• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kush është me të vërtetë Hillary Clinton

by Aalison Pearse Stevens
28/07/2016 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Hillary Clinton nuk është politikane që ngroh zemrat, sepse konsiderohet gjakftohte, që nuk gëzon simpati të madhe, e që në taborin e grave konservatore është e papëlqyeshme. Por, ajo ka shanse të mëdha për të marrë në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë sot profesori i studimeve amerikane, Volker Depkat, mendimet e të cilit Telegrafi do t’i sjell më poshtë.

Clinton ka arritur të jetë kandidate zyrtare e Partisë Demokratike për presidente të Shteteve të Bashkuara, pas një fushate të gjatë, rraskapitëse dhe shumë të vështirë, në të cilën kundërshtar kishte një burrë të fortë si Bernie Sanders.

Martesa e saj me Bill Clintonin, pavarësisht nga afërsia emocionale, ishte një partneritet politik për karrierën e saj. Kjo lidhje ishte e suksesshme, madje më shumë se ajo mes Franklin dhe Eleanor Roosevelt në vitet ’20 dhe ’30 të shekullit të kaluar.

Fillimisht, Hillary karrierën e saj e ka shtyrë në plan të dytë, që të ketë sa më shumë sukses burri i saj. Këtë e bëri që nga koha kur Bill ishte guvernator i Arkansasit. Në të njëjtën kohë ajo shihej si aktere e pavarur politike dhe si Zonja e Parë “më politike” që ka jetuar në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo me sukses kandidoi për një post me rëndësi strategjike, si senatore e New Yorkut, e më 2008 tentoi të bëhej presidente, për t’u bërë pastaj shefe e Departamentit të Shtetit të administratës së presidentit Barack Obama. Nga ky post u largua që në qetësi ta bënte gati kandidaturën e saj të re, shkruan Telegrafi.

Ky orientim këmbëngulës drejt qëllimit, është një nga karakteristikat kryesore të saj, që dëshmon aftësinë për të qenë drejtuese. Dhe, mu për këtë konsiderohet e ftohtë, e matur dhe oportuniste.

Ndryshe nga Obama tetë vite më parë, ajo nuk ngroh zemrat e votuesve, siç bënte ai me vetëm një sloganin: “Yes, we can” (Po, ne mundemi)! Në fakt, asnjë kandidat demokrat nuk ka qenë aq jopopullor sa Clinton, përkundër fatit që rival ka një kandidat republikan edhe më të papëlqyer si Donald Trump. Prandaj, votat këtë herë do të bëhen me kokë e jo zemër. Ndaj, analisti amerikan mendon se amerikanët do të votojnë për të.

“Republikanët kanë nominuar Trumpin, dikë që me populizëm e narciozoizëm ka potencial për të trembur qendrën e moderuar, si dhe grupet etnike që nuk janë të racës së bardhë. Kjo i jep Clintonit shansin të jetë kandidate e baraspeshës, e maturisë dhe përvojës politike”; thotë ai. “Kjo do të ishte e pamundur nëse tek republikanët kandidat do të ishte Jeb Bush apo Marco Rubio”!.

ma.me

Next Post

(FOTO) Modelja, “mbretëreshë" e bukurisë dhe e... kokainës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In