• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush është ‘shoku’ i rikthyer në burg? Zbardhet debati mes Sulës e Ramës: Mos bërtit ti o gjel Peqini

by A R
09/11/2022 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet i plotë debati mes deputetit demokrat Dash Sula dhe Kryeministrit Edi Rama në Kuvend.

Gjithçka ndodhi teksa diskutohej futja në procedurë votimi e marrëveshjes për projektligjin për Portin e Durrësit.

Pas akuzave të deputetëve demokratëve, Rama ka marrë fjalën duke iu drejtuar atyre si “ca të mbaruar që nuk keni as fe, as atdhe”.

Deputeti Dashnor Sula i ka kujtuar Ramës faktin që ish deputeti i tij Alqi Bllako është rikthyer sot sërish në burg.

Kaq ka mjaftuar që Rama ti thotë Sulës “mos bërtit ti gjel Peqini”.

Edi Rama: Ju jeni ca të mbaruar që nuk keni as fe, as atdhe, as din e as iman sepse çoheni këtu që në pikë të sabahut dhe merrni nëpër gojë e akuzoni për Pazar e akuzoni për aferë një personalitet dhe një kompani nga më të mëdhatë e botës.

Dashnor Sula: Pse qenke me nerva sot, apo se të kanë rikthyer shokun në burg?

Edi Rama: Ja këta jeni ju.

Dashnor Sula: Si s’të vjen turp që përdor këtë fjalor?

Edi Rama: Mos bërtit ti gjel deti i Peqinit sepse ju po të kishit ju fytyrë,

Dashnor Sula: Turp të të vijë, turp që përdor këtë fjalor në Parlament.

Edi Rama: Po të kishit ju din e iman dhe po të kishit fe e atdhe dhe nuk i bënit Shqipërisë ato që i keni bërë.

Dashnor Sula: Çfarë i kemi bërë ne Shqipërisë mo? Ti i ke bërë Shqipërisë atë që nuk ia ka bërë njeri, e ke vjedhur dhe e ke plaçkitur.

Edi Rama: Ju jeni paguar me para ruse për të rrëzuar qeverinë e vendit tuaj. Ju jeni ca bedelë që nuk keni as sy për të parë dhe as veshë për të dëgjuar.

Dashnor Sula: Si nuk të vjen turp për këtë fjalor, je në Parlament këtu.

Edi Rama: Ju mirë që nuk keni ditur gjë se ç’keni bërë, por sot e gjithë ditën nuk dini për çfarë flisni.

/a.r

Next Post
“Kur mbyteshim nga shiu, ju importonit energji”, Balluku-opozitës: Në 2013 arkëtonit vetëm 43% të faturave

Debati për Portin e Durrësit, Balluku-opozitës: Për akuzat me Vuçiçëra dhe Serbira, ju flet Frojdi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In