• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kush është biznesmeni i arrestuar me gjyqtarin dhe atentati ndaj tij

by A R
03/05/2016 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e djeshme gjyqtari Ibrahim Hoxha 57 vjeç dhe djali i tij Ledio Hoxha 25 vjeç u arrestuan për korrupsion për një çështje gjyqësore, pasi morën 6 milionë lekë.

Por bashkë me ta u prangosën edhe një biznesmen e një ish-polic. Ata janë Dritan Jazenxhiu 48 vjeç biznesmen dhe Novruz Gajda 48 vjeç, ish-polic në Drejtorinë e Policisë Qarkut Berat.

Sipas policisë, ata u arrestuan në flagrancë në kohën që djali i gjyqtarit Ibrahim Hoxha, Ledion Hoxha, mori 6 milionë Lekë të vjetra nga ish-polici Novruz Gajda.

Shuma e parave është dërguar nga Dritan Jazenxhiu, palë në procesin civil me gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Ibraim Hoxhën.

Biznesmeni Jazenxhiu 48 vjeç i dha 6 milionë Lekë gjyqtarit të Tiranës Hoxha për një çështje pronësie, vendimi i së cilës do të jepej sot.

Në shtator të vitit 2014, biznesmenit Jazenxhiu i është bërë një atentat, ku 48-vjeçari ka mbetur i plagosur. Ngjarja në atë kohë ndodhi për një konflikt pronësie.

Dritan Jazenxhiu u qëllua pranë dyqanit të tij, ku u gjetën 16 gëzhoja kallashnikovi, të cilat u qëlluan nga një makinë në lëvizje. Nga 16 plumba që u qëlluan, biznesmenin e kapi vetëm 1 plumb dhe mundi të shpëtonte duke mbetur i plagosur lehtë.

Biznesmeni ka pasur një konflikt të hershëm pronësie me familjarët e tij, të cilat kanë qenë të dokumentuara.  (express / a.r)

Next Post

Një popull që i këndon çdo udhëheqësi, i destinuar të jetë skllav

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com