet që u bazua në një shpresë për ta rindërtuar një forcë politike sa më gjithëpërfshirëse.

Nuk duhet harruar se qetësi, Lulzim Basha, duke mësuar nga humbjet e mëparshme arriti të afrojë mjaft faktorë të së djathtës së vjetër e të re në territor, duke refuzuar hapur dhe me vendosmëri një ndarje torte paraprake me LSI-në.

Ai mobilizim i 2021, ku PD edhe pse nuk iishte bërë ende parti por një lëvizje sadokudo e përbashkuar opozitare, krijoi një lidhje të re në territor. Lidhje, e cila duhet thënë erdhi si aftësi e personazheve që morën në drejtim degët e PD-së në çdo kënd të vendit. Për këtë arsye Lulzim Basha, ju dha një fuqi të shtuar, duke krijuar edhe një organizëm “paralel” siç ishte kolegji i kryetarëve, të cilët do të kishin kompetenca për të zgjedhur skuadrën e re në të ardhmen.

Pra u krijuar një energji e vërtetë politike, e cila dha rezultat në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Fitorja e PD-së ndaj Edi Ramës nuk erdhi, pasi opozita nuk e kishte atë faktorin plus që duhet për të fituar. Narrativën dhe lidershipin.

Ndërkaq, lufta e vërtetë civile në PD nuk ndodhi në skenën groteske të 8 janarit 2022, apo zgjedhjeve ku dolën kundër njëri tjetrit më 6 mars po të 2022-shit.

Por beteja në territory, në bazën e Partisë Demokratike, e cila ishte ngritur me vështirësi, si një process, i cili nuk ndodh në një ditë.

Kjo përplasje, ndodhi pasi Sali Berisha e dinte se kishte kosto shumë të lartë, por ai kështu luan-fort, me shpresën se kjo forcë do të dridhë e milkojë sa më shumë.

Por ndodhi pikërisht e kundërta; këtu ndodhi ndarja fatale. Prej atëherë e deri më sot, Sali Berisha nuk ka depërtuar në asnjë prej strukturave më të mira të PD-së në territor, duke nisur nga Tirana deri në qytetet bastione.

Këtë e treguan më mirë zgjedhjet e 2023-shit, që janë dëshmi pikërisht e këtij realiteti. Këtë Berisha e dinte se do ta bësonte edhe në zgjedhjet e pjesshme të 6 nëntorit, ndaj nuk nxorri kandidat, megjithatë ato që mbështeti dolën të tretët.

Lufta që nisi Sali Berisha pas shpalljes Non Grata çfarë bëri? Grumbulloi rreth vetes së tij një pjesë të madhe të të pakënaqurve nga drejtimi i Bashës, me shpresën se do të merrnin hapësirë në riformatimin e doktorit. Por sapo ndodhi marrja e fuqisë në PD, thuajse u zhgënjyen të gjithë.

Natyrisht sipas proporcionit të hapësirës që ka në Partinë Demokratike, pore dhe kontekstit. Pasi largimi për shembull i një emri të njohur si Edmond Spaho apo edhe Fedinand Xhaferri kanë peshën e tyre si pasojë e eksperiencës së gjatë në parti, por në publik ndikojnë më shumë pakënaqësitë e Ilir Alimehmetit dhe Aulon Kalasë. Të cilët edhe pse ishin luajalë gati kalorsiakë me Sali Berishën, u shtynë tutje, duke i ngushëlluar se prisni herën tjetër.

Por këta të rinj nuk e pranuan këtë logjikë dhe po bëjnë diçka, po lëvizin politikisht. Nismën për të përzier kazanin e ka marrë Ervin Saljanji.

Por duket që Berisha është më pak i shqetësuar nga Saljanji, Alimehmeti e Kalaja, ngaqë ndaj tyre mund të veprojë mediatikisht si mjeshtër skenaresh që është. Gjasat janë që atij, por j vetëm atij, i ka djegur Anila e Kamzës, e cila edhe pas përjashtimit po lufton në një betejë, ku ajo nuk humb gjë. Kurse terreni gërryhet nën këmbët e Berishës, e jo opozitës, e cila vetëm përfiton.

Next Post
“The Guardian” i kushton artikull ish-kryeministrit të Shqipërisë: Nekrologjia e Fatos Nanos

“The Guardian” i kushton artikull ish-kryeministrit të Shqipërisë: Nekrologjia e Fatos Nanos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush do e fitonte një Big Brother mes Selin dhe Gjestit? Ja si përgjigjet Gimbo

Kush do e fitonte një Big Brother mes Selin dhe Gjestit? Ja si përgjigjet Gimbo

March 22, 2026
Sulmi ndaj bazës anglo-amerikane në Diego Garcia, Teherani mohon përgjegjësinë

Sulmi ndaj bazës anglo-amerikane në Diego Garcia, Teherani mohon përgjegjësinë

March 22, 2026
Kancelari gjerman i kërkon Kurtit përparime të tjera në dialogun e Kosovës me Serbinë: Para jush qëndrojnë detyra sfiduese

Kancelari gjerman i kërkon Kurtit përparime të tjera në dialogun e Kosovës me Serbinë: Para jush qëndrojnë detyra sfiduese

March 22, 2026
Festohet Sulltan Nevruzi, kryegjyshi botëror Baba Edmond Brahimaj: Dita e shpresës dhe ringjalljes

Festohet Sulltan Nevruzi, kryegjyshi botëror Baba Edmond Brahimaj: Dita e shpresës dhe ringjalljes

March 22, 2026
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

March 22, 2026
Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

March 22, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

March 22, 2026
Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

March 22, 2026
Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

March 22, 2026
Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In