• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush e shpërfytyroi Durrësin?

by Artur Ajazi
16/02/2022 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Në vitin 1992,Durrësi ka qenë qytet-porti më i madh i vendit, me një popullsi afro 160 mijë banorë. Me një shtrirje relativisht jo të madhe gjeografike, zona e ish-Kënetës, trajtohej si një “moçal i bonifikuar”, dhe as mendohej të mbushej me mbi 100 e ca mijë ndërtime pa leje pas ndryshimit të sistemit dhe ardhjes së demokracisë.

Partia Demokratike, e cila fitoi pushtetin në Marsin e 1992, e përzgjodhi Durrësin si “vendin e lakimive” të shumta, duke afruar qëllimisht  drejt tij, mijëra familje  nga Veriu dhe Jugu i vendit,të cilat kujtuan se “deti u bë kos”. Ata zunë ish-Kënetën, Shkozetin, Spitallën, Plazhin, cep më cep, duke ngritur fillimisht kasolle, gardhiqe, (në mungesë të infrastrukturës) dhe pastaj duke u “forcuar pushteti demokratëve”, nisën të ndërtonin vila 3-4 katëshe, lokale, biznese, ferma, e lloj-lloj marifetesh të tjera, që partia në pushtet i quante asokohe “ekonomi kapitaliste, ekonomi e lirë”.

Avash-avash, Durrësi nisi të zmadhohej, shpërfytyrohej, ish-pronarët nisën debatet, sherret, gjyqet e pafundme me ata që zaptuan trojet dhe tokat e tyre. Shpesh ata u përballën edhe me dhunën, e atyre që kishin në çatinë e banesës flamurin e PD, dhe si prekte askush. Prej 30 vitesh në Gjykatën e Durrësit, në Apel dhe më lart, janë mbi 18 mijë dosje pronash që kanë ndërruar tre breza, (pasi të parët vdiqën korridoreve të gjykatave) dhe “falë” korrupsionit nuk kanë marrë zgjidhje. Vitet kaluan, dhe Durrësi shpërfytyrohej, dhe tranformohej nga një qytet-port që priste zgjerimin,modernizimin, dhe kalkulimin inxhinerik për ti bërë ballë ndryshimeve politiko-sociale, në një qytet që mbushej me të ardhur të cilët nuk kursenin jo vetëm ish-pronat private, por as objektet shtetërore, duke i kthyer ato në banesa falë një direktive “pasaportizoni të ardhurit”.

Ky urdhër i vinte nga lart, kryetarëve të bashkisë Durrës, kryetarëve të komunave (që asokohe në shumicë ishin të PD), dhe as që bëhej fjalë për frenim, zbatim ligji apo ndëshkim penal ndaj atyre që zaptuan qindra hektarë troje, madje edhe detin. Për ish-pronarët që kishin tapitë 200 apo 300 vjeçare, nisi kalvari i vuajteve, i përballjes me zaptuesit dhe proceset gjyqsore, ku në shumicën e rasteve i kryesonin ushtarët e “Plepave” pas kursit 6 muajor. Ata u bënë prokurorët dhe gjyqtarët e “të ardhmes, e demokracisë”, ata u bënë zbatuesit e ligjit të xhunglës, dhe në 30 vjet krijuan probleme të rënda sociale, ku nuk kanë munguar krime të tmerrshme, me shkak pronën. Dhe e gjitha kjo, sepse kështu e mendonte “lirinë, demokracinë dhe lëvizjen e lirë” Partia Demokratike dhe kreu i saj Sali Berisha.

Sot Durrësi, vuan akoma pasojat  e asaj katrahure, vuan akoma pasojën e atyre urdhërave dhe veprime antiligjore, që mbushën plazhet, ish-Kënetën, Spitallën dhe zonat e tjera  turistike me resurse të jashtëzakonshme, me mijëra ndërtime pa leje, vuan akoma pasojat e  shkatërrimit të hekurudhës, sistemit të kullimit, hidrovoreve, dhe gjithçkaje që rregullonte funksionimin e jetës normale në demokraci. Sot Durrësit, po i kërkohet “fitore” nga partia e cila, është e vetmja përgjegjëse për mbushjen e tij me objekte pa leje, e vetmja përgjegjëse pse qyteti përmbytet kur bie një shi  10 minutësh, e vetmja përgjegjëse pse qyteti nuk ka asnjë mundësi zgjerimi  për akset rrugore hyrëse dhe dalëse,rrjetin e kanalizimit, ujin e pijshëm, etj.

Megjithë përpjekjet  dhe investimet e bëra pas 2013 në atë qytet, duket se “plagët” e mbretërimit  të qeverisjes së Partisë Demokratike edhe në nivel lokal, nuk mbyllen kollaj. Por më tragjikomikja është, tek dëgjon “ideatorin” e shkatërrimit të Durrësit, të kërkojë rikthimin në “vendin e kaosit”, aq sa nuk u beson veshëve dhe mendon me vehte se “paska vendosur ti nxjerrë themelet këtij qyteti, të hakmerret  deri në minutën e fundit”.

Next Post
Basha kallëzoi Kokalarin për shpifje por s’paraqitet në seancë, Gjykata pushon çështjen

Basha kallëzoi Kokalarin për shpifje por s'paraqitet në seancë, Gjykata pushon çështjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
Regjistër për objektet në bashkëpronësi/ Mazniku: Forcohet roli i administratorëve të pallateve

A do ndërhyhet në ndarjen territoriale?/ Paskuqani, Mazniku: Të pyeten qytetarët. Duhen reforma të qenësishme

January 29, 2026
VIDEO / Shpërthim dhe zjarr i madh në rafinerinë më të madhe të naftës në Turqi

VIDEO / Shpërthim dhe zjarr i madh në rafinerinë më të madhe të naftës në Turqi

January 29, 2026
DPT: Përllogaritja e kësteve të tatimit mbi të ardhurat njeh edhe shpenzimet e tatimpaguesve

Vjet mbi 20 mijë biznese të reja, kryeson Tirana me rreth 11.200 të tilla. Më pas vijnë Durrësi, Vlora e Fieri

January 29, 2026
Dilemat e PD dhe Kuvendi, Ivi Kaso: Riformatimi i Partisë Demokratike nuk është tabu

“Peleshi noter, Parlamenti realizon normën”, Kaso: Vetëm 3 deputetë dinë ç’është votuar për kodin penal

January 29, 2026
Hapësirat e përbashkëta, Mazniku prezanton p/ligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”

“Jemi në presion me kohën”, Mazniku flet për ‘Territorialen’: Procesi, me apo pa opozitën nuk ndalet më!

January 29, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In