• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 15, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kush është ish-prokurori që u plagos në Tiranë, çështjet e bujshme që ka hetuar

by A R
04/06/2021 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Tiranë ku një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Burime paraprake thanë se një person hapi zjarr dhe vrau ish-dhëndrin e tij, ndërsa plagosi avokatin e viktimës.

Avokati i plagosur është identifikuar dhe bëhet fjalë për Adriatik Camën. Cama ka qenë prokuror dhe aktualisht ushtronte profesionin e avokatit. Ai është aktualisht avokati mbrojtës i efektivit të forcave “Shqiponja”, Nevaldo Hajdaraj, i cili më 8 Dhjetor të vitit të kaluar vrau Klodian Rashën.

Adriatik Cama u shkarkua si prokuror i Prokurorisë së Tiranës nga KPK-ja më 12 Korrik të vitit 2018. Sipas dosjes në Vetting, një raport nga DSIK ngrinte dyshime për përfshirjen e Camës në një aferë korruptive në vitin 2005, kohë kur ai drejtonte Prokurorinë e Lushnjes. Sipas KPK, bashkë me një prokuror tjetër, Cama kishte marrë para nga familjarët e një personi të proceduar për “kontrabandë” për të pushuar hetimet ndaj tij. Në raport thuhej se Cama kishte zëvendësuar prokurorin e çështjes me një tjetër, i cili në 2 Qershor 2005 kishte pushuar çështjen.

Sipas trupës së KPK, Adriatik Cama ishte person i mundshëm për t’u vënë nën presionin e personave të inkriminuar, sepse kishte pasur kontakte të papërshtatshme duke shkëmbyer dhurata apo favore me persona të përshirë në krimin e organizuar. Ky pretendim u kundërshtua me forcë nga ana e prokurorit Cama. Edhe kontrolli i pasurisë kishte vërejtur disa probleme në pasuritë e prokurorit ku KPK vlerësoi se ka mungesë burimesh të ligjshme për një përqindje të tyre.

Cama ka qenë prokuror edhe në çështjen e atentatit ndaj aktorit Mishel Prela Manoku, ngjarje e ndodhur në Korrik të vitit 2017. Një nga çështjet e bujshme që ka përfaqësuar si ish-prokuror Cama ka qenë edhe procesi ndaj ish-deputetit Mark Frroku.

Next Post
Familja gjen skeletin e një sirene? Ekspertët mbeten të hutuar

Familja gjen skeletin e një sirene? Ekspertët mbeten të hutuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In