• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kush është kompania ‘fantazmë’ që iu bllokuan 1.5 mln euro, transfertat në Kinë e Hong Kong

by A R
04/07/2018 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E themeluar në prill 2017, Sunflower Company dyshohet se ka transferuar miliona euro drejt Italisë, Hong Kongut dhe Kinës, ndërkohë që në Shqipëri nuk kryente asnjë aktivitet. Sekuestrohen llogaritë me 1.5 milionë euro.

Nga Lindita Çela

Një kompani fantazmë dhe pa aktivitet real në Shqipëri dyshohet se ka shërbyer për transferta miliona euroshe drejt Italisë, Hong Kongut dhe Kinës dhe sipas Policisë së Shtetit kishte si qëllim pastrimin e parave. Përmes një njoftimi për shtyp të mërkurën, policia deklaroi se kishte sekuestruar 1.5 milionë euro në llogaritë bankare të kompanisë së quajtur “Sunflower Company”, e themeluar në Shqipëri nga shtetas italianë.

“Kjo shoqëri e krijuar në vendin tonë nga shtetasi i huaj italian S. L., [me precedentë të ndryshëm penalë në Itali për deklarata mashtruese dhe krime në fushën e tatimeve] ka përfituar për një periudhë të shkurtër kohore sasi të konsiderueshme në valutë euro nga shoqëri të huaja,” thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.

“Sunflower Company” është themeluar në prill 2017 me objekt që nis nga tregtimi i produkteve të naftës dhe përfundon tek tregtia e diamanteve dhe gurëve të çmuar. Sipas hetimeve, kompania është kredituar nga shoqëri të huaja dhe më pas paratë janë transferuar sërish jashtë vendit-skemë kjo e dyshuar për pastrim parash.

BIRN zbuloi përmes ekstrakteve në Qendrën Kombëtare të Biznesit se kompania “Sunfloëer Company” është themeluar nga shtetasi italian Armando Leonelli më 4 prill 2017 dhe mbante fillimisht emrin “Real Estate San Sebastiano”.

Tetë muaj më vonë, 70 vjeçari Leonelli ia shet kompaninë për 100 mijë lekë administratorit të tij, Marco Ciolini.

Dokumentet tregojnë se po në të njëjtën ditë, më 4 dhjetor 2017,  Ciolini në cilësinë e pronarit të vetëm të kompanisë tashmë të quajtur “Sunflower”  emëron si përfaqësues për të kryer çdo veprimtari në organet tatimore dhe administrative “Bear Consulting “ shpk, ndërsa si  përfaqësues të posaçëm, Stefano Lorenzin.

BIRN kontaktoi me kompaninë “Bear Consulting” dhe përfaqësuesi i saj, Ergys Demneri tha përmes telefonit se asnjëri prej përfaqësuesve të kompanisë së dyshuar italiane nuk ndodhej në Shqipëri.

“Ne jemi një  zyrë shërbimi kontabiliteti dhe konsulentësh fiskale dhe jemi të kontraktuar nga kjo kompani për të kryer aktivitetin kontabël të tyre, por asnjë prej përfaqësuesve italianë nuk ndodhen në Shqipëri, kanë ikur prej kohësh,” tha Demneri.

I pyetur për bilancet e kompanisë,  Demneri sqaroi se  kompania nuk ka asnjë aktivitet në Shqipëri ndaj dhe deri më tani nuk ka kryer ndonjë veprimtari kontabiliteti për llogari të tyre.

“Kompania është e re dhe nuk ka përfaqësues të tjerë përveç emrave të deklaruar në QKB. Nuk ka pasur aktivitet se sapo është krijuar,  s’ka as punonjës, ndaj dhe ne nuk kemi  kryer asnjë aktivitet kontabël për ta,” sqaroi  eksperti kontabël.

“Tek ne ka ardhur njoftimi për hetimin e prokurorisë dhe ua kam përcjellë shtetasve italianë, por unë nuk di më shumë se sa nga ajo që është deklaruar në regjistrin  e biznesit dhe sa ka deklaruar policia,” shtoi Demneri.

Të kontaktuar nga BIRN, përfaqësues të Prokurorisë u treguan të rezervuar për sqarimin e rrethanave të transferimit të shumave të konsiderueshme monetare nga një kompani thuajse inekzistente. Megjithatë, ata deklaruan se po punohet  për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, e cila është regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Hetimet e deritanishme të Prokurorisë dhe Policisë kanë gjetur miratimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila  me vendimin nr. 3422 të datës 30 qershor 2018 ka urdhëruar sekuestrimin e llogarive bankare, gjendjeve monetare të gjetura në to si dhe asetet e kompanisë “Sunflower”.

Next Post
Partia nxjerr foton dhe bën fushatë raciste: Ja çfarë ndodh nëse nuk na votoni ne

Partia nxjerr foton dhe bën fushatë raciste: Ja çfarë ndodh nëse nuk na votoni ne

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

March 27, 2026
“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

March 27, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

March 27, 2026
Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

March 27, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

March 27, 2026
Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

March 27, 2026
Açka: Berisha në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

“Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë dhe as ajo tjetra…”, Açka sulmon PD: I dhatë Ramës 83 mandate më 27 korrik….

March 27, 2026
Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

March 27, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Gjyqi i Maduros në SHBA/ Prokurorët : Ish-presidenti “plaçkiti” pasurinë e Venezuelës

March 27, 2026
Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In