• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush flet për arsimin?

by Artur Ajazi
05/12/2024 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Partia Demokratike përmes deputetes Ina Zhupa, kishte kërkuar interpelancë me Ministren e Arsimit zonjën Ogerta Manastirliu. Në fjalën e saj deputetja Zhupa, pasi foli e “merakosur” për “situatën e arsimit, sigurisë, dhe incidenteve në shkolla”, ja nisi me ofendime ndaj ministres Manastirliu dhe deputetit Erion Braçe. Ishte një fjalim turpi i prezantues së interpelancës, i cili kaloi kufinjtë e edukatës dhe respektit për foltoren e Parlamentit.

Foli zonja Zhupa për arsimin për “gjendjen ku është katandisur arsimi, sigurinë në shkolla, për diplomat fallco, universitetet private” etj, etj. Tek e dëgjoja, mu kujtuan vitet e qeverisjes së Partisë Demokratike, dhe thashë “kush flet për arsimin”..Mjafton të kujtojmë si u katandis arsimi nga 1992 deri 1996, dhe më keq akoma, si u telendis arsimi nga 2005 deri 2013.

Shkollat u mbushën me militantë të pashkolluar, me drejtues shkollash mediokër, me mësues pa diploma, pasi u flakën në rrugë si “komunistë”, mbi 2600 mësues dhe drejtorë shkollash me plot vite eksperiencë dhe të shkolluar. Arsimi nën qeverisjen e PD-së, ka përjetuar goditjen më të fuqishme,  dhe më shkatërruese. Për periudhën 2005 deri 2013, hapja e sistemit part-time në universitetet publike, solli jo vetëm ngritjen në system të korrupsionit, por edhe rritjen me mbi 13 mijë persona të “shkolluar” (të gjithë pothuajse të paformuar, pasi ishte futur korrupsioni hapur fare në marrjen e provimeve )për degë të ndryshme, si mësuesia, ekonomiku, cikli i ulët, drejtësia, duke mos përmendur universitetet private që nxirrnin çdo vit, studentë që blinin diplomat. Pikërisht në kohën e qeverisjes së PD-së, sistemit arsimor ju dha një goditje e fuqishme, përsa i përket reformimit tij.

Mësuesit në shkolla trajtoheshin si “kavie eksperimentale”, merreshin në fushata me dhunë verbale, dhe ushtrohej presion mbi ata, sikur të ishin rrugeçër. Pagat e mësuesve në kohën e PD-së, ishin diskriminuese, aq sa ishte diskriminues trajtimi i tyre si edukatorë të brezave të rinj. Në kohën e PD-së, rregullorja në shkolla  dhe universitete thuajse nuk funksiononte, ndërkohë që çdo vit shiteshin mijëra diploma dhe dëftesa fallco, duke mbushur xhepat e drejtuesve të arsimit në Tiranë dhe rrethe. Kur në pushtet erdhi Edi Rama dhe Partia Socialiste, sistemin arsimor e gjetën në mjerim, të zhytur në kaos, me shkolla të rrënuara, dhe stafe militantësh që vetëm edukim dhe mësim nuk zhvillonin. Atëhere, ç’interpelancë kërkon zonja Zhupa, kjo berishiste e pakontrolluar, në replikat dhe fjalimet e saj bajate ?

Ç’interpelancë mund të kërkosh me zonjën Manastirliu, kur dihen dhe shihen nën dritën e diellit, ndryshimet sot në shkolla, kopeshte, çerdhe, universitete, etj. Kur sistemi arsimor ka një tjetër pamje, një tjetër qasje, një tjetër reformim europianist, kur mësuesit sot marrin rroga të rritura disa fish , falë premtimeve të mbajtura nga qeveria  dhe kryeministri Rama.

Të ndodhur të braktisur dhe pa asnjë përkrahje nga populli, edhe në Parlament, deputetët e Berishës po japin spektakle të turpshme, duke mos e ditur se, çdo gjë do ti kthehet  në 2025 në votë kundër. Arsimi natyrisht ka vend për përmirësime,  por jo të bësh “hasha” gjithçka është arritur, vetëm e vetëm se po afron fushata, dhe po vjen “piano-piano” dita e humbjes së katërt përballë PS dhe Edi Ramës.

Next Post
Konfiskohen 7 vila në Mullet, 9 persona shpallen fajtorë për ndërtim të paligjshëm

Konfiskohen 7 vila në Mullet, 9 persona shpallen fajtorë për ndërtim të paligjshëm

Comments 1

  1. Shkurt 2015 says:
    1 year ago

    Postoja shkrimin Zhupes ne wall ne fb se mbase e lexo dhe i bie pak temperatura….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

April 13, 2026
Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

April 13, 2026
Retorika VMRO-iste e veshur me Putinizëm, nuk mund të jetë alibi për rebelim të shqiptarëve

Reagim dhe dënim

April 13, 2026
Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

April 13, 2026
Gegnishtja në Parlament

Gegnishtja në Parlament

April 13, 2026
Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

April 13, 2026
Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

April 13, 2026
“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In