• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush është ‘Sarah’ e Alfred Pezës? Ish-deputeti ‘sfidon’ me romanin intrigues

by Java News
15/10/2017 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas gazetarisë zgjodhi politikën, e tani i sfidon të gjithë me penën e tij. Bëhet fjalë për Alfred Pezën, që sëfundmi përmes romanit intrigues “Sarah” sjell historinë e një gruaje që do thyente tabutë e kohës.

“Sarah” është historia intriguese, e një femre, që nuk i përshtatej tablosë së zymtë shqiptare të viteve ’20-’30 të shekullit të kaluar, dhe përplas personazhe historikë me ata të trilluar.

Sipas tij, Shqipëria e nisi rrugëtimin drejt emancipimit, nga një grua (Sara Blloshmi), një publicist dhe një mbret i ardhshëm.

PJESE NGA LIBRI

– Si i bëhet që të ndryshohet realiteti ku në Lindje, njerëzit mendjen e kanë në gjumë dhe gjuhën në punë? Ndërsa në Perëndim, mendja është në punë dhe gjuha në gjumë?!

– Bravo! Bravo! Bravo … brofi krejt papritur në këmbë i gjallëruar Fuad Beu, duke e shoqëruar të gjithë këtë skenë gati-gati teatrale, me një duartrokitje të lehtë.

– Në gjithë këtë lëmsh sa mali i Tomorit, nëse ti do të ishe në vendin tim, nga do t’ia filloje?

– Nga Sara Blloshmi, imzot.

– Çfarë, çfarë …?! Apo më bënë veshët?

– Jam i sigurt që e keni dëgjuar fare qartë.

– Nuk bën që ta prishësh kësisoj shijen e një bisede si kjo Fuad Bej.

– Po, po. Do t’ia filloja nga Sara Blloshmi.

– Nuk po ju kuptoj.

– A është e vërtetë që Ju keni urdhëruar dënimin e saj shembullor, për shkak se ka kërcyer e zbuluar në ambasadën amerikane?

– Ajo nuk ka kërcyer, por ka shkelur me të dyja këmbët si e marrë ligjet e këtij vendi. Ju e dini shprehjen se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit …

– Ashtu siç ne të dy e dimë po aq mirë, se ajo është gënjeshtra më e madhe në botë, Ahmet Bej.

– E ka thënë Napoleoni, është e vërtetë. Por ai qeveriste një popull që prodhon qindra lloj djathërash dhe verërash. Ndërsa unë një popull që për mbret të sofrës, kanë gjizën e rakinë. Ata nuk hanë bukë misri të verdhë, por bukë gruri më të bardhë se jaka e këmishës suaj.

– Ligjet nuk janë aksioma që miratohen për të mos u ndryshuar më kurrë Ahmet Bej. E patëm një të tillë për 500 vjet dhe ja se ku na ka katandisur Kanuni. Kur nevoja tejkalon ligjin, ne nuk duhet të ndërrojmë popullin, por rregullat e lojës. Nuk ka ligj që e ndalon një popull të ndryshojë dhe ta tejkalojë vetveten.

– Ku po kërkon të dalësh?

– Ka ardhur momenti që shprehja “Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia dhe vdiq nga politikanët”, duhet të ndryshojë.

– Si?

– Për mua, “Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia dhe do të rilindë nga gratë”. – Prandaj Ju keni vendosur që të mos martoheni kurrë, Fuad Bej?

– Të dy jemi të barabartë përpara martesës. Ndaj, jam i bindur se edhe për këtë, Ju më kuptoni më mirë se kushdo tjetër.

– Po ju dëgjoj!

– Për mua ky vend duhet t’ia nisë nga zhbërja e miteve të veta të rreme. Pikësëpari nga kryemiti. Do ju duket ndoshta herezi, por për mua, duke filluar nga vargjet e Pashko Vasës: “O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush të ka qitë me krye n’hi? Ti ke pas kenë një Zojë e randë, Burrat e dheut të thirrshin nanë!”

