• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush është shqiptari i përzgjedhur ndër 500 futbollistët më të mirë nga revista agleze

by Java News
29/06/2017 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është për t’u befasuar se asnjë lojtar i Kombëtares shqiptare nuk është përzgjedhur mes 500 futbollistëve më të mirë në botë, në renditjen e përvitshme që bëhet nga revista e njohur angleze World Soccer. Por, për t’u ngushëlluar aty është një shqiptar nga Kosova.

Bëhet fjalë për mesfushorin Valon Berisha, i cili është futur në këtë listë falë paraqitjeve të tija pozitive me Red Bull Salzburgun dhe me përfaqësuesen e Kosovës.

E çuditshme për t’u shpjeguar mungesa e Elseid Hysajt, i cili nga observatori i futbollit vlerësohet si i 87-ti më i shtrenjtë në Evropë, por nuk gjen vend në këtë listë, edhe pse ajo përbëhet nga 500 futbollistë, njofton PanoramaSport.

Thuajse të gjitha shtetet përfaqësohen të paktën me një lojtar në këtë renditje të bërë nga revista prestigjioze. Në hartë shihen të gjitha këto shtete, mes të cilave janë edhe Zimbabve, Bolivia, Kepi i Gjelbër dhe shumë të tjera. Për fat të keq, nuk është zgjedhur asnjë nga Shqipëria.

Skuadra që përfaqësohet më shumë në këtë renditje është Real Madridi me 19 fubtollistë, ndërsa pas ‘galaktikëve’ është Bayern Munichu me 14 lojtarë.

Pas bavarezëve është një tjetër klub spanjoll dhe bëhet fjalë për Barcelonën që ka 13 lojtarë në këtë listë, po aq sa Chelsea dhe Juventusi.

Atletico Madridi dhe Borussia Dortmundi kanë nga 12 lojtarë në këtë listë, ndërkohë që Interi, Manchester City, Totenhem Hotspur përfaqësohen me nga 11 lojtarë.

Në rang kampionatesh, sigurisht që udhëheq La Liga me 66, ndërkohë që pas kampionatit spanjoll renditet Bundesliga me 64, Premier League me 63 dhe Seria A me 60.

Interesant është fakti që në këtë listë përfaqësohet edhe Kina me 12 lojtarë, duke lënë pas Rusinë, Turqinë dhe Zvicrën, ku aktivizohen futbollistë me emër dhe shumë të njohur në arenën ndërkombëtare./a.ç
soccer

 

 

Next Post
Tjetër ngjarje e rëndë, gruaja i jep fund tragjikisht jetës

TIRANE/ Shpallet në kërkim 31-vjeçari, kërcënonte dhe dhunonte të dashurën 10 vjet më të madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

February 24, 2026
Pafuqia politike e Sali Berishës

“Rama, kreu i korrupsionit”, Berisha: Duhet të largohet urgjentisht nga pushteti

February 24, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

Aplikohet amnistia fiskale: Bizneset që nuk kanë paguar detyrimet për 2015-2019, përfitojnë përgjysmim

February 24, 2026

‘Çështja’ e Belinda Ballukut, socialistët mblidhen të enjten te Pallati i Brigadave

February 24, 2026
Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

February 24, 2026
Kosovë, ish-shefi i shërbimit inteligjent dënohet me 4 vjet e 8 muaj burgim

Kosovë, ish-shefi i shërbimit inteligjent dënohet me 4 vjet e 8 muaj burgim

February 24, 2026
Kur bota shpërbëhet, zemra gjen rrugën! Si dashuria i mbijeton tmerrit të luftës

Kur bota shpërbëhet, zemra gjen rrugën! Si dashuria i mbijeton tmerrit të luftës

February 24, 2026
Për ata që pyesin përse nuk reagohet ndaj së keqes

Për ata që pyesin përse nuk reagohet ndaj së keqes

February 24, 2026
Ekzekutimi i El Mencho-s, Saviano: Karteli i tij gjeneron 50 mld dollarë në vit, shtet brenda shtetit

Ekzekutimi i El Mencho-s, Saviano: Karteli i tij gjeneron 50 mld dollarë në vit, shtet brenda shtetit

February 24, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Llogaritë milimetrike të Ramës me Bordin e Paqes

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In