• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kush është 19-vjeçarja që mbyti foshnjën, historia e panjohur e saj

by A R
16/05/2018 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Foto të pacensuaruara të fytyrës së vajzës 19-vjeçare shqiptare të arrestuar se varu foshnjën e vet të porsalindur janë publikuar nga mediat greke, e bashkë me to edhe një pjesë të dëshmisë së saj, dhënë pas arrestimit. Vajza, e quajtur Hara u arrestua bashkë me nënë e saj 54-vjeçare, pasi hetuesit grekë zbardhën vrasjen e një foshnjeje të sapolindur, e cila është gjetur e mbytur në kazanin e plehrave në një lagje të Athinës, 3 muaj më parë. Të dyja janë me nënshtetësi greke dhe origjinë nga Shqipëria.

Në dëshminë e saj, raporton “Espresso”, Hara 19-vjeçare ka zbuluar se ka pasur disa partnerë seksualë me të cilët ka kryer marrëdhënie pa masa mbrojtëse. Gjithashtu, ka zbuluar se një rast ka abortuar në spitalin Alexandra në Athinë, pasi partneri ishte i dhunshëm ndaj saj. Rast ky, sipas dëshmisë së vajzës i ndodhur rreth dy ditë më parë.

Sipas dëshmisë që ka dhënë 19-vjeçarja, ajo kishte kuptuar se kishte ngelur shtatzënë pas lidhjes së fundit që ka pasur me një djalë grek të quajtur Kostasin, disa muaj më vonë. Por, në kushtet ku ajo jetonte, vetëm me nënën dhe të vëllanë, nuk donte që ata ta mësonin të vërtetën dhe e ka mbajtur të fshehtë deri ditën që e kanë kapur dhimbjet e lindjes.

Ajo e solli në jetë e vetme fëmijën e saj, në tualetin e shtëpisë në lagjen “Petroupoli” të kryeqytetit. Madje i ka dhënë edhe për të pirë gji, por më pas – sipas dëshmisë së saj, – i ka vënë kartopecetat në gojë që të mos dëgjohej e qara e fëmijës. Më vonë i ka lidhur një kordon rreth grykës dhe e ka mbytur.

Pas aktit barbar të saj ka thirrur nënën e vet, i ka treguar të vërtetën dhe i ka kërkuar një qese plastike për të futur foshnjen. Kur nëna ka parë se fëmija kishte vdekur, e ka hedhur atë në një kazan mbeturinash të lagjes, ku e ka gjetur një ditë më vonë rastësisht një plaçkaxhi.

19-vjeçarja ka dëshmuar gjithashtu se, pas disa ditësh kaloi pranë kazanit të mbeturinave dhe vendosi lule, në mënyrë që ta falte Zoti për gabimin e bërë.

Organet greke kanë hetuar për më shumë se 3 muaj për këtë ngjarje makabre të ndodhur shkurtin e kaluar, e me ndihmën e teknologjisë dhe krahasimeve të ADN-së së më shumë se 60 vajzave të zonës nën moshën 25-vjeçare, disa prej të cilave me probleme sociale, kanë arritur të gjejnë nënën vrastare.

Dy gratë janë çuar këtë të hënë te prokurori, i cili ka formuluar akuzat ndaj tyre, “vrasje me paramendim” për 19-vjeçaren dhe “bashkëpunim në vrasje” për nënën e saj.(Lapsi.al)

Next Post
Moti për sot/ Shijojeni diellin, ja si do variojnë temperaturat

Stina e verës nuk do të jetë e nxehtë sa ç'u mendua, parashikimet flasin për stuhi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In