• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kush është prokurori që iu bë atentat në Durrës, në makinë ndodhej edhe një grua

by Java News
01/11/2019 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja, të cilit ju bë sot atentat, është vënë në qendër të akuzave politike së fundi, pas dosjes që hapi kundër kreut të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula, për shpërdorim detyre, të cilin gjykata e la në masë arresti me burg, dhe më tej u lirua nga Gjykata e Apelit që rrëzoi kërkesën e organit të akuzës. Seancën gjyqësore e ndoqi në Durrës, zv.kryeministri Erjon Braçe, ku tha se lënia në burg e Pulës është e pabazuar në prova, dhe është një presion kriminal mbi drejtuesin e Kadastrës në Durrës për shkak se ai nuk ka pranuar të legalizojë pallate monstrueze, siç i quajti Braçe, pavarësisht se ka qenë nën presionin e banditëve që grabisin prona në zonën bregdetare të Durrësit dhe mbështeten nga prokurorë dhe gjyqtarë.

Për herë të parë e përmendi në Kuvend Kryeministri Edi Rama, ku tha se një prokurorë në Durrës punon dhe mbështet organizatat kriminale dhe u bën shantazh nëpunësve të shtetit. Shefi i mazhorancës, pa bërë të ditur emrin, e cilësoi këtë kategori në sistemin e drejtësisë si ‘KÇK’, prokurorët dhe gjyqtarët që sipas tij e dinë se nuk dinë se nuk do ta kalojnë vettingun dhe po ecin me parimin (Kap çfarë të kapësh) deri kur të shkarkohemi. Për kryeministrin kjo është një organizatë kriminale me imunitet kushtetues që duhet të dalë para drejtësisë sa më parë me çdo kusht, pasi po bën kërdinë me vendime absurde duke mbrojtur botën kriminale.

Arian Ndoja më 28 janar 2008 është emëruar prokuror në Durrës, pasi ishte liruar nga detyra e prokurorit nga ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku. Gjatë kohës që nuk ka qenë prokuror, Ndoja ka bërë avokatin, ku ka mbrojtur edhe Arian Selimin, akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine. Vitin që shkoi Ndoja u përfol si personi që qëndronte pas rrahjes së avokatit Ilia Ilia, çështje për të cilën u nis hetimi, por ndaj Arian Ndojës nuk u mor asnjë masë.

Sipas deklaratave të pasurisë të pasqyruara në Open Spendig Albania, rezulton se ai ka dhjetëfishuar pasurinë për katër vjet. Gjatë vitit 2004, Ndoja deklaron një pasuri prej 20 mijë euro dhe 200 mijë lekë. Dhe pas katër viteve, pikërisht në vitin 2008 ai rezulton me një pasuri mbi 760 mijë euro.

Në vitin 2016, Arain Ndoja ka deklaruar se ka në pronësi, 21 apartamente që ndodhen në Shëngjin, 3 bodrume, pemëtore dhe një ndërtesë truall në Krujë, të cilin thotë se e ka fituar me vendim gjykate pasi pronari i kishte borxhe, shkruan “shqiptarja.com”.

Pasditen e sotme, në drejtim të makinës së prokurorit Ndoja u qëllua 8 herë me kallashnikov. Në makinë përvec prokurorit dhe dy kriminelëve ishte edhe një grua, e cila ka mbetur e plagosur. Ndërkohë që nuk ka munguar përgjigja me armë zjarri nga personat që ndodheshin në makinë me prokurorin, që kanë qëlluar në drejtim të atentatorëve.

Next Post
Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, prokurori Ndoj ndodhej në makinë me të “fortin e Shijakut”, shoferin dhe një grua

Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, prokurori Ndoj ndodhej në makinë me të “fortin e Shijakut”, shoferin dhe një grua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com