Ndërsa qytetarët kanë shprehur revoltën këtë sezon veror për çmimet e kripura në jug të vendit, skandalet ndodhin edhe në Tiranë. Bëhet fjalë për një shishe ujë që në barin e një kryeqyteti kushton 2 mijië lekë të vjetra. Foto është postuar nga Ylli Dylgjeri, i cili e ka shoqëruar shishen e ujit sëbashku me faturën përkatëse.
“Ujë Evian, 33 cl. Veti kuruese, deri në nxjerrjen e qindarkës së fundit nga… veshkat” – shkruan Dylgjeri, ndërsa komentuesit shprehen se në Itali ku pagat janë 1400 euro, një shishe ujë kushton vetëm 1 euro.
Dhe ta mendosh se dy mijë lekë kushton një shishe 33 cl. Sa për të pirë një gotë pa kupon tatimor!