• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush është “komandantja” e paramilitarëve të Bashës! Disa fakte rreth strukturës së paligjshme të PD

by A R
22/04/2021 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të tjera dalin në pah rreth strukturës së paligjshme të armatosur paramilitare të Partisë Demokratike, paralele me strukturat e shtetit, gjoja për mbrojtjen e votës. Në krye të kësaj strukture, Lulzim Basha ka vendosur Marinela Ziun, drejtuesja e zyrës së anti-korrupsionit në PD.

Në cilësinë e drejtueses së bandës paramilitare, e dënuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë si një diçka e papranueshme dhe e tmerrshme, Ziu ka sqaruar disa ditë më parë se “Fokusi kryesor është monitorimi i shkeljes së ligjit analiza e shkeljes së ligjit dhe më pas raportimi i tyre, denoncimi në KQZ, në prokuroritë e rretheve dhe në SPAK”.

Struktura është projektuar për t’u ngritur që në janar të 2021, ndërsa është plotësuar dhe fuqizuar gradualisht në mënyrë të fshehtë. Për herë të parë flitet për këtë strukturë në udhëzimin e Lulzim Bashës, për strategjinë që duhej ndjekur dhe zbatuar për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në udhëzimin e janarit 2021, Basha flet për grupe vullnetare që duhet të caktohen nga shtabet në varësi të madhësisë së zonës që mbulonin. “Ndajmë zonat brenda një ZAZ dhe caktojmë zyrtarin përgjegjës për atë zonë, si dhe grupet e vullnetarëve që na nevojiten”, thuhet në udhëzimin e Bashës.

Në vijim grupet e vullnetarëve janë strukturuar, fuqizuar dhe kanë qartësuar objektin e veprimtarisë. Ky organ me natyrë paraushtarake është shtrirë në të gjitha degët e Partisë Demokratike. Struktura ka në fokus fushatën zgjedhore, ditën e zgjedhjeve dhe sidomos procesin e numërimit të votave.

Në përbërje të strukturës janë ish-policë të shkarkuar nga detyra, ish-komando dhe truproja të armatosur, të gatshëm për të vrarë për partinë, siç ishte rasti i Arbër Paplekajt, i cili vrau dje në Elbasan, Pjerin Xhuvanin.

Personat e rekrutuar, shumica me të kaluar problematike dhe kriminale, janë kryesisht nga zonat në Veri të vendit. Zyrtarë të PD kanë deklaruar se këta perona janë vullnetarë, por rekrutimi i tyre është bërë në bazë të interesave dhe favoreve të ndryshme, sidomos nëse PD-ja vjen në pushtet.

Struktura, në mënyrë të paligjshme, ushton të gjitha kompetencat e policisë. Struktura patrullon në zona të ndara, ndalon mjete dhe qytetarë, ushtron kontrolle, merr në pyetje dhe në disa në shumë raste ushtron dhunë.(Shqiptarja.com)

Next Post
VIDEO! Mijëra qytetarë mbushin sheshin ‘Skënderbej’, PS mbyll fushatën elektorale në Tiranë

VIDEO! Mijëra qytetarë mbushin sheshin 'Skënderbej', PS mbyll fushatën elektorale në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In