• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kush është i dënuari që grabiti 11 milionë dollarë vetëm me një telefon nga burgu?

by A R
30/08/2023 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E keni menduar ndonjëherë që një i burgosur të arrijë të fusë 11 milionë dollarë në llogarinë e tij, nga brenda qelisë?!

Arthur Lee Cofield, një i burgosur në një burg të sigurisë maksimale në Xhorxhia të SHBA-ve është ai që e ka realizuar të pamundurën.

31-vjeçari arriti të grumbullojë të paktën 11 milionë dollarë duke “aktruar” si një manjat miliarder, por pa dalë kurrë nga qelia.

Ky rast i pabesueshëm mashtrimi ka bërë xhiron e rrjetit, duke ndezur kureshtjen e të gjithëve, pasi është e jashtëzakonshme mënyra se si i burgosuri i ka kryer mashtrimet.

I riu drejtoi një operacion grabitje brenda burgut të Xhorxhias, ku mashtroi përfaqësuesit e shërbimit të klientit në “Charles Schwab” duke i bërë të besonin se ai ishte miliarderi nga Kalifornia, Sidney Kimmel.

“Charles Schwab Corporation” është një kompani amerikane e shërbimeve financiare shumëkombëshe që ofron shërbime tregtare, bankare dhe investimesh, duke përfshirë shërbime këshillimore dhe të menaxhimit të pasurisë për klientët me pakicë dhe institucionet.

Schwab është firma më e madhe e shërbimeve të investimeve të tregtuara në Amerikë, me afërsisht 7.8 trilion dollarë portofole aktive të klientëve.

Mashtrimi më i madh telefonik ndonjëherë

Cofield, sipas dokumenteve të gjykatës të lëshuara nga zyrtarët e qarkut dhe burgut, përdori një telefon për të imituar miliarderin Sidney Kimmel. 94-vjeçari Kimmel është pronar dhe CEO i kompanisë së prodhimit Sidney Kimmel Entertainment dhe renditet në vendin e 1,905 në listën e Forbes 2023 të njerëzve më të pasur në botë.

Ai themeloi kompaninë e veshjeve Jones Group më shumë se katër dekada më parë dhe zotëron marka të tilla si Stuart Weitzman dhe Nine West. Në vitin 2014, ai e shiti kompaninë për 2.2 miliardë dollarë te firma e kapitalit privat Sycamore Partners, dhe tani zotëron kompaninë e prodhimit Sidney Kimmel Entertainment, e cila prodhoi filmat “Hell or High Water”, “Crazy Rich Asian” dhe “Moneyball”.

Skema e Cofield, e cila u zhvillua midis 4 dhe 16 qershor 2020, thuhet se i mundësoi atij të përdorte telefona celularë të futur ilegalisht në burg, për të komunikuar me firmën e shërbimeve financiare Schwab dhe në këtë mënyrë të arrinte të transferonte 11 milionë dollarë në një kompani në Idaho, për të blerë 6,106 lingota ari American Eagle.

Më pas ai mori me qira një aeroplan privat për të transportuar arin nga Atlanta dhe bleu një rezidencë prej 4.4 milionë dollarësh në Buckhead, të Xhorxhias, vetëm duke përdorur telefonin që kishte në qeli.

Cofield po vuante në burg dënimin me 14 vite për grabitje të armatosur pasi e la viktimën e tij të paralizuar.

Tani ai akuzohet edhe për komplot për të kryer mashtrime bankare dhe pastrim parash, për të cilat ai është deklaruar i pafajshëm, ndërsa autoritetet besojnë se bashkëpunëtorët Eldridge Bennett dhe vajza e tij 27-vjeçare, Eliayah, ishin përfshirë në këtë skemë.

Sakaq, “Charles Schwab” i tha Insajderit se me vënien në dijeni për aktivitetin e dyshimtë, menjëherë janë nisur masat për të mbrojtur llogarinë e klientit dhe autoritetet janë njoftuar.

“Cofield ishte një person dinak, inteligjent që mund të të mashtronte me miliona“, tha Jose Morales, drejtor i Njësisë së Menaxhimit Special.

/a.r

Next Post
Nuk na e mbante të shkonim në Theth, Valbonë a Vlorë! Sot flasim për turizëm në Shqipëri

Nuk na e mbante të shkonim në Theth, Valbonë a Vlorë! Sot flasim për turizëm në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com