• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kush është Juan Guaidó? Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës

by Java News
25/01/2019 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa kohë më parë Guaidonë nuk njihte gati askush. Rastësia e bëri kryetar të parlamentit e krejt papritur ai e shpalli veten president. SHBA-të, e bashkë me të edhe Kosova e Shqipëria, ishin të parët që e njohën.

Askush nuk e kishte sfiduar aq drejtpërdrejt udhëheqësin autokratik të Venezuelës, Nicolás Maduro, sa Juan Guaidó. Në një tubim në kryeqytetin e vendit, Karakas, ai e shpalli veten president të përkohshëm. Një hap i papritur ky për vëzhguesit, sepse deri më 4 Janar, nuk kishte asnjë shenjë që fliste se inxhinieri 35-vjeçar do të ishte në gjendje të ndërmerrte një hap të tillë. Atë ditë, parlamenti i zgjedhur në mënyrë demokratike e votoi atë për kryetar.

Guaidó është anëtar i partisë opozitare “Voluntad Popular”, e cila u themelua në vitin 2009 me në krye karizmatikun Leopoldo López. López ka kohë që është mishërim i opozitës në Venezuelë, edhe pse qysh nga protestat masive e me viktima të vitit 2014, ai është mbajtur në burgje ose arrest shtëpie. Partia e tij ka vetëm 14 vende në parlament. Edhe pse partia është anëtare e Internacionales Socialiste, edhe López dhe Guaidó konsiderohen politikanë të qendrës.

Nga sfondi në radhën e parë

Ashtu si López, edhe Juan Guaidó është një ndër  themeluesit e  VP-së. Ai e kishte nisur karrierën politike si lider i studentëve, në Universitetin Katolik, Andrés Bello, në Karakas. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, më 6 dhjetor 2015, opozita fitoi shumicën në parlament dhe Guaidó mori një vend si deputet.

Sipas marrëveshjes së bërë ndërmjet partive të opozitës, MUD, çdo vit e ka radhën një parti të caktojë kryetarin e parlamentit. Pra, ishte një rastësi e plotë që më 5 janar këtë post e mori në dorë, Juan Guaidó, thotë Hector Briceño, sociolog venezuelas në Universitetin e Rostock-ut: “Në hierarkinë e partisë së tij ka shumë figura të rangut të lartë, por ato nuk ishin në gjendje të merrnin këtë post. Kreu i partisë, Leopoldo Lopez, është në arrest shtëpie. Freddy Guevara, ish-nënkryetar i Parlamentit, është larguar nga vendi në fillim të nëntorit dhe jeton në ekzil në Kil, pasi Gjykata e Lartë e kontrolluar nga regjimi i Maduros ia hoqi imunitetin dhe e akuzoi, ndër të tjera, edhe për nxitje të turmave për rebelim. Dhe Carlos Vecchio, ish-koordinator i partive politike, zgjodhi mërgimin pasi e bënë përgjegjës për të vrarët e demonstratave masive në vitin 2014..

Ndërmjetës i opozitës së përçarë?

Kjo gjakhumbje në krye të të gjitha partive të opozitës, i hapi rrugën Guaidosë që të vinte në krye të parlamentit. Por Guaidó ka edhe cilësitë e veta, si lider, i thotë DW-së sociologu Briceño: “Ai nuk konsiderohet një figurë dominuese dhe mund të luajë rolin e një ndërmjetësi. Ai është pragmatik dhe i vendosur për të bashkuar rrymat e ndryshme brenda opozitës”. Përveç kësaj, mosha e re e tij ngjall shpresat e shoqërisë civile.

Uniteti i rrymave të ndryshme është pikërisht ai që e bëri opozitën prej vitesh tepër të dobët për të kundërshtuar me të vërtetë regjimin e Hugo Chavez-it dhe të pasuesit të tij, Maduro. Fitorja e MUD-it në zgjedhjet parlamentare të vitit 2015 ishte një pikë kulmore, por as kjo nuk mundi ta shkrinte në një të vetme këtë konglomerat të përbërë prej partish socialiste, liberale dhe konservatore.

Juan Guaido gëzon përkrahjen e popullit, por jo të ushtrisë. Një grua duke e puthur presidentin e vetëshpallur, më 23 Janar.

Pa ushtri një rrezik i madh

2018-a ishte një vit shkatërrues për opozitën në Venezuelë. Ishte viti kur aleanca e opozitës MUD u atomizua”, thotë politologu kilian, Fernando Mires, profesor i dalë në pension në Universitetin e Oldenburgut, në një intervistë me DW.

