• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Kush e vendos fatin e zgjedhjeve lokale në 2019, në rast koalicioni PD- LSI?

by Java News
15/09/2017 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando META/ 

Dy partitë opozitare PD dhe LSI, kanë lënë të kuptohet se do të garojnë në koalicion për zgjedhjet vendore të 2019. Kjo është bërë e ditur si nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ashtu edhe nga eksponentë të PD-së, në prononcime të ndryshme. Ndonëse zgjedhjet vendore të 2019 duket se janë ende larg dhe jehona e humbjes së rëndë në zgjedhjet e përgjithshme të PD dhe LSI ende nuk është shuar, gjithësesi projekti duket se ka filluar të skicohet që tani, pasi koha kalon shpejt dhe përballimi i PS duke garuar si dy subjekte të ndara, me ambicien për të fituar, duket se është një mision i pamundur. Por a është koalicioni mes PD dhe LSI për zgjedhjet vendore një alternativë reale që synon dhënien e një goditje të fortë elektorale PS në zgjedhjet vendore?
Shifrat dhe kombinacionet
Parë në letra duket se ky koalicion mund të jetë funksional në zgjedhjet vendore. Gjithnjë duke krahasuar rezultatet e arritura nga këto dy subjekte elektorale në zgjedhjet lokale të 2015. Thjeshtë nga pikpamja matematikore PD dhe LSI, sëbashku, kanë një numër më të lartë votash se PS në zgjedhjet vendore të 2015. Për rrjedhim edhe përqindje më të lartë. Në zgjedhjet vendore të dy viteve më parë, në bazë të rezultatit të zyrtar të KQZ, PS mori 402.709 vota në shkallë vendi, në një përqindje prej 25.78%. Ndërsa PD arriti të marrë 317.620 vota në shkallë vendi me një përqindje prej 20.33%. Një numër jo të vogël votash arriti të marrë edhe LSI, e cila arkëtoi për llogari të saj 259.934 vota, me një përqindje prej 16.64%. Siç vihet re, duke iu referuar vetëm në mënyrë matematikore votave të fituara nga PS- PD- LSI në zgjedhjet vendore, rezulton se PD dhe LSI kanë 577. 554 vota. Pra gati 170 mijë vota më shumë se PS. Kjo vlen nëse problematika shikohet vetëm matematikisht, pa futur këtu detaje të tjera që kanë të bëjnë me kontekstin në të cilën u votua në zgjedhjet vendore për LSI-në. Po këtë numër votash LSI arriti ta ruante edhe në zgjedhjet e përgjithshme të 2017. Por tani realiteti ka ndryshuar. LSI është në opopzitë e natryrisht zgjedhjet vendore kanë disa specifika shumë dalluese krahasuar me zgjedhjet e përgjithshme, pasi jo vetëm kandidatët përballen ‘kokë më kokë’ për postin e kryebashkiakut, por nga ana tjetër edhe interesat lokale në këshillat bashkiake janë tejet fluide mes forcave politike qofshin të pozitës qofshin të opozitës, shkruan JAVANEWS.

Koalicionet e mëdha vendosin fatin në përballjen mes PS nga njëra anë dhe PD-LSI nga ana tjetër
Realiteti i ri që mund të krijojë koalicioni mes PD dhe LSI në zgjedhjet vendore të 2019, duket se do të shtojë peshën dhe rëndësinë e koalicioneve. Duke marrë për bazë rezultatin e zgjedhjeve vendore të 2015, edhe koalicioni i drejtuar nga PS rrezikon të humbasë në rast të një koalicioni mes PD dhe LSI. Në zgjedhjet vendore koalicioni i drejtuar nga PS mori në shkallë vendi 991.609 vota me një përqindje prej 63.48%. Ndërsa koalicioni i PD arriti të marrë në zgjedhje 507.285 vota me një përqindje prej 32.47%. Por në rast se koalicionit të PS i zbret votat e LSI dhe ia bashkon ato koalicionit të PD, atëhere koalicioni i drejtuar nga PS shkon në 731.675 vota, ndërsa koalicioni i drejtuar nga PD shkon në 767.219. Diferenca është vetëm 35.544 vota. Në një situatë të tillë, bazuar vetëm në vlera rezultatesh zgjedhore të 2015, hyn fort në lojë grupi i partive të cilat mbetën jashtë koalicioneve të drejtuara nga PS dhe PD, shkruan JAVANEWS.

Tetë partitë që mbetën jashtë koalicioneve arritën të sigurojnë 55.968 vota. Duke gjykuar nga shifrat dhe pa marrë në analizë tërësinë e faktorëve që natyrshëm ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve vendore, duket se gara në 2019 do të ndahet me foto-finish mes pozitës dhe opozitës. Natyrisht që një koalicion PD- LSI në zgjedhjet vendore nuk është jo pa kokëçarje për PS, aq më shumë që interesat lokale shpesh dominojnë mbi urdhërat partiak. Por kjo është ‘thikë me dy presa’ edhe për vetë PD dhe LSI. Gjithësesi, thirrja nga Kryemnadhi për koalicion mes PD dhe LSI, për momnentin, duket se është një përllogaritje shifrash, por në kuptimin real kjo thirrje synon krijimin e një blloku opozitar kundër mazhorancës. PD dhe LSI nuk janë pa përvojë sa i përket koalicionit të hapur në zgjedhjet lokale si ai i 2011, ku nuk arritën ndonjë rezultat spektakolar, përveçse i vunë vulën vetes me vjedhjen në mes të Tiranës së mandatit të kryebashkiakut të kryeqytetit, duke i’a dhuruar në tavolinë atë Lulzim Bashës. Por nga ana tjetër nuk duhet mohuar se koalicioni mes PD dhe LSI ka funksionuar edhe në mënyrë jopublike, siç ishte rasti i zgjedhjeve vendore në Dibër, ose edhe përgjatë zgjedhjeve të përgjithshme vendore të 2015. Gjithësesi duhet pritur edhe 2 vjet për të parë sesa rezultativ do të jetë ky koalicion opozitar, pasi më parë do të duhet të zgjedhin se kush do ta drejtojë atë, shkruan JAVANEWS.


