• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush është i dashuri i ri i Heidi Bacit! Lidhja diskrete në Itali e moderatores pas fundit të romancës me Romeo Veshajn

by Os De
08/11/2025 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Heidi Baci u bë brenda një viti një ndër personazhet më të dashura jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali, ku edhe u bë pjesë fillimisht te “Grande Fratello”. Biondja simpatike, pas eksperiencave në formatet reality, provoi moderimin, por edhe autorësinë e një libri, duke përmbushur kështu ëndrrën e saj.

E pas gjithë eksperiencës, ajo ka vendosur që të rikthehet në Itali, për të qenë pranë familjes së saj, por edhe për të vijuar jetën që kishte përpara se të shndërrohej në një personazh të famshëm. Por pas shumë ndryshimesh që pati në jetën e saj, duket se këtë herë lëvizje ka pasur edhe në jetën private.

 

Heidi Baci, ish-banorja e “Big Brother VIP”, ka pranuar historinë e saj të dashurisë, të cilën, Panorama e zbuloi pak javë më parë. E ftuar në emisioni ku u pyet nëse beson te dashuria dhe nëse ajo është e lumtur. “Patjetër, gjithmonë. Nëse mund të jap një këshillë, mos hiq dorë, është gjëja më e bukur. Po jam shumë e lumtur”, u shpreh Heidi.

Mesa duket, lidhja e re e saj tashmë është konsoliduar mjaftueshëm, sa vetë ta pranojë këtë histori të re dashurie. Udhëtimet e shpeshta dhe fakti që po zgjedhë të qëndrojë më shumë në Itali se këtu, flasin për një raport të ri sentimental, por që mesa duket gjithçka është shumë diskrete.

Në rrjetet sociale të Heidit nuk ka asnjë shenjë nga i dashuri i ri, duke shtuar edhe më shumë misterin e kësaj pune. Por fakti se tashmë jeta e re e saj është në Itali, dikton se partneri i ri i saj është Italian, duke e mbyllur kështu njëherë e mirë kapitullin me djemtë shqiptare. Vetëm pak kohë më parë, ajo festoi ditëlindjen e saj, në një atmosferë të mbushur me dashuri dhe surpriza. Bukuroshja shqiptare, e cila jeton në Itali me familjen e saj, u surprizua nga të afërmit me një festë intime, ku mbizotëronte ngrohtësia familjare dhe gëzimi i këtij rasti të veçantë. Në rrjete sociale, Heidi ndau me ndjekësit disa çaste nga ky përjetim i veçantë, duke e shoqëruar me një mesazh plot emocion dhe mirënjohje.

“S’e di çfarë i bën disa momente kaq të veçanta. Ndoshta ajri i gushtit, ndoshta surpriza e papritur e familjes…. Por zemra ime është plot mirënjohje për jetën që i ktheu ëndrrat e mia në realitet… dhe për ju, që jeni pranë meje. Faleminderit për të gjitha urimet”.

Ky postim u prit me dhjetëra urime e mesazhe nga ndjekësit e saj, të cilët i uruan suksese dhe lumturi në jetën personale dhe profesionale. Në festë nuk kishte shenja se ishte edhe i dashuri i saj i ri, duke treguar se lidhja është ende në hapat e tyre të parë dhe kanë preferuar që mos ta bëjnë publike këtë histori, as për të afërmit e tyre.

Mesa duket, raporti i saj me Romeon është mbyllur njëherë e mirë, duke i dhënë fund kështu një historive më të diskutuara të dashurisë.

Next Post
Deklaratat për Gonzaton, të Hënën mblidhet ‘Etika’/ PS kërkon përjashtimin e Berishës deri në 2 muaj

Deklaratat për Gonzaton, të Hënën mblidhet ‘Etika’/ PS kërkon përjashtimin e Berishës deri në 2 muaj

Comments 1

  1. Hodo says:
    4 months ago

    Na krisi e na plasi, se kush është i dashuri i baçesë……
    Është turp për redaksinë java, që boton kësi soj lajmi.
    Nuk nderoheni.

    Reply

Leave a Reply to Hodo Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
Nga zyrat e Berishës drejt bashkive të Ramës/ Gazetari: Baza e PD, e zhgënjyer

“Si do sulmosh Edi Ramën kur e ke partner në qeverisje”, avokati: Me Berishën PD nuk është alternativë

February 23, 2026
Aksident me vdekje në Kakavijë-Gjirokastër, e moshuara përplaset nga oficeri i policisë

Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë shoferi 34-vjeçar, pasagjeri në gjendje të rëndë

February 23, 2026
“Të mërzitur dhe të frustruar”, BE kundër Hungarisë: Mos vendosni veton për sanksionet ruse

“Të mërzitur dhe të frustruar”, BE kundër Hungarisë: Mos vendosni veton për sanksionet ruse

February 23, 2026
“U zgjuam në një realitet tjetër”, turistët e banorët përshkruajnë terrorin në Meksikë

“U zgjuam në një realitet tjetër”, turistët e banorët përshkruajnë terrorin në Meksikë

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In