– Ç’të keqe kanë ato?

– E keqja është se ato nuk kanë asnjë kuptim. Sepse Shqipëria kurrë nuk ka qenë ndonjëherë “Zonjë”. E shumta ajo ka qenë një “Zotëri i randë”. Vërtet “Shqipëria” është gjinia femërore, por në realitet ajo është komplet mashkullore. Një motërzim i “burrneshave” a “virgjëreshave” të maleve.

– E teprove tani. – Me përjashtim të periudhës së Skënderbeut e ndoshta edhe ndonjë momenti tjetër të shkurtër përgjatë historisë, burrat që e kanë qeverisur këtë vend nuk kanë bërë gjë tjetër veçse e kanë shkatërruar, rrënuar, gërryer, shpartalluar, sfilitur, përdhunuar, grabitur, copëzuar e varfëruar. Burrat duke u identifikuar me “popullin” i kanë kënduar vetes, duke ngjizur mitin e tyre të rremë. Ja rezultati. Kemi sot një Shqipëri që është më e varfra e Europës. Ku burrat që i këndojnë besës, intrigojnë natë e ditë për të ngrënë tjetrin në besë. Jam i bindur se Shqipërisë shpëtimi do t’i vijë vetëm nga gratë. – Mos po më propozoni një republikë të re? Një republikë matriarkale? Sepse në fund të fundit, në një republikë të tillë, nuk do të ketë më vend as për mua e as për ty, Fuad Bej.

– Nuk jam aq naiv sa të besoj gjithsesi për një shoqëri ideale. Patriarkati është sot e do të jetë përjetësisht këmbëkryq me sa duket edhe në shtetet e shoqëritë ku i bëhet aq shumë propagandë barazisë gjinore.

– Nëse do t’i hynim këtij diskutimi edhe më thellë, matriarkati është po aq i diskutueshëm sa edhe patriarkati. Ju siguroj se nuk jam aq patriarkal sa dukem. Megjithatë, mjerë shqiptarët nëse do të qeveriset një ditë nga një femër. Do ta mallkojë veten dhe ne të dyve do të duhet që të na çojë në turrën e druve. Nuk jam në gjendje që ta përfytyroj se çfarë do të bënin po të kishin pak më shumë pushtet, e jo më që të fantazoj kur ta kenë një ditë të gjithin në dorë. Për një gjë jam krejt i sigurt. Sapo të hipnin në kolltuk, do të na i merrnin të gjitha haqet e brezave, së bashku.

– Ka një formulë edhe për këtë.

– E cila është?

– Bashkëqeverisja, bashkëpronësia, ndarje pushteti e përgjegjësish, gjysmë përgjysmë. Pra 50% grave dhe 50% burrave. Si në një votim të Parlamentit apo në bordin e aksionerëve një shoqërie tregtare, ku asnjëra nga gjysmat nuk do ta merrte dot vetëm vendimin, pa kompromis me gjysmën tjetër apo një pjesë të saj, imzot.

– A thua?

– Po. Por më lejoni për një moment t’ju sjell në vëmendje se çështja më e debatuar në histori, lidhet me dorëshkrimin e librit “Oera Linda”. Në të tregohet se Europa dhe shumë vende të tjera, në një pjesë të historisë së tyre, janë udhëhequr nga gratë. Bëhet fjalë për një civilizim të njohur si Frisian, alfabeti i të cilit, – siç thuhet, – mund të ketë qenë pararendësi i alfabetit të Greqisë së vjetër. Pra, njerëzimi në foshnjërinë e tij, atëherë kur jetonte në paqe e në harmoni me natyrën, pa luftëra e pa kryqëzata, pa tiranë e perandori, udhëhiqej nga gratë, Ahmet Bej. Kjo është një sajesë e mendjeve djallëzore dhe një utopi e pastër.