Next Post
Price, vërtetë shumë ‘hot’

Price, vërtetë shumë ‘hot’

Comments 1

  1. bregdetari says:
    9 years ago

    ZGJEFHJET LOKALE TE 2019 NUK DO JEN SI ZGJEDHJET QE KANE KALUAR.
    LLOGARITE NUK BEHEN ME SHIFRAT E ZGJEDHJEVE TE SHKUARA.
    MATEMETIKA NE KETE RAST ME + / – = PD+LSI APO = PS ESHTE MATEMATIKE E PA VLERE SE DUHET TE THUASH EDHE 1 E 2 NE MEND QE ZOTROTE SE KE LLOGARITUR.
    ZGJEDHJET LOKALE I FITON RENDSHEM NESE , EDHE NJEHERE NESE PS PUNON E BEN SHTET PAVARESISHT SE MUND TE KETE REFORMA ME PLAGE TE VESHTIRA PER NJEREZIT POR , NJEREZIT PAVAREDISHT GJITHCKAJE DUAN SHTET DHE PS E KA PROVUAR SE DI DHE DO TE NDERTOJE NJE SHTET TR KONSOLIDUAR.
    TJETER QE ESHTE THELBESORE.
    LOKALET E 2015 NDERMJET EDHE PS+ LSI U BENE ME PERZGJEDHJE INDIVIDESH QENE FAKT ISHTE NJE LUFTE E FORTE SE KUSH DO TE VENDOSEJ KANDIDAT NGA LSI APO NGA PS.

    KY NGERC TANIME NUK EKZISTON.
    LSI-ja KA QENE NJE RIMORKIO E KEQE QE NUK I LEJONTE MANOVRAT E DOMOSDOSHME PS.
    NE RASTIN KONKRET PER ZGJEDHJET E 2019 KJO LOJE DO TE MBETET NE PREHERIN E ALEANCES , NESE KRIJOHET, PD + LSI KU LUFTA E TYRE PER VENDOSJE KANDIDATESH DO TA SHTEROJE SE TEPERMI ELEKTORATIN E QENDRUESHEM TE TE DY KETYRE FORCAVE , PIKERISHT PER SHKAK TE QEJFMBETJEVE SE CILI KANDIDAT DO TE TRIUMFOJE I NJERIT APO I TJETRIT.
    KJO LUFTE DO TE KRIJOJE HAPESIRA DHE BOSHLLEQE TE TILLA TE CILAT DO TE VENE NE FAVOR TE PS.
    DERI ATEHERE MEGJITHATE KS EDHE SHUME KOHE.
    TE PREDIM E TE SHOHIM.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zoti Kryemadhi”, avokati i Metës bën lapsus, ndërhyn Monika: Jam zonja, o shoku…

“Zoti Kryemadhi”, avokati i Metës bën lapsus, ndërhyn Monika: Jam zonja, o shoku…

March 18, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: ‘Fatwa’ për doktrinën bërthamore? Po presim mendimin e Mojtaba Khameneit

Ministri i Jashtëm i Iranit: ‘Fatwa’ për doktrinën bërthamore? Po presim mendimin e Mojtaba Khameneit

March 18, 2026
VIDEO / Dhënia e tokave në Gjoricë, përplasje mes banorëve dhe përfaqësuesve të Bashkisë

VIDEO / Dhënia e tokave në Gjoricë, përplasje mes banorëve dhe përfaqësuesve të Bashkisë

March 18, 2026
FIFA refuzon kërkesën e Iranit: Ndeshjet do të luhen sipas kalendarit të përcaktuar

FIFA refuzon kërkesën e Iranit: Ndeshjet do të luhen sipas kalendarit të përcaktuar

March 18, 2026
VIDEO / Ministria e Mbrojtjes: ‘SHOTA’, automjeti i parë i blinduar ‘Made in Albania’, simbol i fuqisë dhe inovacionit

VIDEO / Ministria e Mbrojtjes: ‘SHOTA’, automjeti i parë i blinduar ‘Made in Albania’, simbol i fuqisë dhe inovacionit

March 18, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 19 Mars 2026

March 18, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Protestat i shërbejnë vetëm Berishës”, Shehi: Kush pret kryetar tjetër në PD, është budalla!

March 18, 2026
Raketat balistike iraniane drejt Turqisë, NATO vendos sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot

Raketat balistike iraniane drejt Turqisë, NATO vendos sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot

March 18, 2026
“E pranoj gabimin”, 46-vjeçari zbërthehet para policisë: Ja pse i trafikoja armët

“E pranoj gabimin”, 46-vjeçari zbërthehet para policisë: Ja pse i trafikoja armët

March 18, 2026
Përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, Izraeli: Kemi vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit

Përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, Izraeli: Kemi vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In