• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush është eksperti i ‘pavarur’ që u bëri “gjyqin” tenderave në ekran

by Java News
17/04/2019 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Panajot Soko, i njohur ndryshe edhe si Pano Soko, ishte “eksperti” i ekonomisë që prezantuesi Adi Krasta e kishte thirrur në emisionin e tij të fundit për të shpjeguar si jepen tenderat në Shqipëri.

Por, megjithëse Krasta na e serviri publikisht si “ekspert të pavarur”, nga shoqëria civile, Pano Soko në fakt ka një histori të gjatë me të punuarin në dikasteret e shtetit. Për disa vite, ai dhe miku i tij i ngushtë, Besjan Pesha, ish zyrtar i LSI-së, (sot që të dy drejtojnë Nismën Thurje) kanë shërbyer në qeverinë e Sali Berishës nga viti 2009 deri në vitin 2013, kohë kur janë shkarkuar nga detyra si të akuzuar për korrupsion, dëm ekonomik, dhe janë kallëzuar në Prokurori nga ILDKP-ja për fshehje të pasurisë.

Nëse Besjan Pesha njihet për periudhën kur drejtonte Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) nga viti 2011 deri në nëntor të 2012 (i emëruar nga LSI), kohë në të cilën u shkarkua për korrupsion dhe krim ekonomik, veçanërisht lidhur me minierat e kromit në veri dhe naftën në jug të vendit, për mikun e tij, Pano Soko, pak vetë e dinë se edhe ai ka shërbyer në AKBN, një nga agjencitë më të lakmuara për arsye se merret me çështjet e naftës.

Nga viti 2009 deri në vitin 2011, Soko ka punuar si përgjegjës i sektorit të buxhetit në Ministrinë e Financave të drejtuar nga ish ministri Ridvan Bode, e më pas në korrik 2011, së bashku me Besjan Peshën, i cili në të njëjtën kohë u emërua drejtor i AKBN-së, Soko si njeriu i ngushtë i tij, mori postin e drejtorit të Financave të agjencisë së burimeve natyrore.

Soko u shkarkua nga detyra në korrik 2013, me ardhjen e qeverisë së re, por ai nuk do t’i shpëtonte akuzës së Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, i cili një vit më pas do ta kallëzonte penalisht në Prokurori për fshehje të pasurisë, bashkë me një sërë zyrtarësh të tjerë të qeverisë Berisha.

Gjithashtu, Soko është edhe një nga aksionerët e kompanisë Transoil Group sh.a, e specializuar në menaxhimin e naftës dhe hidrokarbureve, e cila ka operuar në fushën e Visokës që nga shkurti 2012.

Marrë nga TemA

Next Post
Çiljeta nuk heq dorë! Ja operacioni që do të bëjë këtë herë

Çiljeta nuk heq dorë! Ja operacioni që do të bëjë këtë herë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri

Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri

August 23, 2026
SHBA paralajmëron Kanadanë për luftën tregtare: Do të jetë katastrofike!

SHBA paralajmëron Kanadanë për luftën tregtare: Do të jetë katastrofike!

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com