• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kush flet i pritet gjuha”/ Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së ia numëron ‘një për një’ Berishës: “Agjent i infiltruar i Sorosit”

by
21/11/2021 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, pas ultimatumit që lëshoi dje ish-kryeministri Sali Berisha dhe ata që mbështesin ‘Foltoren e tij’.

Me ironi Bejko shkruan se të gjithë ata që nuk do i bashkohen Kuvendit të 11 Dhjetorit janë agjentë të Sorosit dhe të infiltruar të Ramës brenda PD-së.

Postimi i plotë:

Si e lexova komunikatën e djeshme për shtyp, dalë nga zyrat e agjipropit të “Faltores” , dhe një autokritikë e ndjerë nga ana ime.

===================

1.

“Armiqtë e brendshëm, në bashkëpunim me ata të jashtëm, spiunë të agjenturave të huaja, veçanërisht atyre amerikane, (Soros), kanë dashur të eleminonin fizikisht jo vetëm Partinë tonë heroike, por edhe vetë Liderin Suprem- historik të saj.

Por, më në fund ne i zbuluam ata, dhe më datë 11 dhjetor, gjyqi i popudhit, do t’u japë dënimin e merrituar.

Ndaj urdhërohen të gjithë deputetët e grupit parlamentar që nuk janë të bindur ende se peng- Krietari i ka tradhëtuar, t’i bashkohen sa më parë frontit demokratik të ” Faltoreve” rreth Liderit Suprem SOT, se përndryshe, NESËR do të jetë vonë.

Ndaj, nëse nuk bëhen pjesë e “KRYE-FALTORES” më 11 dhjetor, ata do të konsiderohen puçistë, agjentë të Sorosit, dhe gjyqi i popudhit, dhe jo Lidei Siprem,do t’u japë dënimin e merituar duke mos i zgjedhur më deputetë”

Kjo komunikatë është  shpërndarë dje nga  Syri-Veshi-Hunda-Goja-Zëri i Partisë dhe i Liderit Suprem.

2.

Shënim në formë autokritike.

Të dashur miq, edhe pse  përgjatë 31 viteve u maskova më së miri në rradhët e PD-së, madie duke qenë për shumë vite edhe drejtues në nivele të larta i saj duke bërë sikur punoja me mish e me shpirt për të, duke u hequr sikur kisha vënë pa kushte në dispozicion të partisë dhe Liderit Suprem gjithë rininë time që nga dhjetori i 1990-ës kur u çuam kundër Diktaturës Komuniste të pa veshur me PARDESYTË E BARDHA,  në 1997,  e me rradhë deri më sot, këto të gjitha nuk kanë qenë të vërteta, por me gjasme, ndaj dhe më në fund, ata më  zbuluan.

Më zbuluan rakitikët symprehtë të Partisë, të cilët, pas hulumtimeve “serioze”, bënë të mundur  zbulimin e gjithë veprimtarisë time armiqësore si AGJENT i fshehur i SOROS-it, në rradhët e PD-së.

Shkak për këtë zbulim të bujshëm, janë bërë qëndrimet e mia publike kundër rikthimit de jure, në krye të PD-së të Liderit Suprem.

U kërkoj ndjesë gjithë demokratëve të vërtetë, punistëve të Ramiz Alisë që kanë shembur kisha e xhamija, por dhe hajdutëve të PD-së që mezi presin të rikthehen edhe njëherë në pushtet grusht bashkuar rreth Liderit Suprem, se i kam mashtruar.

Pas kësaj, ç’do lloj dënimi dhe linçimi publik  që të më japin “Kmerët blu-kuq”, si në rrjetet sociale sot, ashtu edhe në forume nesër, është i drejtë, dhe i merituar.

Ju lutem, mos i paragjykoni, por u ftoj të lutemi të gjithë që zoti tu japë ymër e ti bekojë në misionin e tyre “fisnik” të uzurpimit me puç të pushtetit në formën e revolucionit “paqësor” leninist-sovranist si konservatoro-komunistë që janë, sot  partinë, dhe nesër qeverinë.

(Si thot Lideri Suprem, që marrtë nga ditët e tyre? Kongresin e kërkoi popudhi, jo Ai.)

