• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush është fituesi i vetëm nga Brexit?

by Java News
12/12/2018 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Robert E. Hunter/

Ndërsa aleatët e Amerikës në Evropë, pyesin veten se çfarë do të bëjë tjetër presidenti Donald Trump për të dobësuar NATO dhe elementë të tjerë kryesorë të Aleancës Atlantike, ata nuk janë fokusuar mjaftueshëm tek një kërcënim tjetër ndaj sigurisë evropiane. Ky kërcënim është Brexit:tërheqja e afërt britanike nga Bashkimi Evropian.

Shumica e debatit, ka të bëjë me elementet ekonomike, dhe atë që Brexit do t’i shkaktojë Britanisë. Por ajo që humbet në debat, është vëmendja ndaj rolit të ardhshëm të Britanisë së Madhe në sigurinë evropiane. Ky rol tashmë po zvogëlohet. Dhe siç janë punët tani, do të vazhdojë të zvogëlohet më tej.

Gjithkush në Perëndim që kujdeset për sigurinë në këtë pjesë të botës, do të ketë pasoja. Kur Britania iu bashkua Komunitetit Evropian (KE) në vitin 1973, siguria në Evropë ishte një çështje e drejtpërdrejtë. Bashkimi Sovjetik ishte armiku i përbashkët, NATO mbështetja kryesore, Shtetet e Bashkuara ishin të angazhuara fuqishëm, dhe zamka që mbante lidhur aleancën ishte një ndjenjë e përbashkët mes aleatëve perëndimorë, se që të gjithë ishin bashkë.

KE luajti ndërkohë një rol të rëndësishëm në fushën e sigurisë. Ajo ndihmoi në përballjen me sfidën e madhe strategjike të shekullit XX-të, përveç kërcënimit sovjetik:marrëdhëniet midis Francës dhe Gjermanisë.

Më të rëndësishme ishin zhvillimet e brendshme në këto vende dhe ato fqinje, që ndryshuan kulturat politike dhe fuqizuan brezat e rinj, që kërkonin t’u jepej fund grindjeve të vjetra. Kur u bashkua me KE, Britania luajti gjithashtu këtë rol.

Hera-herës, Londra ndërmjetësonte mes Parisit dhe Bonit. Kur përfundoi Lufta e Ftohtë, nisi kërkimi për një mënyrë më të mirë dhe më pak të rrezikshme, për të organizuar sigurinë evropiane.  Presidenti Xhorxh H.W Bush shpalli qëllimin e tij për krijimin e një “Evrope të plotë dhe të lirë dhe në paqe”.

NATO, dhe ajo që tani është Bashkimi Europian (BE), filloi të zgjerohet në kombet e pavarura të Evropës Qendrore. Në fillim lindën instrumentet joformale si Partneriteti për Paqe, pastaj erdhi anëtarësimi zyrtar. Arkitektura përfshinte kritere ushtarake, por edhe elemente politikë, ekonomikë dhe kulturore.

Në këtë mënyrë, “siguria” u bë gjithpërfshirëse dhe organike, ku secila pjesë lidhej me pjesën tjetër, duke angazhuar secilin vend europian në një skenë të përgjegjësive të përbashkëta, me një rol qendror të BE-së. Kështu, kultura perëndimore e sigurisë u shtri në Evropën Qendrore (përfshirë Ukrainën), në pjesë të ish-Bashkimit Sovjetik, dhe shpresohej ndoshta dhe në Rusi.

Britania, ka qenë prej kohësh një pjesë jetike e asaj strukture të sigurisë organike, nga e cila tani nuk mund të tërhiqet pa shkaktuar dëme të mëdha. Megjithatë shumë përkrahës të Brexit pretendojnë të kundërtën.

Kjo nuk ishte e vërtetë, kur Britania u bë pjesë e unionit në vitin 1973. Kjo sigurisht është e vërtetë në Evropën e sotme. Kjo nuk përfshin vetëm detyrimet nga anëtarësimi në NATO, ku Britania është shumë më pak e pranishme ushtarakisht, se sa vetëm disa vjet më parë.

Kjo do të thotë se duhet të luajë një rol të plotë në Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE, dhe të angazhohet në të gjitha përpjekjet e BE që nxisin sigurinë në të gjithë kontinentin, dhe të synojë të merret me sjelljen agresive të Rusisë në Ukrainë, shteteve baltike dhe më gjerë.

Kjo siguri organike, me qendër në Europë, është bërë edhe më e rëndësishme, për shkak të rritjes së dyshimeve mbi përparësinë e Evropës në të menduarit strategjik të SHBA-së. Dyshimet nisën që gjatë administratës së Obamës, me deklaratat e SHBA për “strumbullarin aziatik”.

U përshpejtuan me qëndrimet dhe sjelljen e presidentit Donald Trampit ndaj aleatëve. Nuk është rastësi që Emanuel Makron i Francës, i mbështetur nga Angela Merkel e Gjermanisë, ka ringjallur konceptin e vjetër të një ushtrie evropiane, dhe sipas fjalëve të Makron një “solidaritet reciprok, dhe marrëdhënie të ndërsjellta mbrojtëse”, pjesërisht duke pranuar se “Evropa nuk mund t’ja besojë më sigurinë e vet vetëm Shteteve të Bashkuara”.

