• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush është “njeriu i vitit”

by Rudina Xhunga
01/01/2021 00:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rudina Xhunga

Tani që 2020-a po ikën, të gjitha mediet shpallin “Njeriun e Vitit”. Kush bëri çfarë këtë vit. Ne të dritares e kemi një emër. Sipas nesh, “Njeriu i Vitit”…. je ti!

Ti që po më lexon tani. Ti që në një natë si kjo, një vit më parë, do kishe qeshur me të madhe të të tregonin, çfarë të priste në 2020-ën. Ti që e more me shaka në fillim, kur e dëgjove, pastaj mbajte larg kinezët që njihje në Shqipëri, pastaj italianët dhe në fund komshinjtë e tu.

Ti që nuk e duroje maskën, pastaj të thanë që maska është kot, pastaj të thanë është e detyrueshme, një ditë tjetër, të vunë gjobë se të pane në rrugë pa maskë. Ti që rrije në kafen e lagjes se mendoje që virusi nuk kishte punë në lagjen tënde, pastaj një ditë ai të gjeti aty, te cepi ku rrije përherë dhe ngrije kokën shikoje lajmet, sapo dilte me shkronja të medha, lajmi i fundit.

Dhe nga ajo ditë nuk shkove më në kafe. Një ditë ishe ti lajmi i fundit dhe miqtë e tu ngritën kokën, kur panë gazetaren që të intervistonte në spital. Aty e morën vesh, ku kishe humbur. Ti në spital i pe të gjitha, edhe shokun e krevatit përbri që të tha se nuk ia ndjente zemra për mirë, para se ta fusnin në intubim.

Pastaj ai nuk erdhi më dhe ti çdo natë je lutur që oksigjeni të të bënte punë dhe ajo zhurma që ata jashtë spitalit e dinë, zhurmë që çmend, ti e doje se ishte zhurma e frymës tënde.

Frymës tënde që dole nga spitali një ditë dhe jashtë ishte dhjetor dhe bashkia kishte zbukuruar sheshin. Ate ditë qave. Ti humbe shokun e jetës, humbe babain e fëmijës tënd të vogël, ti humbe miken e shtrenjtë, ti humbe mjekun e grykëve të djalit, ti humbe mësuesen e vajzës, ti humbe, doktorin e nënës, ti humbe gjyshin, gjyshen më të mirë në botë, që të tha kur iku në spital se do vinte shpejt të bënte petulla mëngjesin tjetër, po nuk pati me asnjë mëngjes tjetër.

Ti nuk e pe më kurrë dhe sado zgjohesh në mëngjes me aromën e petullave të saj, është vetëm një ëndërr. Nëna iku përgjithmonë. Ti u dende me ilaçe dhe mjekë të ndryshëm të thanë piji t’i kesh, po pastaj bëre analiza dhe mësove që nuk ke kaluar kovidin. Ti ke frikë çdo ditë se mos e merrr dhe duart te janë bërë copë nga alkooli dhe mendja të bën ca lojëra herë-herë. Ti e kalove , por të thonë që kthehet dhe hera e dytë është më keq. Ti je duke e kaluar sot dhe është nata e fundit e 2020.

Ti, ti je “Njeriu i Vitit”. Ti je gjallë. Ti mbijetove. Ti mbijetove, në një vit të vështirë. Ti je dëshmitar i një kohe të rrallë. Dhe ti e meriton që sot të ndalosh pak dhe të bësh një gëzuar për veten tënde, që je kaq i zoti, e zonja dhe ia dole të përballosh 2020-ën. Ti mund të perballosh çdo gjë tani. Gëzuar për ty! Njeriu i Vitit 2020! Gëzuar!

Next Post
Ja si do sillen shenjat e Horoskopit, 30 korrik 2020

Ja si do sillen shenjat sot, më 1 JANAR 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gëzon Beogradi! Daçiç: Aktgjykimi konfirmon pretendimet tona për UÇK-në

Gëzon Beogradi! Daçiç: Aktgjykimi konfirmon pretendimet tona për UÇK-në

September 16, 2026
Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

VIDEO / Rama: Njësitë e mëdha administrative, mundësi për akses në fondet e BE-së

September 16, 2026
Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk proteston e nuk do të protestonte për UÇK!

Një gjyq kundër kombit shqiptar

September 16, 2026
Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

Lotët pas dënimit të UÇK ishin si fjalë në varrim

September 16, 2026
Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

Gjykata e Lartë kundër projektligjit për pagat e magjistratëve: Kuvendi të mos e votojë!

September 16, 2026
“Vetëm bashkimi e shpëton kombin”, protestuesi me lot në sy: Vendimi i Speciales i padrejtë, dënon luftën çlirimtare!

“Vetëm bashkimi e shpëton kombin”, protestuesi me lot në sy: Vendimi i Speciales i padrejtë, dënon luftën çlirimtare!

September 16, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Hashim, sot po të shkruaj si mik

September 16, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Urime Albin Kurti… Por, historia nuk mund të apelohet!

September 16, 2026
Osmani: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën e luftës në Kosovë

Osmani: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën e luftës në Kosovë

September 16, 2026
Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS

Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com