Mires kujton se në fjalimet e para si kryetar i parlamentit Guaidó ishte i pavendosur, sepse nuk donte që t’i bënte armike partitë e opozitës. “Dhe papritmas Guaidó zgjedh këtë aventurë të rrezikshme dhe e shpall veten president të përkohshëm,” çuditet Mires.

Në këtë 23 Janar, thotë Mires, ishte bërë e qartë se për cilin krah të opozitës, kishte vendosur Guaidó: për krahun radikal. “Duke shpallur veten si president të përkohshëm, ai u përkul para presionit të partisë së vet, që kërkonte një qëndrim më pa kompromis kundrejt presidentit Maduro dhe presionit të Uashingtonit që e njohu atë menjëherë si presidentin legjitim të Venezuelës që para se të betohej. Politologu mendon se situata mund të përshkallëzohet.

“Askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë tani. Nëse Guaidó ka pas vetes disa pjesë të ushtrisë dhe atëherë ai ka vepruar drejt. Por nëse jo, atëherë hapi i tij ishte i papërgjegjshëm, meqë mund të sjellë një valë dhune në Venezuelë.

Kosova dhe Shqipëria ishin ndër vendet e para në Evropë që e njohën e presidentin e vetëzgjedhur. /DW

/a.rada

Next Post
E trishtë! Shuhet ikona e Hollywood-it

Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë legjenda e Dinamos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma zgjedhore, ish-kreu i KQZ: 35 vite komisione bipartizane kanë prodhuar zgjedhje pa standarte 

Reforma zgjedhore, ish-kreu i KQZ: 35 vite komisione bipartizane kanë prodhuar zgjedhje pa standarte 

February 18, 2026
Trafik kokaine nga Amerika e Jugut drejt Europës, arrestohet në Romë vëllai i deputetes demokrate

Trafik kokaine nga Amerika e Jugut drejt Europës, arrestohet në Romë vëllai i deputetes demokrate

February 18, 2026
“UÇK nuk kërkoi shkatërrimin e një kombi tjetër, por vetëm liri”, Krasniqi në Hagë: Çdo akuzë është vazhdim i gënjeshtrave të regjimit serb

“UÇK nuk kërkoi shkatërrimin e një kombi tjetër, por vetëm liri”, Krasniqi në Hagë: Çdo akuzë është vazhdim i gënjeshtrave të regjimit serb

February 18, 2026
Manastiri i Zvërnecit i rrezikuar nga uji, nisin verifikimet në terren

Manastiri i Zvërnecit i rrezikuar nga uji, nisin verifikimet në terren

February 18, 2026
Dita e fundit e deklaratave përmbyllëse në Hagë, Krasniqi – prokurorëve: Folët me gjuhën e serbëve!

Dita e fundit e deklaratave përmbyllëse në Hagë, Krasniqi – prokurorëve: Folët me gjuhën e serbëve!

February 18, 2026
“Qëndroj këtu jo si një kriminel, por si njeri i kalitur në luftra”, Krasniqi: Jemi burgosur padrejtësisht!

“Qëndroj këtu jo si një kriminel, por si njeri i kalitur në luftra”, Krasniqi: Jemi burgosur padrejtësisht!

February 18, 2026
Akuzohen për prodhim e shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre, GJKKO jep vendimin për tre të pandehurit, njëri prej tyre ish-efektiv policie

Dosja “Sterilizimi”, GJKKO mbyll shqyrtimin gjyqësor, ja kur do të shpallet vendimi

February 18, 2026
Tensione në Rrjoll/ Banorët u dalin para fadromave dhe nuk lejojnë punimet, gjashtë të shoqëruar, mes tyre një grua

Tensione në Rrjoll/ Banorët u dalin para fadromave dhe nuk lejojnë punimet, gjashtë të shoqëruar, mes tyre një grua

February 18, 2026
Tirana në mbështetje të UÇK, Balla: Çdo përpjekje për të barazuar viktimat me autorët do sillte destabilizim

Tirana në mbështetje të UÇK, Balla: Çdo përpjekje për të barazuar viktimat me autorët do sillte destabilizim

February 18, 2026
“Lutja e fundit”, Thaçi mbyll dëshminë në Hagë: U mbiçmova më shumë nga sa e meritoja

“Lutja e fundit”, Thaçi mbyll dëshminë në Hagë: U mbiçmova më shumë nga sa e meritoja

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In