• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush e rrëmbeu Zelenskyn dhe Hashim Thaçin

by Ben Blushi
14/03/2025 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Blushi

“Fare mirë, kur një person i prekur gjykon se fakti ndaj tij nuk është i vërtetë, mund të kërkojë përgënjeshtrimin e lajmit në media apo në forumet përkatëse. Nëse kjo nuk bëhet dhe vijohet më tej me faktin, atëherë po, mund të kalohet në gjykatë. Të gjithë këta aktorë dhe faktorë e dëmtojnë shumë informimin dhe transparencën publike sipas standardeve të BE-së. Mirëpo, pa këtë transparencë, dobësohet dhe humbet mirëkuptimi, besimi dhe kohezioni social, bindja në një kauzë, rëndohet dhe degjenerohet diskursi politik, i çelet rruga gjuhës dhe sjelljeve përjashtuese, nihiliste dhe populiste, shkurt propagandës së shfrenuar në gjitha format e saj, si një kopje e shëmtuar e periudhës moniste

Rrëmbimi i Zelenskyt nga Evropa i ngjan shumë rrëmbimit që iu bë Hashim Thaçit në kohën kur po shkonte të firmoste një marrëveshje paqeje me Serbinë, në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020. Por, megjithëse u rrëmbyen nga të njëjtit rrëmbyes, Zelensky dhe Hashim Thaçi nuk ngjajnë fare me njëritjetrin. I pari është duke humbur luftën me gjithë mbështetjen e gjithë botës, kurse i dyti e fitoi luftën megjithëse nuk kishte mbështetjen e gjithë botës. Edhe si karaktere, ata të dy nuk ngjajnë fare. Zelensky ka qenë një komedian i shpifur që kërcente në haremet e Rusisë, kurse Hashim Thaçi ishte një luftëtar që doli në mal me armë dhe drejtoi një lëvizje çlirimtare, derisa e shpalli vendin e vet të pavarur. Pikërisht sepse nuk ngjajnë fare si karaktere, njëri është në burg pasi fitoi, kurse tjetri është i lirë dhe vazhdon të kërcejë edhe pse po humb. Por, përveç ndryshimeve karakteriale dhe politike të dy presidentëve, atij të Kosovës dhe të Ukrainës, pak a shumë gjithçka tjetër është njëlloj dhe ja pse. Të dy u rrëmbyen nga Evropë kur ishin gati të firmosnin një marrëveshje paqeje në zyrën e Donald Trump.

Në vitin 2020, Hashim Thaçi u pengua të shkonte në Amerikë dhe jo rastësisht Jack Smith, njeriu që ka dashur të dënojë me burg Donald Trump, ishte prokurori që ngriti akuzën, ndërkohë që Hashim Thaçi ishte në Vjenë duke pritur avionin që do ta çonte në Washington. Por sigurisht Jack Smithi nuk ishte vetëm. Pas tij ishin evropianët, gjermanët, francezët, holandezët, të cilët e burgosën Hashin Thaçin, sepse menduan se ai po i bënte një favor Donald Trumpit duke i dhuruar një marrëveshje paqeje mes Serbisë dhe Kosovës, në prag të zgjedhjeve presidenciale në Amerikë. Hashim Thaçi u akuzua në 26 tetor 2020 në kulmin e fushatës presidenciale në Amerikë dhe u arrestua më 5 nëntor, dy ditë pasi Joe Biden kishte fituar zgjedhjet kundër Donald Trump. Pra, në fillim e penguan të bëhej bashkëpunëtor i Donald Trump dhe pastaj e ndëshkuan si bashkëpunëtor të tij. Duke parë çfarë ndodhi këto ditë, është edhe më e qartë se Zelensky u rrëmbye me dëshirën e vet nga evropianët, të cilët e bindën të mos nënshkruante dhe të përdorte çdo truk për të sabotuar marrëveshjen e negociuar nga Trump, çka ai e bëri me sukses. Por meqë Zelensky dhe Hashim Thaçi nuk kanë të njëjtin plan, sepse njëri do ta vazhdojë luftën dhe tjetri do ta mbyllë, i pari shkoi në Zyrën Ovale dhe e shkatërroi marrëveshjen për të cilën kishte rënë dakord, kurse i dyti është sot në burg, sepse do ta nënshkruante marrëveshjen për të cilën kushte rënë dakord.