– Ajo që propozoj unë, është që të kemi një sistem ku femra të ketë një rol të tillë në jetën e vendit, që do t’ua hiqte burrave ekskluzivitetin e pushtetit absolut. Duke ia kufizuar, limituar, kontrolluar, amortizuar, frenuar a zbutur. E thënë shqiptarçe, “duhet me ia lag barutin”. Pas disa brezash, do të kemi një Shqipëri krejt tjetër nga ajo që kemi trashëguar deri më sot.

– Të ndërtosh një shtet me fjalë dhe me shkrime e të qeverisësh çdo ditë praktikisht, janë dy gjëra po aq të largëta, sa edhe të drejtat mes burrave dhe grave në këtë vend.

– Vetëm duke u bazuar te gratë, do të kesh mundësi që të
qeverisësh burrat. Duke menduar se do të qeverisësh gratë, duke hyrë në kompromis me burrat, do të thotë që nuk i njohke fare gratë në përgjithësi e ato shqiptare në veçanti. Sepse krejt e kundërta është e vërtetë. Vetëm duke ngritur mitin e femrës, do të arrish që të rrëzosh qindra vitet e një historie të shkuar dëm, prej miteve mashkullore. Mos e humbni këtë shans, sepse historia nuk do ua falë. Ky është kryqëzimi që ndan rrugën e udhëheqësit të radhës, nga lideri që do të hyjë në histori si burrë shteti.

Next Post
Veliaj thyen rekordin në maratonë, lë pas me 2 minuta edhe Lorik Canën

Veliaj thyen rekordin në maratonë, lë pas me 2 minuta edhe Lorik Canën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha për raportin e PE: Sanksionon denoncimet tona, lakrorit i kanë dalë petët!

Berisha për raportin e PE: Sanksionon denoncimet tona, lakrorit i kanë dalë petët!

May 8, 2026
“Shohim njerëz nga PS para drejtësisë, por nuk pendohemi për reformën”, Rama: Gjyqësori s’është më në duart e politikës

Programi për transformimin e bashkive, Rama: Problemi ‘më i mprehtë’ i momentit, rritja e kapaciteteve njerëzore

May 8, 2026
Transformimi i bashkive, Gonzato: Mësoni nga njëri-tjetri, adresoni nevojat vendore!

Transformimi i bashkive, Gonzato: Mësoni nga njëri-tjetri, adresoni nevojat vendore!

May 8, 2026
Vrasja në Sarandë/ 10 persona hynë me forcë në lokal, konflikt me një të ri. Biznesmeni u qëllua me plumb në kokë

Vrasja në Sarandë/ 10 persona hynë me forcë në lokal, konflikt me një të ri. Biznesmeni u qëllua me plumb në kokë

May 8, 2026
Humbje të rënda për Laburistët në Britani në zgjedhjet lokale, Starmer: Nuk do të tërhiqem

Humbje të rënda për Laburistët në Britani në zgjedhjet lokale, Starmer: Nuk do të tërhiqem

May 8, 2026
I shtruar në spital, Rudy Giuliani kërkon ndihmë për pagesën e faturave mjekësore

I shtruar në spital, Rudy Giuliani kërkon ndihmë për pagesën e faturave mjekësore

May 8, 2026
Hantavirusi mund të “fshihet” deri në 8 javë, shtohet frika pas rasteve të fundit

Hantavirusi mund të “fshihet” deri në 8 javë, shtohet frika pas rasteve të fundit

May 8, 2026

Degradimi i PD-së në një opozitë që i shërben vetëm Ramës

May 8, 2026
Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%! Kompanitë e karburantit nuk reflektojnë as zhvlerësimin e dollarit

Karburantet pësojnë tjetër ulje, bie me 3 lekë çmimi i naftës, me 1 lekë ai i benzinës

May 8, 2026
Nuk ‘falen’ më shoferët e rinj! PS ashpërson Kodin Rrugor: Zero alkool dhe goditje për shkelësit serialë

Nuk ‘falen’ më shoferët e rinj! PS ashpërson Kodin Rrugor: Zero alkool dhe goditje për shkelësit serialë

May 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In