• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kush është Klement Balili dhe lidhjet e tij flagrante me politikën

by Java News
15/01/2019 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I konsideruar si një njeri me lidhje të forta politike në Shqipëri, Klement Balili u përfol fillimisht nga mediat greke, por pa ia përmendur emrin.

Rreth tre vite më parë, CNN grek në një shkrim, shprehej se “Baroni i kartelit të drogës në Ballkan po mbrohet nga politika në Tiranë”, si dhe theksonte pafuqinë e policisë shqiptare për ta arrestuar.

Po në vitin 2016, Partia Demokratike deklaroi zyrtarisht se ky person, që i referohej Athina, është Klemend Balili, të cilin e ka denoncuar edhe në maj të vitit 2014 kur u emërua si drejtor i Transportit në Sarandë.

Edhe pse në deklaratën e PD-së flitej vetëm për lidhje të Balilit me ish-ministrin Saimir Tahiri dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, lidhjet e tij politike janë më të fuqishme në radhët e LSI-së.

Nipi i Klemend Balilit, Rigels Balili ishte kryebashkiak i Delvinës i propozuar nga LSI-ja. Pushteti i tyre ekonomik dhe influenca e madhe në jug të vendit, e ndihmoi LSI-në të rriste rezultatin e saj elektoral në Sarandë, Delvinë e Vlorë.

Prej vitesh Klemend Balili ishte drejtor i Transportit të Sarandë. Verën e vitit 2015 në qytetin bregdetar u inagurua kompleksi turistik “Santa Quaranta”, në pronësi të vëllezërve Balili.

Në këtë inagurim merrte pjesë Ilir Meta, ish-deputeti Koço Kokëdhima dhe zyrtarë të tjerë politikë.

Ish-kampi i punëtorëve në Sarandë u shndërrua në një kompleks modern pas investimit të vëllezërve Balili. Në pronësi të tyre është gjithashtu edhe Hotel “Olivia” në bregdetin e Butrinit, një tjetër resort i njohur i zonës.

Klemend Balili bashkë me vëllezërit e tij zotëron gjithashtu edhe kompaninë e sigurimit “Balili Sh.p.K” e cila operon në qarkun e Vlorës, si dhe shoqërinë e transportit të udhëtarëve drejt Greqisë “Maksa Travel”.

Në vitin 2006 Klemend Balili u arrestua bashkë me disa persona të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës. Ndërkohë nga autoritetet shqiptare, deri më tani ka folur policia, e cila nuk dha shumë detaje e aq më pak emra, por thjesht raportoi se operacioni po vijon.

Policia greke ka thënë se droga kalonte nga Shqipëria drejt Greqisë dhe më pas në vende të tjera të Europës.

“Pablo Escobari” nga Saranda, raportojnë mediat greke, ka lidhje të forta politike në Shqipëri si dhe është një prej financuesve të një partie opozitare greke.

/javanews/a.rada

Next Post
Po peshkonte në Shkumbin, mbytet 77-vjeçari

Po peshkonte në Shkumbin, mbytet 77-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas samitit të Ankarasë, Meloni zbulon qëndrimin e Italisë për NATO-n, Trumpin, Iranin dhe Ukrainën

Pas samitit të Ankarasë, Meloni zbulon qëndrimin e Italisë për NATO-n, Trumpin, Iranin dhe Ukrainën

July 8, 2026
Trump i jep dritën jeshile Ukrainës për të prodhuar raketat Patriot, zbardhen detajet nga takimi me Zelenskyn

Trump i jep dritën jeshile Ukrainës për të prodhuar raketat Patriot, zbardhen detajet nga takimi me Zelenskyn

July 8, 2026
Buxheti për mbrojtjen arrin në 69.2 miliardë lekë, Malaj: Shqipëria vijon të përmbushë angazhimet në NATO

Buxheti për mbrojtjen arrin në 69.2 miliardë lekë, Malaj: Shqipëria vijon të përmbushë angazhimet në NATO

July 8, 2026
Nga mbrojtja kolektive te Rusia dhe Ukraina, çfarë përmban deklarata e plotë e samitit të NATO-s në Ankara

Nga mbrojtja kolektive te Rusia dhe Ukraina, çfarë përmban deklarata e plotë e samitit të NATO-s në Ankara

July 8, 2026
Rutte konfirmoi që samiti i radhës do mbahet në Shqipëri, reagon Rama: Po si thanë…!

Rutte konfirmoi që samiti i radhës do mbahet në Shqipëri, reagon Rama: Po si thanë…!

July 8, 2026
Gjykata Kushtetuese publikon kalendarin, ja datat kur do të shqyrtohen kërkesat për Berishën, Shabanin dhe Salianjin

Gjykata Kushtetuese publikon kalendarin, ja datat kur do të shqyrtohen kërkesat për Berishën, Shabanin dhe Salianjin

July 8, 2026
Rutte e konfirmon: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri, ende s’kemi vendosur datë

Rutte e konfirmon: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri, ende s’kemi vendosur datë

July 8, 2026
Brazili paralajmëron: Vendimi i SHBA-së për bandat kriminale mund të përdoret si pretekst për ndërhyrje ushtarake

Brazili paralajmëron: Vendimi i SHBA-së për bandat kriminale mund të përdoret si pretekst për ndërhyrje ushtarake

July 8, 2026
PE i ashpër me Serbinë: Pa reforma dhe pa përafrim me BE-në, s’ka përparim në negociata

PE i ashpër me Serbinë: Pa reforma dhe pa përafrim me BE-në, s’ka përparim në negociata

July 8, 2026
Një vit pas lirimit, Salianji: Burgosja politike nuk më ndryshoi bindjet

Një vit pas lirimit, Salianji: Burgosja politike nuk më ndryshoi bindjet

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In