• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush është Alma Cani, drejtoresha e re e QSUT

by Java News
25/03/2024 21:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Alma Cani do të jetë drejtoresha e re e QSUT. Ajo do të zëvëndësojë Albana Ficon, e cila ditën e sotme dha dorëheqjen.

Prof Asc Dr Alma Cani është emëruar si mjeke e përgjithshme që nga viti 1991 në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”. Që nga ky vit 1991 kaq vijuar punë në këtë spital, sot QRS Qendra Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi “ (QSR) Tiranë si  mjeke anesteziste-reanimatore dhe pneumologe. Cani është shefe e  shërbimit të Anestezi –Reanimacionit dhe Terapisë Intensive  që  nga viti 2012 dhe  gjithashtu   Zv/Drejtore Teknike në QSR “Shefqet Ndroqi”  nga viti 2019, si edhe pedagoge e brendshme për lëndën e anestezi –reanimacionit dhe terapisë intensive në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës që nga viti 2020.

Prof.Asc.Dr. Alma ka kryer shkollën e mesme të përgjithshme “Petro Nini Luarasi“ në vitin 1981- 1986 me rezultate të shkëlqyera  ku është vlerësuar me medalje të artë. Në vitin 1986-1991 ka kryer  Universitetin e Mjekësisë  me rezultate shumë të mira, ku diplomohet si Mjeke e Përgjithshme  në vitin 1991.

Emërohet si mjeke e përgjithshme në Spitalin Universitar të Mushkërive Tiranë në shtator të vitit 1991. Ёshtë diplomuar si pneumologe pas kryerjes të specializimit për pneumologji në Fakultetin e Mjekësisë Tiranë në vitet 1991-1993 në këtë spital.

Më pas në vitet 1993-1997 diplomohet si anesteziste –reanimatore pas kryerjes të specializimit në Anestezi dhe Terapi Intensive në Fakultetin e Mjekësisë Tiranë. Në vitet 2003-2004 merr titullin Master në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Fakulteti i Mjekësisë në fushën e pneumologjisë në Tiranë.

Në vitin 2009 merr gradën akademike “Doktor i Shkencave Mjekësore” në fushën e Anestezi-Reanimacionit  dhe Terapisë Intensive me temën “Efikasiteti i Presionit Pozitiv në fund të Ekspirimit (PEEP) në Sindromën e Detresit Respirator Akut (ARDS), ku nga Këshilli i Profesoratit të Universitetit të Mjeksisë Tiranë vlerësohet me “Shumë Mirë”.

Ka kryer rreth 6 specializime të ndryshme në Gjermani, Kanada, Egjipt, Turqi dhe një sërë trajnimesh e  seminaresh, konferencash dhe kongresesh  në vende të ndryshme të botës, si Stambolli Turqi, Essen Gjermani, Ontario Kanada, Berlin Gjermani, në Mansoura, Kajro Egjipt, në Vjenë Austri, Barcelonë Spanjë etj. Në vitet 2013-2016 ka qenë  anëtare e Komisionit Epror Mjekësor për Sëmundjet e Traktit Respirator. Në vitin 2016 me vendim të Këshillit të Profesorëve të Universitetit të Mjekësisë merr titullin “Profesor i Asociuar”

Ka një aktivitet të gjerë kërkimor shkencor, në bashkëpunim me ekipe me universitetet e huaja  në fushën e Terapisë Intensive, ku është kordinatore për Shqipërinë  e Shoqatës Europiane të Terapisë Intensive ESICM  në Research Lung Safe Large observational study to Understand the Global Impact of Severe Acute Respiratory Failure.

Ёshtë autore dhe bashkëautore e shumë publikimeve shkencore brenda dhe jashtë vendit si dhe bashkëautore e librit të studentëve për lëndën e Anestezi e Reanimacionit e Terapisë Intensive.

Vlerësime dhe dekorime; Shkolla e mesme e përgjithshme “P.N.Luarasi”, Tiranë diplomuar me medalje të artë.(1982-1986 ).Nga Bashkia e Tiranës vendoset poster Heronjtë e Tiranës (Prill 2020 ) (Bluzat e bardha në vijën e parë të luftës kundër Covid19. Nga Bashkia e Bulqizës i jepet titulli “QYTETARE  NDERI” me motivacionin: Për veprimtari të shquar në fushën e mjekësisë, veçanërisht në drejtimin e terapisë intensive e reanimacionit në Spitalin Universitar “ Shefqet Ndroqi” Covid2 dhe për kontribut të çmuar profesional në përballimin e situatës të pandemisë të shkaktuar nga covid -19.( Vendim nr. 5 i Këshillit Bashkiak Bulqizë, 08-09-2020).

Në nëntor 2023 nga Federata Universale e Paqes vlerësohet si Ambasadore të Paqes me motivacion; Federata e Paqes Universale njeh si Ambasadorë për Paqen ata individë për hir të të tjerëve dhe që i përkushtohen praktikave që promovojnë më shumë vlera universale, jetë të shëndetshme  familjare, ndërfetare, bashkëpunimi, harmonie ndërkombëtare, rinovimi i Kombeve të Bashkuara, i medias publike të përgjegjshme, dhe krijimi i një kulture paqeje. Duke kapërcyer barrierat racore, kombëtare dhe fetare, Ambasadorët për Paqen kontribuojnë në përmbushjen e shpresës së të gjitha moshave, duke  unifikuar botën e paqes ku përmasat shpirtërore dhe materiale të jetës janë të harmonizuara. Federata Universale e Paqes është krenare të njohë si Ambasador të Paqes./m.j

Next Post
“Pse u bëre kryeplak në Londër”, Bes Kallaku tregon “kritikat” e Ijes: Ke Bubqin e non

“Pse u bëre kryeplak në Londër”, Bes Kallaku tregon “kritikat” e Ijes: Ke Bubqin e non

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

January 20, 2026
Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

January 20, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

January 20, 2026
“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
Miratohen amendimet në ligjet e reformës në drejtësi! Kryetarët ekzistues të gjykatave, në detyrë deri në 2028

Miratohen amendimet në ligjet e reformës në drejtësi! Kryetarët ekzistues të gjykatave, në detyrë deri në 2028

January 20, 2026
“Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë”, Kurti në Davos flet për sigurinë: Asnjë hap pas!

“Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë”, Kurti në Davos flet për sigurinë: Asnjë hap pas!

January 20, 2026
“Nuk kemi njoftim nga Prokuroria”, KLGJ reagon mbi hetimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka

“Nuk kemi njoftim nga Prokuroria”, KLGJ reagon mbi hetimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka

January 20, 2026
Shkon në 42 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Spanjë, një tjetër trup i pajetë gjendet nën rrënoja

Shkon në 42 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Spanjë, një tjetër trup i pajetë gjendet nën rrënoja

January 20, 2026
Kush është ‘agjenti’ i Berishës brenda SPAK?/ Meçe: Mori pjesë në grupin e hetimit të 21 janarit dhe…

Fati i Irena Gjokës/ “Shteti grek në funksion të Berishës”, Meçe: Dokumenti i prodhuar! Nuk ka prova konkrete

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In