Sikur Hashim Thaçi të kishte dëgjuar evropianët, sot me siguri do ishte i lirë si Zelensky. Çështja është se të dyja këto raste që ngjajnë si dy pika uji, Evropa ka kërkuar me çdo kusht vazhdimin e konfliktit si në Ukrainë po ashtu edhe në Kosovë. Për shkakun e tyre, Ukraina vazhdon, ndërsa Kosova mund të shpërthejë nëse i lihet në dorë një grupi luftënxitësish, të cilët po bërtasin gjithë ditën se Rusia kërkon t’i pushtojë, ndërkohë që kjo as nuk duket në horizont dhe as ka ndonjë shans të ndodhë. Paniku qesharak i evropianëve bëhet edhe më mizor kur propozojnë një plan me katër pika për mbylljen e luftës në Ukrainë, një plan të cilit i mungon pika e parë. Negociatat me palën tjetër. Me Rusinë. Kjo është e jashtëzakonshme. Një plan si ky nuk është parë as në filmat e komunizmit shqiptar kur armiqtë e huaj mundeshin çdo ditë pa shkrepur asnjë armë, jo sepse armiqtë ishin të dobët, por sepse ata nuk e kishin fare në plan të sulmonin Shqipërinë siç edhe u provua. Komunistët shqiptarë e përdorën frikën nga pushtimi perëndimor për të na nënshtruar për 50 vjet. Sot evropianët po bëjnë të njëjtën duke u futur në psikozën e Enver Hoxhës, që ndërtoi bunkerë për t’u mbrojtur nga një armik që nuk erdhi asnjëherë.

Nuk është për të qeshur, por sot shteti gjerman po inkurajon prodhimin e bunkerëve të gatshëm, të cilët njerëzit po i fusin në oborret e shtëpive me bindjen se rusët do t’i sulmojnë nesër. Nxitimi i tyre përveçse rrit çmimin e bunkerëve, shton njëkohësisht dhe taksat. Ndërkohë askush nuk e shpjegon se pse rusët do pushtojnë Evropën. Kryeministri polak tha para dy ditësh se 140 milionë rusë po bëhen gati të pushtojnë 500 milionë evropianë. Vetëm kjo fjali mjafton për të kuptuar se sa qesharake është e gjitha. 140 milionë banorë të një vendi relativisht të varfër si Rusia, që ka humbur qindra mijëra ushtarë, që detyrohet të marrë ushtarë borxh në Korenë e Veriut, një shtet i lodhur për shkak të sanksioneve rraskapitëse, mbylljes hermetike, largimit të bankave dhe kompanive perëndimore, sekuestrimit të aseteve, një shtet me një buxhet më të vogël se Italia, jo vetëm nuk ka arsye, por nuk kanë as fuqi të pushtojnë me radhë Gjermaninë, Francën dhe pastaj Anglinë dhe nëse të gjitha këto pushtime i mbaron deri të premten, ushtarët e skuqur rusë mendohet se mund ta kalojnë weekendin në Spanjë edhe në Portugali.

Në fund të fundit pse do ta pushtonte Rusia Evropën? Këtë nuk e thotë askush. Askush nuk thotë cila është arsyeja që Rusia do çmendej dhe do pushtonte gjithë këto vende rresht njëra pas tjetrës sikur të ishin fshatra të boshatisur në Siberi. Akoma më keq askush nuk e thotë se kjo është plotësisht e pamundur. 140 milionë njerëz nuk pushtojnë dot 500 milionë, jo vetëm sepse numerikisht kjo nuk mund të ndodhë, por edhe sepse në këtë moment Rusia do ishte e vdekur pasi gjithë bota, përfshi edhe Amerikën, Japoninë, Indinë, Turqinë dhe Arabinë do bëhej me Evropën. Kjo do ishte një luftë mes Rusisë dhe botës në të cilën përfundimi dihet. Çështja është se lufta në Ukrainë ka mbetur bunkeri fundit i liderëve evropianë, të cilët janë futur aty për t’u mbrojtur nga popujt e tyre. Për t’u mbrojtur nga papunësia, pabarazia, inflacioni, emigracioni, çmimet e larta dhe rënia ekonomike. Ukraina është një sebep për të qeverisur keq, në pamundësi për të qeverisur mirë.

