Drejtori i kabinetit të ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, është kthyer në një qendër debate këto dy ditë në politikën shqiptare. Pirro Vengu ka marrë një fletëthirrje nga Greqia për të kryer ushtrinë. Kjo, duke qenë se ai ka edhe nënshtetësinë greke.
Kaq është dashur që opozita të kërkojë dorëheqjen e ministrit Bushati. Nëse sheh profilin e tij në Facebook, sheh se Vengu është krenar si shqiptar. Ai ka postuar flamuj kombëtarë, qeleshe dhe foto të ekipit Kombëtar.
Madje, ditën e ndeshjes me Serbinë, edhe pse ka qenë në një takim pune në Luksemburg, ai ka postuar një foto duke parë ndeshjen nga hoteli me laptop.
“Rasti i tij duket shumë zhurmë për asgjë, pasi minoritarët në qeverinë e Berishës i kemi pasur edhe ministra. Për të mos folur pastaj që vetë ministri i Jashtëm, shqiptari Lulzim Basha, i fali detin Greqisë” – shkruan Tema.











