Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim në Bruksel, në forumin “Friends of Europe”.
Por gjatë forumit, PD “përdori” një vajzë të re për të treguar sipas saj, anën tjetër të Shqipërisë, atë të krimit të lidhur me politikën.
Por nuk bëhej fjalë për një nga ato të rinjtë idelaistë që zgjedhin Brukselin për një jetë më të mire.
Ina Haxhija, nënkryetare e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Shqipëri, ka marrë fjalën nga rreshtat e audiencës duke i kujtuar kryeministrit Rama çështjen “Tahiri”.
Ina Haxhija ka qënë gjithashtu kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2017, në listën e Tiranës, e 39-ta.
Siç duket nga fotot, Ina është një militante e zellshme dhe tejet aktive e Partisë Demokratike dhe nuk ngurron ta shprehë këtë në rrjetet sociale.
E vetmja eksperiencë pune që ka shënuar në CV-në e saj, është ajo e specialistes në Bashkinë e Tiranës kur institucioni drejtohej nga Basha, ndërsa gjatë kohës së çadrës shquhej për fjalimet e saj militanteske.(TemA)