• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush e vrau 8 Marsin në Tiranë?

by Flogert Muça
09/03/2016 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça

Është viti i dytë që vajzat dhe gratë e kryeqytetit harbojnë në pub-et e Tiranës si askund tjetër. Nata e 8 Marsit është kthyer në kulturë feste të shfrenuar e cila të jep përshtypjen e një feste pas lufte. Manifestimi i pazakontë vjen pikërisht në këtë datë të shënuar për gratë dhe vajzat, pikërisht në 8 Mars. Por, a e dinë vajzat dhe gratë e Tiranës e mbarë vendit se ç’festë është 8 Marsi? A është 8 Marsi dita për të festuar me djem që zhvishen pub-eve të Tiranës apo është pikërisht kjo arsyeja që gratë e vajzat e tjera të protestojnë kundër këtyre “kolegeve” që nuk dinë ç’bëjnë?

Natyrisht që manifestimi i mbrëmshëm në pub-et e Tiranës është dhe mbetet një turp për gruan dhe vajzën. Ato që dolën dhe festuan mbrëmë njëllojë si vitin e shkuar vetëm sa njollosën këtë datë dhe padyshim kanë ofenduar plot gra dhe vajza që sot jetojnë të shtypura nga tabutë, traditat, kanunet, kultura, mentaliteti i mykur.

8 Marsi nuk është ditë feste, por ditë proteste. Në të gjithë botën gratë protestojnë për të drejtat e tyre, njëllojë siç duhet të protestonin në Shqipëri gratë dhe vajzat e lira dhe jo, për të marrë atë që i takon me të drejtë të natyrës, LIRINë. Ato që festuan mbrëmë në mënyrë të shthurur mund ta marrin atë lloj kënaqësie çdo natë, por jo në 8 Mars, sepse 8 Marsi ka simbolikë shumë më të fortë se penisi i një mashkulli që del e bën strip.

Janë me mijëra gra dhe vajza në Shqipëri që vuajnë mungesën e pjesshme ose të plotë të lirisë së votës, shkollimit, karrierës etj. Pikërisht për këto gra dhe vajza duhet të protestojë çdo grua dhe vajzë shqiptare në 8 Mars. Vetëm kështu do të mund të progresojmë. Zgjedhja e festimit në ditën e protestës dhe tentativa e ulët për tu ndjerë superiore duke “nënshtruar” një mashkull lakuriq, është në fakt mungesa më e thellë e lirisë së brendshme. Të presësh 8 marsin për të qenë “padrone” e një mashkulli është fundi i lirisë dhe fillimi i të ndjerit inferiore dhe e pafuqishme gjithë vitin.

Ja pse e gjithë skena e stripit të mbrëmshëm është një trishtim për të drejtat e grave dhe vajzave dhe një shtojcë e mungesës së lirisë dhe të drejtave. është kjo arsyeja pse mbrëmë, festa e shfrenuar e disa grave dhe vajzave në pub-et e Tiranës me disa djem lakuriq, është në fakt e vërteta lakuriqe se gruaja dhe vajza shqiptare është akoma larg emancipimit që i nevojitet. Kjo, është një plage shoqërore, e cila shërohem vetëm me informacion dhe protestë për të drejtat e grave. Simotrat e grave e vajzave shqiptare në botë protestuan para 100 vjetësh për të drejtat e tyre. E bëjnë edhe sot. Minimalisht duhet t’i kopjojmë, në të kundërrt veçsa vrasim lirinë. /Lexo.al

Next Post

Ndal katër gola në pak sekonda, shihni çfarë bën ky portier fenomenal (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Finalizohen dy operacione policore në Tiranë, zbardhen 6 raste vjedhjesh dhe arrestohen autorët

Finalizohen dy operacione policore në Tiranë, zbardhen 6 raste vjedhjesh dhe arrestohen autorët

August 23, 2026
EMRAT/ Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit në Greqi

EMRAT/ Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit në Greqi

August 23, 2026
Fluks i lartë në Portin e Vlorës, 8 mijë pasagjerë udhëtojnë drejt Brindisit

Fluks i lartë në Portin e Vlorës, 8 mijë pasagjerë udhëtojnë drejt Brindisit

August 23, 2026
Dyfishohen çmimet e gazit në Evropë, rezervat bien në nivelin më të ulët historik -

Kontrabandë gazi kinez në BE, shitej në Itali, SPAK “filtër” pasurive të 9 të huajve

August 23, 2026
Sulmi kibernetik nga Irani nxori jashtë funksionit për 4 ditë një central elektrik në Britani

Sulmi kibernetik nga Irani nxori jashtë funksionit për 4 ditë një central elektrik në Britani

August 23, 2026
Fjala e plotë e Veliajt para Gjykatës Administrative: Po më pengohet ushtrimi efektiv i të drejtave që më garanton Kushtetuta dhe mandati i qytetarëve

Media belge: Data kyçe e sagës gjyqësore të Veliajt, që mbahet në paraburgim, po afron

August 23, 2026
Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

August 23, 2026
Thellohet tragjedia e Manzës, shkon në  4 numri i të vdekurve, ndërron jetë në spital edhe 16-vjeçari

Thellohet tragjedia e Manzës, shkon në 4 numri i të vdekurve, ndërron jetë në spital edhe 16-vjeçari

August 23, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

August 23, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Fitime rekord nga kriza, gjashtë vende të BE-së kërkojnë taksë për kompanitë e naftës

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com