Policia e Shtetit arrestoi në Shkodër 42-vjeçarin Edmond Como, i cili kërkohet nga autoritetet italiane. Ai rezulton me precedentë të shumtë penalë, madje njihet si anëtar i organizatës mafioze italiane “Ndragheta”.
Ai ka vuajtur dënimin prej 16 vitesh në burgun e Voghera për akuzat e trafikut ndërkombëtar të kokainës, ndërsa në ngarkim të tij janë edhe akuzat për një shkëmbim zjarri në vitet ‘90 pas një sherri për prishje pazaresh.
Pas daljes nga burguComo ka tentuar të grabisë me dhunë një biznesmen në Leçe, akuzë për të cilën pritet të gjykohet në shtetin italian.
Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Leçes/Itali ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar me nr. 1379 datë 11.04.2017 për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 81, 56 dhe 629 të Kodit Penal Italian. Në shtetin Italian personi i lartpërmendur njihet si anetar i grupeve të rrezikshme të krimit të organizuar si dhe është i dënuar më parë po në këtë shtet. Sa më sipër ndalimi i tij u bë me qellim ektradimin drejt Italisë”,- thuhet në njoftimin e policisë./a.m.