• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kush është udhëheqësi i ri i Gardës Revolucionare të Iranit, i akuzuar si ‘truri’ i bombardimeve tre dekada më parë në Argjentinë?

by El Be
03/03/2026 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtari i lartë ushtarak iranian, Ahmad Vahidi, është emëruar kreu i ri i Gardës Revolucionare, pas vdekjes së komandantit të mëparshëm, Mohammad Pakpour, gjatë sulmeve të së shtunës nga SHBA-Izrael në Teheran, ku viktimë mbeti edhe lideri suprem, Ali Khamenei.

I lindur më 27 qershor 1958, Ahmad Vahidi, i cili më parë shërbeu si kreu i njësisë ushtarake të huaj të Gardës, Forcës Quds, akuzohet për përfshirje në bombardimet e ambasadës izraelite dhe qendrës së komunitetit hebraik AMIA në Argjentinë në vitet 1990.

Në vitin 1992, një bombardim i ambasadës izraelite vrau 29 persona. Dy vjet më vonë, një kamion i mbushur me eksplozivë u përplas në qendrën komunitare AMIA në Argjentinë, duke shkaktuar shpërthimin dhe duke lënë 85 të vdekur dhe 300 të plagosur.

Argjentina dhe Izraeli kanë dyshuar prej kohësh se Hezbollahu kreu sulmin ndaj AMIA me kërkesë të Iranit. Në vitin 2024, më shumë se tre dekada pas sulmeve vdekjeprurëse, një gjykatë argjentinase fajësoi përfundimisht Iranin për sulmin, duke e përshkruar vendin si një “shtet terrorist”.

Vahidi është kërkuar nga Interpoli që nga viti 2007 për rolin e tij në sulme, me pak përparim, por pas vendimit të gjykatës, Argjentina ia riktheu kërkesën e saj Interpolit për arrestimin e tij.

Ai shërbeu gjithashtu si ministër i Brendshëm i Iranit nga viti 2021, deri në vitin 2024.

Komandanti i mëparshëm i Gardës Revolucionare, Mohammad Pakpour (foto sipër), luajti një rol kyç në operacionet rajonale dhe programet e raketave.

Ai mori përsipër udhëheqjen e Gardës Revolucionare në qershor, pas vdekjes së paraardhësit të tij gjatë luftës 12-ditore.

Next Post
Kujdes kur qesh pushteti!

Idealistët materialistë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kampi Ashraf 3: Pretendimet për sulm me raketa nga Irani, propagandë. S’ka kapacitet për të goditur Shqipërinë

Kampi Ashraf 3: Pretendimet për sulm me raketa nga Irani, propagandë. S’ka kapacitet për të goditur Shqipërinë

March 3, 2026
A e rrit prania e MEK-ut rrezikun për Shqipërinë mes tensioneve me Iranin?

A e rrit prania e MEK-ut rrezikun për Shqipërinë mes tensioneve me Iranin?

March 3, 2026
GJK zbardh vendimin: Zgjatja e “arrestit shtëpiak” për Sali Berishën, masë antikushtetuese

GJK zbardh vendimin: Zgjatja e “arrestit shtëpiak” për Sali Berishën, masë antikushtetuese

March 3, 2026
Drejtori i Mjedisit sherr brenda institucionit me zyrtarin e IKMT/ Inspektorati i Përgjithshëm i pezullon nga detyra: Asnjë incident nuk do të kalojë pa përgjegjësi

Drejtori i Mjedisit sherr brenda institucionit me zyrtarin e IKMT/ Inspektorati i Përgjithshëm i pezullon nga detyra: Asnjë incident nuk do të kalojë pa përgjegjësi

March 3, 2026
E rëndë në Itali, 10-vjeçari shqiptar ndërron jetë pasi u rrëzua në park

E rëndë në Itali, 10-vjeçari shqiptar ndërron jetë pasi u rrëzua në park

March 3, 2026
Mburojë digjitale për familjet, fillon funksionimi i regjistrit të personave të përjashtuar nga lojërat e fatit

Mburojë digjitale për familjet, fillon funksionimi i regjistrit të personave të përjashtuar nga lojërat e fatit

March 3, 2026
Protesta e PD-së, Ervin Salianji: Jam i zhgënjyer, molotovët i shkojnë në favor Edi Ramës

Protesta e PD-së, Ervin Salianji: Jam i zhgënjyer, molotovët i shkojnë në favor Edi Ramës

March 3, 2026
“PD duhet të ndryshojë, kemi 13 vite që vetëm humbim”, Salianji nga Berati: Lidershipi të mbajë përgjegjësi!

A do garoni përballë Berishës? Ironizon Salianji: Kemi një muaj që jemi në “kilometrin e fundit”, s’do ketë garë se bie Rama

March 3, 2026
Sulltanët osmanë, vinë sëbashku në shqip

Sulltanët osmanë, vinë sëbashku në shqip

March 3, 2026
Zbardhet drafti i PS për rregulloren e Kuvendit/ Koha e fjalimeve të ministrave dhe deputetëve kufizohet në 5 minuta, mbeten 11 Komisione

Zbardhet drafti i PS për rregulloren e Kuvendit/ Koha e fjalimeve të ministrave dhe deputetëve kufizohet në 5 minuta, mbeten 11 Komisione

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In