• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kush është Giorgia Meloni, kryeministrja e ardhshme e Italisë

by Java News
26/09/2022 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Liderja e Partisë Vëllezërit e Italisë, Giorgia Meloni, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e përgjithshme.

Ajo pritet të jetë kryeministrja e parë femër e Italisë, duke udhëhequr qeverinë më të ekstremit të djathtë që nga epoka fashiste e Benito Musolinit.

Duke iu drejtuar mediave dhe mbështetësve në orët e para të mëngjesit të së hënës, Meloni tha se ishte një natë krenarie për shumë njerëz.

Por kush është Giorgia Meloni?

Në moshën 15-vjeçare, në vitin 1992, ajo militoi në Frontin e Rinisë, dega rinore e Lëvizjes Socialiste Italiane, me të cilën ajo mori pjesë në protestat kundër reformës në arsim.

Që atëherë, karriera e saj politike ka qenë e pandalshme. Nga 1998-a në 2002-shin ajo ishte këshilltare bashkiake e Romës me partinë Aleanca Kombëtare, e cila në 2008-n u bashkua me Popullin e Lirisë të Silvio Berlusconit, lëvizje që asokohe i lejoi të bëhej ministrja më e re në historinë e Italisë.

2013-a është viti i ndarjes. Meloni braktis Popullin e Lirisë për të themeluar Vëllezërit e Italisë, parti tiparet e të cilës janë ato të një nacionalizmi konservator, me një konotacion të fortë sovranist. Flaka trengjyrëshe rishfaqet në simbolin e partisë dhe brenda pak vitesh shfaqen edhe inicialet e Lëvizjes Socialiste Italiane.

Meloni e nisi me rreth 3 për qind të mbështetjes në zgjedhjet e 2013-s, por gjatë 9 viteve në opozitë, rritja e saj ka qenë konstante. Hovi erdhi me qeverinë Conte II dhe mbi të gjitha me ekzekutivin e Mario Draghit, ku Vëllezërit e Italisë ishin partia më e madhe italiane që zgjodhi të qëndronte në opozitë.

Liderja provoi se ishte shumë e aftë në kanalizimin e konsensusit të monopolizuar nga Liga e Veriut ndër vite; me kundërshtimin për gjithçka që konsiderohej progres, por Meloni është e kujdesshme të mos i kalojë vijat e kuqe kur bëhet fjalë për të kundërshtuar sistemet.

Ndaj, ndërsa në Evropë ajo vijon të kultivojë prirje bashkëpunuese me grupet euro-skeptike, si ai spanjoll VOX, në shtëpi dhe përtej Atlantikut Meloni duhet të tregojë fytyrën e saj institucionale dhe të moderuar, pa të cilën është e vështirë të mendohet qeverisja e një vendi si Italia.

Next Post
Dhunoi të ëmën e më pas i vodhi para për të blerë drogë/ Në pranga me 21-vjeçarin edhe fqinji i tyre

Organizonin lojra fati, arrestohet pronari bashkë me 3 të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
“S’ju jap llogari ju”, debat mes Alimehmetit dhe zyrtarit socialist: Pse nuk vini në komisione?

“S’ju jap llogari ju”, debat mes Alimehmetit dhe zyrtarit socialist: Pse nuk vini në komisione?

April 8, 2026
Ilir Meta në rrezik? Eksperti: Dumani mund të ekzekutohet me snajper nga jashtë…

Ilir Meta në rrezik? Eksperti: Dumani mund të ekzekutohet me snajper nga jashtë…

April 8, 2026
“Mbretëresha e Ketaminës” dënohet me 15 vjet burg për vdekjen e Matthew Perry-t

“Mbretëresha e Ketaminës” dënohet me 15 vjet burg për vdekjen e Matthew Perry-t

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In