• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush është Hamasi?/ Arsyet pse Izraeli i frikësohet ndërhyrjes iraniane në Gaza dhe pse ndizet ky konflikt

by A R
08/10/2023 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hamasi, ose Lëvizja e Rezistencës Islamike, u themelua në vitin 1987 gjatë kryengritjes së parë palestineze. Izraeli, SHBA dhe BE, e konsiderojnë atë një organizatë terroriste, por Hamasi gëzon mbështetjen e presidentit turk Rexhep Tajip Erdoan, të Iranit të disa shteteve të tjera në lindjen e largët.

Hamasi udhëheq Rripin e Gazës që nga viti 2007, pas një lufte të shkurtër civile me forcat besnike të forcës politike Fatah, e cila udhëhiqet nga presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.

Marrja e Gazës nga Hamasi pasoi fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare palestineze në vitin 2006, që është dhe procesi i fundit zgjedhor.

Hamasi e akuzoi Abbas për komplot kundër tij, ndërsa ky i fundit e përshkroi atë që ndodhi si, grushtshteti. Që atëherë, ka patur shpërthime të shpeshta të konfliktit me Izraelin.

Që kur Hamasi mori kontrollin e Rripit të Gazës, Izraeli e ka shpallur atë një “territor armiqësor” dhe ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike, karburant dhe mallra të nevojsme për periudha të gjata, si dhe ka bllokuar eksportet.

Nga ana tjetër vetë Hamasi refuzon ta njohë shtetin e Izraelit dhe shpesh dërgon njerëz të armatosur dhe kamikaze në sulme ndaj Izraelit.

Hamasi kontrollon Gazën me grusht të hekurt dhe ka ruajtur pushtetin duke marrë ndihmë të vazhdueshme financiare dhe ushtarake nga Irani.

Sipas mediave, Irani i jep rreth 6 milionë Dollarë në muaj Hamasit nëpërmjet  islamistëve të Hezbollahut që kontrollojnë Libanin jugor.

Hezbollahu janë shitë si ajatollahët e Teheranit dhe po luftojnë, si Hamasi, për shkatërrimin e Izraelit fqinj.

Ndarja midis Hamasit dhe palestinezëve të Abu Mazen shërben gjithashtu për të shpjeguar pse konflikti është fokusuar gjithmonë në Gaza. Mediat e huaja ngrenë pikëpytjen nëse njerzit e  presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas i njohur gjithashtu edhe si Abu Mazen a do të përfshihen në ngjarjet e fundit.

Mandati i 87-vjeçarit ka skaduar gati pesëmbëdhjetë vjet më parë, por ai nuk shkon kurrë në zgjedhje sepse gjithmonë ka fituar Hamasi.

Gjatë presidencës amerikane të Donald Trump, dhe falë Marrëveshjes së Abrahamit të nënshkruar në vitin 2020 nga Izraeli me disa vende të Gjirit, u njoftua një paketë e madhe ndihme për Bregun Perëndimor që drejohet nga Abu Mazen.

Në një moshë të thyer dhe shumë i varur nga ndërkombtëraët, ai  përshkruhet nga media lokale si i korruptuar duke qenë se ndihmat që kanë dhënë vendet e huaja nuk kanë shkuar për të përmirësuar jetën e banorëve.

Por më shumë se ndërhyrjes së palestinezëve të Abu Mazen qeveria izraelite i frikësohet Iranit për shkak të programit bërthamor i rinisur në vitin 2002. Teherani financon gjithashtu Lëvizjen Xhihad në Palestinë, e cila është përgjegjëse për shumë sulme vetëvrasëse.

Por teksa luftimet vijojnë mes forcave izraelite dhe atyre të Hamasit një zgjidhje për dhënien fund të konfilktit duket e largët.

Nga viti 1946 e deri më sot, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar 700 rezoluta dhe Këshilli i Sigurimit ka votuar për më shumë se 100, por të gjitha këto përpjekje të ndërkombëtare nuk kanë dhënë rezultate konkrete.

/a.r

Next Post
Ndezi zjarr në tokën e tij, por flakët dogjën 200 ullinj, arrestohet 66-vjeçari në Goriçan

Zjarr në fshatin Risili të Vlorës, flakët përhapen me shpejtësi! Rrezik për parcelat e ullinjve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In