• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kush është gjykatësja që liroi drejtorin e LSI, ‘kokën’ e trafikut të kokainës

by A R
14/11/2017 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Artur Mahmutaj, ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Hekurudhës, i vendosur në këtë detyrë me propozim të LSI, prej disa ditësh mbetet i arrestuar në Itali, ku u arrestua në posedimin e 76 kilogramëve kokainë.

Problemet me drejtësinë për Mahmutajn nuk janë të reja. Në vitin 2015 ai qëndroi për tre muaj në paraburgim, përpara se të lihej i lirë nga Gjykata e Durrësit, ndonëse kishte prova të qarta që e lidhnin atë me një laborator droge të zbuluar në një magazinë në pronësi të tij.

Gjykatësja Anita Mici, e emëruar në muajt e fundit të qeverisë Berisha dhe dekretuar si gjykatëse në Gjykatën e Apelit të Durrësit nga Presidenti Nishani, (SHIH – http://president.al/?p=33207), ishte në fakt protagonistja kryesore e atij vendimi arbitrar.

Për fat të keq, ky nuk është i vetmi vendim skandaloz i kësaj gjykatëse. Pak kohë më parë, ajo shpalli të pafajshëm ish-kryeinspektorin e Mjedisit në Durrës, Genci Ballën, edhe ai i emëruar nga LSI, për akuzën e “korrupsionit pasiv”.

Lirimi i Ballës u bë ndonëse ishte arrestuar në flagrancë në kryerje të veprës penale dhe ekzistonin të gjitha provat e nevojshme, të referuar nga policia.

Pavarësisht se kryeinspektori u shpall i pafajshëm, në atë çështje përfundoi në burg vartësi i tij. http://www.panorama.com.al/durres-prokuroria-perplaset-me-gjykaten-vendim-te-pabazuar-ne-ligj-dhe-ne-prova/

Asokohe, vendimi u konsiderua publikisht edhe nga vetë Prokuroria si “skandaloz”.

Emërimi i gjykatëses Mici ka ngjallur polemika që në vendimin e parë të KLD-së, në mars 2013, kur mediat e konsideruan emërimin e saj si një “farsë”, për shkak të afërsisë së saj të njohur me familjen Berisha. https://sot.com.al/politike/mbyllet-farsa-e-zgjedhjes-s%C3%AB-gjyqtar%C3%ABve-t%C3%AB-administratives-shkelet-ligji-komisioni-me

/Lexo.al/a.m.

Next Post
“Qenke si Erjon Braçe, i vogël fare”, batuta e Ramës me fëmijën diabetik

"Qenke si Erjon Braçe, i vogël fare", batuta e Ramës me fëmijën diabetik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com