Mos u frigoni!

Unë jam i bindur që BOLSHEVIKËT* e Liderit Suprem shumica, me që u pëlqen të vetquhen të tillë, ashtu si Lenini para 104 viteve, do tu krijojënë kushte MENSHEVIKËVE*,pakicës, që nëpërmjet të drejtës për të pasur fraksione ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre politike sipas rregullave të reja që do të bëjë vet populli i revoltuar demokrat më 11 janar nën survejimin e Syrit vigjëlent të Udhëheqësit Suprem.

Natyrisht, kush nuk do t’i respektojë këto rregulla demokratike që do jenë të hartuara nën frymën e parullës” ç’do populli, bën Partia”, do ta gjejë veten në Siberinë e vetmisë….

Ndaj kujdes, “kur flet masa nën udhëheqjen e Liderit Suprem, elita duhet të heshtë, të vuvoset.”

Kush flet, i pitet gjuha, me motivacionin, “agjent i infiltruar i Sorosit dhe peng i Ramës, në rradhët tona”!

Ndaj me thirrjen, “Lart frymën revulucionare (paqësore)”, po e mbyll këtu këtë shënim, i penduar për dëmin që i kam sjellë partisë, juve shokë demokrato-punistë, i penduar pa fund për dëmet që u kam shkaktuar si agjent i infiltruar i “imperialuzmit amerikan” dhe i kuçedrës së lirive dhe demokracive, George Soros.

Zoti u ndihtë në marrëzinë tuaj!

/b.h

Next Post
FOTO: ‘E nxehtë’ dhe provokuese, aktorja nxjerr gjoksin jashtë, ‘çmend’ ndjekësit

FOTO: 'E nxehtë' dhe provokuese, aktorja nxjerr gjoksin jashtë, 'çmend' ndjekësit

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Po’ ti Ke 6 muaj qe.ben llapallap e s,te Ka gjetur gje nga Berisha.Mashtrues

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

January 26, 2026
Ambasadori i Shqipërisë në BE: Brenda vitit 2026 mbyllim disa kapituj

Ambasadori i Shqipërisë në BE: Brenda vitit 2026 mbyllim disa kapituj

January 26, 2026
Ironia e Murrizit: Bombardimet në Izrael e Iran nuk ndalen pa mbaruar rinumërimet në Tiranë, luftën mund ta ndalë vetëm Ilirjan Celibashi

Murrizi ironizon protestën e PD: Të enjten votojnë për Ramën, të shtunën të ftojnë për rrëzimin e tij

January 26, 2026
Doli i katërti me logon e PD, Bejko: Kush mbështet berishizmin është antiamerikan

“Ra fabula e Ramaduro dhe heqjes së ‘non gratës’, Bejko: Berisha i kënaqur që Rama do shkojë te Trump

January 26, 2026
VIDEO/Dhuna e opozitës dhe mosbindja civile, Koçi: PD ka në thelb fytyrën anarkiste të Sali Berishës

“Vizita e Ramës në Izrael ndikon te Trump”, Koçi: Kontratë e re e SHBA me shqiptarët, erdhi pas…

January 26, 2026
Makina e bashkëshortes u përfshi nga flakët, ish-drejtori i burgut të Reçit: Fëmijët e mi e panë skenën

Makina e bashkëshortes u përfshi nga flakët, ish-drejtori i burgut të Reçit: Fëmijët e mi e panë skenën

January 26, 2026

Pse Parlamenti izraelit e vlerësoi fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë?

January 26, 2026
I dënuar me 14 vite burg për trafik kokaine, ekstradohet në Itali 48-vjeçari

“Liberterra III”, goditje globale trafikut njerëzor, shkatërrohen 2 grupe kriminale në Shqipëri, 27 të arrestuar

January 26, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Teknologjia e gënjeshtrave duke keqpërdorur drejtësinë

January 26, 2026
Përjashtimi i deputetëve/ Nënkryetari i PD: Për mua lista duhet të kishte dhe të tjerë. Akt administrativ, i ishin bashkuar Berishës

“Rama në Izrael përfaqësoi historikun e Shqipërisë”/ Bejko: Berisha politikani më i izoluar pas Enver Hoxhës

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In