• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kush e vrau ish-deputetin Pashko Ujka? Pistat e hetimit dhe çfarë zbuluan kamerat

by
02/12/2021 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi hetimor i cili po heton  vrasjen e ish deputetit dhe ish kryetarit të Komunës Pashko Ujka, ngjarje e ndodhur mbrëmje e 29 nëntorit, në Shkodër, duket se është shumë larg arritjes së konkluzioneve dhe ngritjes së pistës kryesore të hetimit.

Hetimet fillimisht u përqendruan tek e shkuara politike si deputet dhe ish kryetar komune, por nuk ka rezultuar e suksesshëm si pistë në gjetjen e ndonjë gjurme për të arritur tek autorët. Gjithashtu pista e ngritur e konflikteve të mundshme dhe problem që mund të ketë pasur i biri i tij me persona të ndryshëm, edhe kjo pistë ka rënë poshtë.

Janë marrë në pyetje familjarët e Pashko Ujka të cilët mësohet se kanë deklaruar se i ndjeri nuk ka pasur asnjë konflikt me askënd, ndërsa në lidhje me biznesin e tij rezulton të mos ketë probleme me borxhet apo konflikte tjera.

Fillimisht u shpresua se nga administrimi i kamerave të sigurisë së bizneseve aty afër do arrihej në një konkluzion, apo në të identifikohet autori apo autorët. Nga administrimi i kamerave të sigurisë së asaj nate, shihen lëvizje të njerëzve, ndërsa ende nuk është e qartë nëse në këtë vrasje kanë marrë pjesë 1 apo 2 persona, pasi një nga kamerat e bizneseve të administruara ka arritur të kap dy persona me të zeza që lëvizin me shpejtësi në drejtim të zonës së Universitetit. Nuk dihet nëse personat lëvizin me shpejtësi për shkak të vrasjes së kryer apo reshjeve të dendura të shiut që në ato moment po binte.

Një fakt tjetër interesant është se zona kishte defekt në furnizimin me energji elektrike të rrugës dhe të parkut, për shkak të motit dhe shkarkesave atmosferike, çka ka detyruar grupin hetimor të bëjë sekuestrimin e kamerave në një hapësirë të gjerë, të bizneseve por edhe objekteve të ndryshme për të parë nëse ka lëvizje të dyshimta.  Madje po bëhet administrimi i kamerave dhe pamjeve të regjistruara 10 ditët e fundit, të zonës së bizneseve rreth parkut të institutit siç njihet në Shkodër ku edhe ka ndodhur vrasja.

Deri tani nuk është arritur të administrohet asnjë provë konkrete që të çon drejtë pistës konkrete që  të bëjë të mundur zbardhjen e ngjarjes. Përveç të afërmve janë marrë në pyetje edhe bashkëpunëtor dhe personave që kanë pas të bëjnë me ish deputetin nëse janë në dijeni mbi ndonjë konflikt apo probleme tjera. Grupi hetimor, nuk kanë arritur të ngrenë një pistë konkrete, rreth shkaqeve të vrasjes.

Të vetmen provë që ka grupi hetimor është se vrasja është kryer nga profesionist, i cili ka qëlluar pas shpine dhe pavarësisht se në zonë kishte lëvizje njerëz, autori ka qenë  i favorizuar nga moti me reshje të dendura shiu dhe mungesës së ndriçimit publik në zonë.

Edhe kjo vrasje vështirë do zbardhet pasi pistat janë të pakta ndërsa vetë viktima kishte rreth 5 ditë që kishte ardhur nga Italia ku ndodhej për kurime për shkak të shëndetit të dobësuar kohët e fundit.

/b.h

Next Post
“Bora është bërë gjysëm robi’’/ Deklarata e fortë e fituesit të ‘Big Brother’ për lidhjen e Donaldit: Ra në dashuri Triksa apo…

“Bora është bërë gjysëm robi’’/ Deklarata e fortë e fituesit të ‘Big Brother’ për lidhjen e Donaldit: Ra në dashuri Triksa apo…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet

Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet

March 19, 2026
Rusia shkel hapësirën ajrore të Estonisë, ndërhyn NATO

Rusia shkel hapësirën ajrore të Estonisë, ndërhyn NATO

March 19, 2026
Iu gjetën kanabis në ndërtesë, Drejtoria e Burgjeve pezullon nga detyra Bilal Hasën

Iu gjetën kanabis në ndërtesë, Drejtoria e Burgjeve pezullon nga detyra Bilal Hasën

March 19, 2026
Live! Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Mbështet mbylljen e negociatave deri në 2027

Ndarja nga jeta e Namir Lapardhasë, Elisa Spiropali: Krijesa më e pasherr në arenën e zhurmshme shqiptare!

March 19, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Ndarja nga jeta e gazetarit Lapardhaja, Preç Zogaj: Shembulli i intelektualit ekzigjent me integritet të lartë

March 19, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Bypass-i i Shëngjinit/ Rama: Investim kyç për lehtësimin e trafikut dhe zhvillimin e turizmit në Lezhë

March 19, 2026
“Epsteini” ynë

Namiri ështe shembulli se një gazetari që nuk vjen nga kultura dhe mendimi i pavarur, është humbje kohe

March 19, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Kur largohen njerëzit e mirë si Namir Lapardhaja

March 19, 2026
Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

March 19, 2026
Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In