• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush është “tradhtari” i PD-së, që pranoi të hyjë në Kuvend

by Java News
12/03/2019 13:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i PD-së, Alban Zeneli, i renditur i treti në listën shumemërore të kandidatëve të PD-së në Qarkun e Kukësit, ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ, duke i hapur rrugë hyrjes në Parlament.

Kush është deputeti i ri i PD-s Alban Zeneli:

Gjatë qeverisjes së PD-së, Alban Zeneli ka mbajtur detyrën e zv.drejtorit të Shërbimit Informativ Ushtarak dhe këshilltarit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imamit. Gjatë viteve 2013-2017, Zeneli është zgjedhur deputet në Qarkun e Kukësit. Në Kuvend, ish-deputeti i PD-së ka qenë anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, kjo edhe për shkak të formimit të tij. Në CV-në e dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Zeneli deklaron se ka kryer arsimin e lartë dhe master në fushën e Sigurisë.

Ndërkohë, në formularin e dekriminalizmit Zeneli pranon se është dënuar dy herë me vendime gjyqësore të shkallës së prerë. Në gusht të vitit 1992, Zeneli është dënuar me 6 muaj heqje lirie për shkak të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor. Zeneli është dënuar me vendim të formës së prerë edhe në vitin 1996 me 30.000 lekë gjobë, për veprën penale të kundërshtimit të punonjësve të Policisë dhe prishje të qetësisë publike.

Çfarë tha në protestën e 5 marsit:

“Edi Rama, Qarkut të Kukësit i solli vetëm mjerim, varfëri dhe emigrim. Mandati nuk është i yni, por i qytetarëve të Kukësit, Tropojës, Hasit, qytetarëve që votuan PD-në”, tha Zeneli në protestë, ndërkohë që paraditen e së hënës dorëzoi formularin e dekriminalizimit për të marrë mandatin e dorëzuar nga ish-deputeti Flamur Noka.

Kurimi

Në vitin 2015, deputeti i PD-së, Alban Zeneli, u përball me një sëmundje të rëndë, për të cilën u kurua jashtë vendit. Njësoj si në rastin e të tjerë deputetëve, qeveria ‘Rama’ vendosi të mbulojë shpenzimet e ligjvënësit demokrat. “Sipas VKM-së nr.711 datë 26.8.2015, është miratuar fondi në masën 4 000 000 (katër milionë) lekë të rinj për kurimin e deputetit të Partisë Demokratike në Qarkun e Kukësit.

Sipas vendimit, ky fond do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale përkatëse të institucionit të mjekimit”, thuhej në Vendimin e Këshillit të Ministrave në vitin 2015.

Të kontaktuar nga “Panorama”, drejtuesi i listës së deputetëve të PD-së në Kukës, Flamur Noka dhe kreu i PD-së së Kukësit, Arif Rexhmati, theksojnë se kanë mbetur pa fjalë nga ky vendim i kolegut të tyre. “Panorama” ka kërkuar një prononcim edhe nga vetë Zeneli, por nga momenti i dorëzimit të formularit të dekriminalizmit në KQZ, telefoni i tij rezulton i fikur.

Next Post
Legalizohen banesat e një pallati të braktisur nga ndërtuesi, Lame: Rruga që duhet të ndjekin banorët

Legalizohen banesat e një pallati të braktisur nga ndërtuesi, Lame: Rruga që duhet të ndjekin banorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

S’ka prodhim vendas, shtohet importi i energjisë elektrike! Në gusht u shpenzuan 21.8 milionë euro

Komisioneri Evropian: Çmimet e larta të energjisë kërcënojnë qytetarët këtë dimër

October 29, 2026
“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

October 29, 2026
Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

October 29, 2026
Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

October 29, 2026
Plarent Ndreca kundër praktikave gjyqësore: Po krijohet një precedent i rrezikshëm për avokatinë

Ndreca takon Veliajn në Fier: Më i qetë pas takimit me familjen, por kushtet mbeten denigruese

October 29, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sfida e pritshmërive

October 29, 2026

“Nuk ka ndodhur në 36 vite”/ Çoçoli: Buxheti 2027 vendos qytetarët në plan të parë

October 29, 2026
Superiorja, Egnatia mposht Teutën dhe i rrëmben vendin e parë!

Superiorja, Egnatia mposht Teutën dhe i rrëmben vendin e parë!

October 29, 2026
Përplasje të forta në Kuvendin e Kosovës për vrasjen e grave! Deputeti i VV: Kemi dështuar, hetim për përgjegjësitë institucionale

Përplasje të forta në Kuvendin e Kosovës për vrasjen e grave! Deputeti i VV: Kemi dështuar, hetim për përgjegjësitë institucionale

October 29, 2026
Përfundimet e Këshillit Evropian për zgjerimin e BE, ministri Hoxha: Një shans historik për Shqipërinë

Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnje-Hercegovinë, ministri Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe gjithë komunitetit të EUFOR-it!

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In