• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kush është Natalyia Apostolova, shefja e re e BE’së në Kosovë

by Aalison Pearse Stevens
18/07/2016 21:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bullgarja Natalyia Apostolova pritet të zëri vendin e sllovenit Samuel Zbogar, si përfaqësuese e BE-së në Kosovë. Largimi i një ballkanasi për t’ia lënë vendin një ballkanase tjetër, nuk duket në vetvete një ndryshim i madh Por me karriera të e tyre në vende të ndryshme, këta diplomatë ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri.

Diplomati slloven Zbogar,  pritet që nga 1 shtatori të zhvendoset në pozitën e njëjtë, por në Maqedoni, raporton lajmi.net.

Ai ka karrierë të konsoliduar diplomatike kryesisht në vendet perëndimore dhe në SHBA, duke përjashtuar dy vjet shërbimi si ambasador i Sllovenisë në Kinë në vitet 1993-95.

Por në anën tjetër, diplomatja bullgare e cila do ta pasojë në pozitën e njëjtë në Kosovë,  karrierën e saj e ka të ndërtuar kryesisht në vendet e Mesdheut dhe të Lindjes së Afërt.

Kështu,  Nataliya Apostolova aktualisht shërben si shefe e delegacionit të BE-së në Libi.

Ajo është emëruar në këtë detyrë nga Catherine Ashton, ish përfaqësues e lartë e BE-së për Politikë të jashtme dhe Siguri.

Ajo është emëruar në këtë detyrë në maj të vitit 2013, pas dy vjetësh nga largimi i delegacionit të BE-së nga Libia, pas sulmeve në vitin 2011 që kishin ndodhur në Bengazi ku ishte varrë ambasadori amerikan, raporton lajmi.net.

“Jam e lumtur të paraqes znj. Nataliya Apostolova si shefe e delegacionit të BE-së në  Tripoli. Talenti dhe përvoja e saj janë asete të  mjaftueshme  për veprimet e jashtme  të BE-së dhe pres të punoj me të në mbështetje të stabilitetit dhe tranzicionit demokratik në Libi”.

Kështu e ka përshkruar Baronesha Ashton, përgatitjen e diplomates bullgare e cila pritet që nga 1 shtatori, të vijë në Prishtinë.

Por ndryshe nga ajo e Zbogarit, karriera e Nataliya Apostolova është e ndërtuar kryesit në vendet e afërta me rajonin e Ballkanit.

Në vazhdim mund të lexoni një krahasim të shkurtër të karrierës diplomatike të Zbogar dhe Apostolova, bazuar në deklarimet e tyre.

Samuel Zbogar është i lindur në vitin 1962 në Slloveni.

Nataliya Apostolova  ka lindur në vitin 1964 në Bullgari.

Zbogar di gjuhët angleze, italiane, frënge, kroate e serbe.

Nataliya Apostolova  kupton mirë ose shkruan mirë gjuhët angleze, frënge, gjermane e ruse.

Zbogar-viti 2011, emërohet  përfaqësues i BE-së në Kosovë.

Apostolova-viti 2013, emërohet përfaqësuese e BE-së në Libi

Zbogar- viti 2008, emërohet ministër i Puënve të Jashtme të Sllovenisë

Apostolova-viti 2010, zv.shefe e misionit të BE-së në Kajro të Egjiptit

Zbogar-viti 2004, ishte Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë

Apostolova në vitin 2004, ishte konsulente e përhershme e Bullgarisë pranë Komisionit Evropian në Bruksel

Zbogar në vitin 2001 ishte Zv.Ambasador i Sllovenisë në OKB

Apostolova në vitin 2002 ishte konsulente e përhershme e Bullgarisë pranë Komisionit Evropian në Bruksel.

Zbogar shërbeu si ambasador i Sllovenisë në Kinë në vitet 93-95

Apostolova përafërsisht në atë kohë në vitet 94-96 ishte eksperte në Ministrinë e Ekonomisë së Bullgarisë, për t’u avancuar më vonë në vitet 97-98 si sekretarja e parë në delegacionin e Bullgarisë në zyrën e OKB-së në Gjenevë të Zvicrës, përgatiti Express. (b.an.)

Next Post

Anëtarësimi në BE/ Serbia avancon te kapitujt 23 dhe 24

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

January 10, 2026
Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

January 10, 2026
Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

January 10, 2026
Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

January 10, 2026
Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

January 10, 2026
“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të  Berishës

“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës

January 10, 2026
U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

January 10, 2026
Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

January 10, 2026
Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

January 10, 2026
Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In