Nëse lufta në Ukrainë mbaron, të gjitha çështjet e tjera hapen. Popujt evropianë të cilëve u thuhet, nuk kemi çfarë bëjmë, mos kërkoni më shumë se jemi në luftë, do kërkojnë paga më të larta, pensione më të mira, çmime më të ulëta dhe punësim. Përfundimi i luftës në Ukrainë do i rrëzonte me radhë shumicën e qeverive të sotshme evropiane. Kjo është arsyeja pse Zelensky u rrëmbye dhe iu mor Donald Trumpit nga zyra si një aktor profesionist për të vazhduar të luajë rolin kryesor në këtë komedi të dhimbshme. Ndryshe nga Zelensky, Hashim Thaçi nuk e pranoi këtë rol. Nëse do ta pranonte, do ishte akoma President i Kosovës, duke shkuar çdo javë në Bruksel, aty ku thirren të gjithë ata që nuk duhet të mbarojnë asnjë punë. Sidoqoftë, në fund të kësaj historie me luftë, një gjë është e sigurt: luftë nuk do ketë. Për të paktën tre arsye:

E para, se Amerika nuk do.

E dyta, sepse Rusia nuk mundet. Dhe e treta ,sepse Evropa është frikacake.

Next Post
Shqipëria “gati për të ardhmen me 5G” falë Vodafone  

Shqipëria “gati për të ardhmen me 5G” falë Vodafone  

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ke zaptuar oborrin e shkollës ‘Koto Hoxhi’”, Bido sherr me Muçin: Je fëmijë oligarku!

“Ke zaptuar oborrin e shkollës ‘Koto Hoxhi’”, Bido sherr me Muçin: Je fëmijë oligarku!

June 30, 2026
VIDEOLAJM / Protestuesit qëllojnë me vezë dhe plehra makinat e deputetëve, përplasen me Policinë

VIDEOLAJM / Protestuesit qëllojnë me vezë dhe plehra makinat e deputetëve, përplasen me Policinë

June 30, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Ju erdhi fundi! Dhe vetë fundi i botës!

June 30, 2026
Buzhala: Vetëm NATO mund ta ruajë kufirin! Kosova s’ka potencial të luftojë me Serbinë

Buzhala për resortin në Zvërnec: Kushner dhe Trump nuk kanë ardhur për të vrarë flamingot, investimi duhet sepse…

June 30, 2026
Shpallen fituesit e edicionit të katërt të Gjon Mili Video Art Festival

Shpallen fituesit e edicionit të katërt të Gjon Mili Video Art Festival

June 30, 2026
Rezoluta e PE/ Bardhi: Kërkuat që të mos e miratonin, gënjyet dhe Ramën. Balla: Kur ti ishe avokat i Lulit…

Rezoluta e PE/ Bardhi: Kërkuat që të mos e miratonin, gënjyet dhe Ramën. Balla: Kur ti ishe avokat i Lulit…

June 30, 2026
Rama në Vlorë, finalizohet marrëveshja për prodhimin e anijeve luftarake

Rama në Vlorë, finalizohet marrëveshja për prodhimin e anijeve luftarake

June 30, 2026
Koçeku: Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai kur u prishën ndërtimet në Theth. Ju betohem për 7 shenjtorët…

U largua nga PS, Marjana Koçeku zëvendësohet nga Erion Malaj në Komitetin për Stabilizim-Asociimin

June 30, 2026
“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Presidenti Begaj dekreton amnistinë penale, lirohen 466 të burgosur

June 30, 2026
“PS nuk e mund dot askush”, Balla: Pas protestës ka aktorë të huaj dhe interesa që synojnë të dëmtojnë Shqipërinë

“PS nuk e mund dot askush”, Balla: Pas protestës ka aktorë të huaj dhe interesa që synojnë të dëmtojnë Shqipërinë

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In