• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush është prokurorja e Shkodrës që Rama e kritikoi sot? Elsa Gjeli sapo ka mbaruar Magjistraturën, pas dy javësh bën vitin në punë

by B K
07/07/2025 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elsa Gjeli është prokurorja e Shkodrës që është kritikuar publikisht këtë të hënë nga kryeministri Edi Rama, pasi sipas pretendimeve të këtij të fundit, ka arkivuar një denoncim të Policisë së Shtetit për ndërtimin e “fshatit turistik” në Theth.

Bëhet fjalë për disa shtëpiza druri dhe një pistë ovale betoni në mes tyre, përballë oborrit të kishës katolike të Thethit, ikonë dhe ndër atraksionet turistike më të vizituar në fshatin mes Alpeve.

Sipas Edi Ramës, një kriminel që as ka pasur kurajon të shfaqej në Theth mesditën e sotme kur sapo mbërritën fadromat e IKMT-së për shembjen e betonit dhe shtëpizave të drurit, është “bekuar” nga prokurorja Elsa Gjeli, e cila “refuzuar të hapë çështjen duke hedhur në kosh denoncimin e Policisë së Shtetit.”

Menjëherë pas denoncimit të kryeministrit, kryebashkiaku Benet Beci njoftoi se inspektorët e IKMT-së së Shkodrës, të mbështetur nga ekipet e Policisë Bashkiake, kishin zbarkuar në “fshatin turistik” për t’i dhënë fund paligjshmërisë.

“Tani çfarë borxhi i kanë zonjës GJELI, Republika e Shqipërisë, Parku Kombëtar i Thethit, banorët e mrekullueshëm e punëtorë të Thethit, vizitorët e turistët e shumtë dhe gjithë këto forca që kanë zbarkuar sot në Theth”, denoncon më tej kryeministri, duke thënë se do të vërë në lëvizje dhe Ministrinë e Drejtësisë.

Prokurorja e kritikuar nga Edi Rama, e sapodiplomuar në Magjistraturë

Elsa Gjeli, prokurorja e Shkodrës që është sulmuar publikisht me emër dhe mbiemër këtë të hënë nga kryeministri i vendit, një vit më parë ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe është emëruar si magjistrate e re në kryeqendrën e veriut.

Pas tre vitesh si studente në Magjistraturë, nga 2021 deri ne 2024, Elsa Gjeli është emëruar Prokurore në Prokurorinë e Shkodrës më datë 25 Korrik 2024. Për dy javë, ajo do të bëjë vitin në detyrën e rëndësishme, ku përfaqëson akuzën zyrtare të shtetit në gjykatë.

Siç shihet dhe në këtë shkrezë zyrtare të siguruar nga neësbomb.al, më 25 Korrik prokurorja Elsa Gjeli ka marrë zyrtarisht detyrën nga Qeveria e Prokurorëve apo ndryshe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, me firmë të kryetares Mirela Bogdani dhe tetë anëtarëve.

Në sistem, ndaj saj nuk rezulton të ketë ndonjë masë disiplinore apo vërejtje, ndërkohë që nuk dihet se çili do të jetë reagimi i Ministrisë së Drejtësisë; a do të vërë Ulsi Manja në lëvizje Inspektoriatin me kërkesë të Edi Ramës apo do të lërë që rasti të mbyllet në heshtje?!

Next Post
Përfshihet nga flakët e zjarrit një banesë në Pogradec, shpëton mrekullisht familja

Përfshihet nga flakët e zjarrit një banesë në Pogradec, shpëton mrekullisht familja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

March 20, 2026
Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

March 20, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

Pse Berisha dhe PD nuk ngushëlluan vdekjen e ish drejtuesit të gazetës Rilindja Demokratike?

March 20, 2026
Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

March 20, 2026
Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

March 20, 2026
Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 20, 2026
Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini

Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini

March 20, 2026
Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

March 20, 2026
Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

March 20, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

DETAJE / Vdes në paraburgim 41-vjeçari në Tiranë

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In