• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kush fiton dhe kush humbet këtë javë”, Meri Shehu bën parashikimin për 12 shenjat e horoskopit

by E S
06/07/2026 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin “Rudina”, këtë të hënë, më 6 korrik, ishte e ftuar astrologia e mirënjohur Meri Shehu e cila bëri parashikimin e javës për të gjitha shenjat, si dhe i vlerësoi me yje.

“Është një javë shumë e rëndësishme, vazhdon Mërkuri në prapavijë. Këtë javë do të kemi Afërditën në Virgjëreshë, që do të thotë se do të na bëjë më të angazhuar që t’i masim mirë ndjenjat mbi atë çfarë do të japim dhe çfarë do të marrim.”

Dashi, 3 yje: Ata të shenjës së Dashit do të vazhdojnë të komplikohen me çështjet familjare edhe këtë javë, por do të kemi një lajm të mirë në lidhje me punën, dhe puna do të jetë një nga angazhimet e mira. Dashuria do t’u ecë mirë dhe në punë do ta ndjeni veten mirë ose do të keni një shpërblim të mirë ekonomik.

Demi, 4 yje: Pavarësisht se vazhdojnë konfliktet dhe debatet me njerëzit e afërt, Demi do të shikojë që hapet një dritare e re në jetën e tyre erotike. Afërdita në Virgjëreshë u jep një mundësi ta shtrojnë rrugën mirë në fushën e ndjenjave dhe të ndihen të finalizuar me sukses. Marrëdhëniet familjare janë ato që i kufizojnë shumë, por besoj se do të qetësohen.

Binjakët, 3 yje: Binjakët, duke marrë parasysh që janë të komplikuar në çështjet ekonomike edhe këtë javë, do të merren shumë me çështjet familjare, rregullim, arredim, mund të vendosin edhe për bashkëjetesa apo investime në shtëpi. Kjo do të jetë një gjë mjaft pozitive për ta sepse mund të shtrojë rrugën për një trashëgimi.

Gaforrja, 4 yje: Po shkojnë shumë mirë ekonomikisht dhe është rasti i tyre për të fituar dhe për të ndryshuar dhe për të qenë në krye të listës. Do të kenë njohje të mira, spektakolare dhe me seriozitet, pavarësisht se Mërkuri është i kundërt dhe jeta personale vazhdon të jetë edhe këtë javë e komplikuar.

Luani, 4 yje: Jupiteri në shenjën e tyre ka filluar t’u japë shkëlqimin e vet dhe ëndrrat e bukura të tyre. Çështjet ekonomike fillojnë të marrin një ritëm pozitiv dhe t’u japin një drejtim të mirë të gjithë marrëdhënieve ekonomike dhe të stabilizojnë shpenzimet e tyre. Prapaskenat ngelen të errëta në lidhje me punën, në çështje shëndetësore apo në punë dhe marrëdhënie të fshehta, të cilat duhen pasur kujdes.

Virgjëresha, 5 yje: Afërdita në shenjën e tyre u jep sharmin, joshjen, raste, afrimitete, buzëqeshje, jetë të mirë ekonomike, pavarësisht se janë futur në një fazë përgatitore me Jupiterin në Luan dhe shumë ëndrra ngelen predispozitë e mendjes së tyre. Janë aty për të shpalosur vitin tjetër një madhështi të jetës dhe të punës së tyre.

Peshorja, 2 yje: Mërkuri ngelet i kundërt përballë shtëpisë së tyre të 10 në lidhje me karrierën, dhe në fakt do të kenë problematika, ndryshime jo të mira, të papritura ose pengesa që dalin nga veprime që kanë bërë në të kaluarën. Mund të kenë edhe anulime kontratash dhe punës të ndryshme, kështu që do ta shikojnë me kujdes edhe këtë javë. Anën ekonomike duan të tentojnë ta organizojnë.

Akrepi, 3 yje: Akrepët kanë një javë interesante sepse kanë filluar vrullshëm me karrierën, por kanë një jetë sociale shumë të mirë, plane shoqërie, njohje, dalje me njerëz të rëndësishëm. Do të shkëlqejë një yll i rëndësishëm shoqëror në lidhje me ta. Mërkuri i kundërt për ta tregon disa probleme ligjore aktuale ose në udhëtime. Mos shkoni në vende të reja!

Shigjetari, 4 yje: Afërdita në Virgjëreshë tregon për ta përmirësime në lidhje me punën, me kolegë, me eprorë, një rritje page ose një bonus i mirë. Do të fillojë një periudhë që do të njihet puna e Shigjetarëve. Do të vlerësohet puna e Shigjetarit. Do të keni edhe flirte këtë periudhë.