Megjithatë me Brexit, Britania nuk do të jetë më pjesë e plotë e sigurisë organike në Evropë. Shpërndarja e sigurisë politike dhe ekonomike, e sponsorizuar nga Perëndimi në Evropën Qendrore, do të dobësohet. Kundërshtimi i ambicieve ruse, që varet nga një unitet i fortë i fuqive të mëdha evropiane, mund të bëhet më problematik, me një BE më pak efektive, që nuk mund të luajë rolin e saj të plotë krahas NATO-s.

Teksa po largohet nga BE, Britania mund të mos jetë më aleatja e preferuar e Amerikës. Pavarësisht retorikës së vazhdueshme mbi “marrëdhëniet speciale” mes dy vendeve, nëse Shtetet e Bashkuara do të detyrohen të zgjedhin ndonjëherë, ka të ngjarë ta preferojnë BE-në sesa Britaninë si instrumentin kryesor të sigurisë evropiane, apo si një plotësues të NATO-s. Ndërkohë, dinamika e brendshme politike kontinentale do të vazhdojë të mbështesë bashkëpunimin franko-gjerman, por Britania nuk do të shërbejë më si një balancuese informale.

Mund të ketë zgjidhje për Britaninë, në mënyrë që ajo të qëndrojë plotësisht e angazhuar në sigurinë e përgjithshme të Evropës. Por ato nuk janë përmendur deri më tani, dhe do të jetë e vështirë të arrihet një pakt mbi to.

Me rrëmujën politike në Britani, rregullimet bëhen natyrshëm në kontinent, në Uashington dhe në Moskë, në një tablo të sigurisë evropiane, ku Britania tashmë është më pak e rëndësishme. Kjo gjithashtu nënkupton zvogëlimin e ndikimit politik të Londrës përgjatë kontinentit.

Por asnjë nga këto nuk duket se ka rëndësi në Uestminster, që po “mbytet” në politikën e brendshme. Por kjo ka rëndësi për sigurinë evropiane dhe transatlantike.

Me kryeministren Tereza Mej dhe mbështetësit e saj,  kaq të ngulitur fort në pozicionet e tyre aktuale, në funksion të mbijetesës së tyre politike, ata janë të pandjeshëm ndaj pasojave të kursit të tyre të tanishëm për rolin e Britanisë jashtë vendit, dhe veçanërisht në një Evropë që tashmë është po përballet me vështirësi të shumta.

Ka një mënyrë për të ndalur ose të paktën kufizuar dëmin:sabotoni Brexit, me çfarëdo mjeti që është i nevojshëm. Por kjo do të kërkonte ndodhjen e një mrekullie politike në Britani, me skenarin e një rebelimi në Dhomën e Komuneve ose taktikave të vonuara në Dhomën e Lordëve. Në mungesë të kësaj, përfituesi i vetëm i garantuar nga Brexit, është një armik i madh i një Evrope të unifikuar dhe që funksionon:presidenti rus Vladimir Putin.

Shënim: Robert E.Hunter, ka qenë ambasador i SHBA në NATO gjatë viteve 1993-1998. Ai ka qenë anëtar i Bordit të Politikave të Mbrojtjes të Pentagonit, dhe është anëtar i Akademisë Amerikane të Diplomacisë.

“Lobelog” – Bota.al

Next Post
Kriteret/ Si të studiosh në SHBA?!

Ambasada e SHBA: Sundimi i ligjit në Shqipëri po merr formë, na gëzoi dënimi i Shullazit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lot, qirinj dhe një thirrje për drejtësi”, Lezha në zi për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

“Lot, qirinj dhe një thirrje për drejtësi”, Lezha në zi për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

March 13, 2026
“Mandati i Ramës ka zero legjitimitet”, Berisha njofton nisjen e diskutimeve për programin e opozitës

“Mandati i Ramës ka zero legjitimitet”, Berisha njofton nisjen e diskutimeve për programin e opozitës

March 13, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Kurti fton opozitën, PDK e LDK: Të presim vendimin e Kushtetueses

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Kurti fton opozitën, PDK e LDK: Të presim vendimin e Kushtetueses

March 13, 2026
Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Besueshmëria jonë është në rrezik! Do zmbrapsim kërcënimet në Mesdhe

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Besueshmëria jonë është në rrezik! Do zmbrapsim kërcënimet në Mesdhe

March 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Socialistët si heronj të heshtur të SPAK dhe viktima të merituara të tij

March 13, 2026
40 milionë euro fatura e padrejtësisë, Avokati i Popullit takim me Kryetarin e Gjykatës së Strasburgut

40 milionë euro fatura e padrejtësisë, Avokati i Popullit takim me Kryetarin e Gjykatës së Strasburgut

March 13, 2026
Vjedhja si në filma, rreth 20 hajdutë grabisin bizhuteri me vlerë mbi 1.4 milionë euro në pak sekonda

Vjedhja si në filma, rreth 20 hajdutë grabisin bizhuteri me vlerë mbi 1.4 milionë euro në pak sekonda

March 13, 2026
I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, ish-presidenti i Brazilit përfundon në kujdes intensiv

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, ish-presidenti i Brazilit përfundon në kujdes intensiv

March 13, 2026
Halli i Berishës me SHBA, kauza e ndarjes krahinore dhe ‘makthi’ i rikthimit të ’97-tës

Rama, ‘valixhja diplomatike’ e ambasadores së SHBA dhe Berisha i ‘fikur’

March 13, 2026
I dha fund jetës pasi dyshohet se u dhunua nga ish-bashkëshorti, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar më parë te familja e saj

I dha fund jetës pasi dyshohet se u dhunua nga ish-bashkëshorti, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar më parë te familja e saj

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In