Bricjapi, 5 yje: Janë kualifikuar në menaxhimin e vështirësive, por Afërdita në Virgjëreshë do të tregojë që do të kualifikohen më mirë në një botë më të ashpër, sidomos me kontrata me jashtë, kompani dhe shoqëri të huaja që kërkojnë më shumë. Do të kenë njohje me një partner jashtë vendit dhe kjo favorizohet.

Ujori, 3 yje: Duket sikur kanë dalë pak nga punët e përditshme, sikur nuk i duan kaq shumë sepse kanë Jupiterin përballë shenjës së tyre dhe duan pjesën më të madhe të tortës dhe marrëdhëniet më të rëndësishme, por kanë periudhë ekonomike dhe pune. Kujdes me ndryshimin e një pune sepse nuk është mirë këto ditë.

Peshqit, 1 yll: U rikthehet diçka nga e kaluara që i prish punë në dashuri. Peshqit, duke qenë romantikë dhe të ndjeshëm, dashurinë nuk do të donin që t’ua prishnin disi punët. Një person nga e kaluara nuk i lejon të zhvillohet ashtu siç duhet. Por puna do të ecë mirë dhe aty do të jenë të favorizuar.

Next Post
Polemikat për të kuqin e Balogun/ Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino flet për telefonatën me Trump! (Deklarata e plotë)

Polemikat për të kuqin e Balogun/ Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino flet për telefonatën me Trump! (Deklarata e plotë)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rinasi, me rritjen më të shpejtë”- Fluksi në aeroportin e Tiranës, Rama: 1,7 milionë pasagjerë vetëm këtë muaj, rekordi i një dite ishte mbi 60 mijë udhëtarë

“Rinasi, me rritjen më të shpejtë”- Fluksi në aeroportin e Tiranës, Rama: 1,7 milionë pasagjerë vetëm këtë muaj, rekordi i një dite ishte mbi 60 mijë udhëtarë

August 28, 2026
Londra pushtohet nga tymi i zi dhe flakët, zjarr masiv në zonën industriale pranë “Wembley”!

Londra pushtohet nga tymi i zi dhe flakët, zjarr masiv në zonën industriale pranë “Wembley”!

August 28, 2026
Luftë e hapur mes Atletikos dhe Barcelonës, klubi madrilen: Nuk do të negociojmë për Julian Alvarez me katalanasit!

“Ndizen gjakrat” mes Atletikos dhe Barcelonës, Julian Alvarez mungon për të tretën ditë radhazi! Dorëzon raport mjekësor për depresion

August 28, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Lala Kros dhe lugët e florinjta të drejtësisë

August 28, 2026
“Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë”- Islanda kërkon të bëhet pjesë e BE, ekspertët flasin edhe për rritjen e shanseve të vendit tonë

Referendumi në Islandë për hyrjen në BE, Ministria e Jashtme: Pozitiv, mund të krijojë moment politik edhe për Shqipërinë!

August 28, 2026
Flakët djegin pyjet dhe kullotat në Maliq, zjarrfikësit vënë situatën nën kontroll pas ndërhyrjes!

Flakët djegin pyjet dhe kullotat në Maliq, zjarrfikësit vënë situatën nën kontroll pas ndërhyrjes!

August 28, 2026
Berisha e la në listën e hapur për Tiranën, reagon Tabaku: Fitova primaret, në PD asgjë nuk më është falur

“Qytetarët duan zgjidhje konkrete”- Nisma për kontrollin e çmimeve në treg, Tabaku: Qeveria s’duhet të bëjë guidën, por të ulë taksat e të godasë monopolet

August 28, 2026
Zjarri përfshin zonën e Vranishtit në Himarë, era përhap flakët me shpejtësi, terreni i vështirë për ndërhyrje!

Zjarri përfshin zonën e Vranishtit në Himarë, era përhap flakët me shpejtësi, terreni i vështirë për ndërhyrje!

August 28, 2026
Mijëra të sëmurë në Gaza në pritje të evakuimit, OBSH kërkon hapjen urgjente të rrugëve të kalimit!

Mijëra të sëmurë në Gaza në pritje të evakuimit, OBSH kërkon hapjen urgjente të rrugëve të kalimit!

August 28, 2026
“Përfituan 50 tendera nga qeveria”, Bardhi për grupin e Jetmir Pepës: Modeli me të cilin Rama mban pushtetin

“E ardhmja jo me Beogradin”- Spajiç paralajmëroi skenar destabilizimi në Malin e Zi, Bardhi: Shqipëria të sqarojë përfshirjen, 6 pyetje Qeverisë!

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com