• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kush e rrëmbeu Cannabis-in me koncesion?

by
16/09/2015 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Kryeministri Rama kishte premtuar prova befasuese për drogën, kush e ka lejuar dhe kush e ka luftuar atë. Dhe i dha provat e tij. Duke e përcjellë topin e rëndë e të nxehtë të baltës sërish në kahun tjetër. Në stilin e tij të zakonshëm të komunikimit politik me publikun. Live në televizion. Me një spektakël që mbyllej me qindra punonjës policie me uniformë në sallën e pallatit të Kongreseve, por që kishte nisur së paku një vit e ca më parë në Lazarat e Dukagjin dhe po vazhdon në çdo skaj të vendit, nga jugu në veri dhe nga lindja në perëndim, nga e hëna në të hënë dhe pa të diela në mes. Sepse droga në vetvete si krim, por më shumë se kaq, edhe si element i luftës së përditshme politike, po ngjan si një emergjencë kombëtare, qoftë kur ngarkohet në avionë, qoftë kur hidhet nga një shpinë politike në tjetrën.

Nisur nga dy fjalitë e shkurtëra të “promos” së Ramës në mbasditen e së martës, përgjigja që pritej prej tij një ditë më pas ishte e qartë: drogën e ka lejuar Saliu dhe të tijtë dhe po e luftoj unë me mijtë.

Me prova direkte dhe indirekte, me shifra dhe krahasime të llojit ku ishim dhe ku jemi dhe me ambasadorët më të rëndësishëm në Tiranë në krah, Rama me të gjitha gjasat e realizoi me sukses kundërmësymjen e tij në një nga sektorët më delikatë të qeverisjes që ka të bëjë me trafiqet e të gjitha llojeve në përgjithësi dhe atë të drogës në veçanti. Deri më tani, edhe për hir të kombinimeve shpesh fatkeqe të rrethanave, shpesh Rama si kryeministër dhe Tahiri si ministër i brendshëm, janë vënë në vështirësi nga akuzat e opozitës për shkak të drogës. Dhe kjo gjë bëhet edhe më e çuditshme sa kohë që së paku prej një viti e pak, kultivimi i drogës është bërë një sipërmarrje e rrezikshme dhe e goditshme nga policia. Shumëçka në Shqipëri është perceptim dhe perceptimi e sipërfaqja vështirësojnë logjikën; Lazarati, sikundër pak ishte menduar, u shndërrua në një Big Bang që e shpërndau “vesin” e Cannabis-it kudo nëpër Shqipëri. “Decentralizimi” i kultivimit e bën edhe më të dukshëm këtë fakt. Emergjenca politike e kësaj lufte, i ka shndërruar punonjësit e policisë në fermerë të mirëfillë. Gjithmonë e më tepër trupa me uniformë duket se marshojnë me sloganin e vjetër komunist, që i përshtatur me kohën do të tingëllonte: në njërën dorë kosën për të korrur Cannabis-in, në tjetrën kallashin për t’u mbrojtur nga banditët që mbjellin Cannabis. E gjithë kjo shfaqje, shto këtu dhe të enjten e Doktorit në Parlament, krijon përshtypjen se në Shqipëri nuk ndodh asgjë tjetër përveçse gjysma e shqiptarëve kultivon drogë, kurse gjysma tjetër e korr. Njëlloj si baret ku tregtohet kafe kudo nëpër Shqipëri.

Rama përmendi ish-ministra të brendshëm demokratë që kanë fjetur mbi parcelat me hashash. Përmendi miliarda euro interesash të paraardhësve që janë korrur me kosë dhe janë djegur me zjarr nga policia e shtetit sot. Natyrisht bëri kontrastin mes të djeshmes dhe të sotmes. Duke u përpjekur që në këtë pikë të shkojë përtej hipokrizisë së padurueshme të opozitës që sot kërkon llogari ndërkohë që dje nuk bënte asgjë në rastin më të mirë, në mënyrë që të fshehë lehtësinë gjithashtu të padurueshme të pozitës, e cila nuk ndahet dot nga komplekset që askush më mirë se Doktori nuk di t’ja krijojë. Duke krijuar një simbiozë të ligë dhe të pandashme mes pushtetit, pavarësisht ngjyrës, me krimin.

Dhe jo vetëm kaq dhe jo vetëm për kaq. Gishti në plagë shkon edhe më tutje, aty ku një nga të ftuarit zgjedh të mos shohë vetëm bardh e zi. Ambasadori amerikan thotë fare thjesht: Maxhoranca dhe opozita e kanë kritikuar njëra-tjetrën për lidhje me krimin, por të dyja palët bashkëndajnë këtë problem.

Rama dhe tabela me shifra e ministrit të tij të brendshëm Tahiri me siguri mundën të bindin shumëkënd, por dhe ndeshja e tij publike në terrenin që njeh më mirë, komunikim, do të ketë me siguri efektin e një qetësuesi të përkohshëm narkotik. Fiks ashtu siç akuzoi ai me elokuencë paraardhësit: “…kur dëgjon selinë blu të flasë për akuza ndaj policisë të bën të mendosh se ata flasin nën efektin e narkotikëve…”.

E njëjta gjë ndodh dhe me opinionin sot, të bombarduar nga të katër anët për një qeveri të ligë të lidhur me krimin dhe me një qeveri të mirë që po lufton të ligjtë e lidhur vetëm me qeverinë e djeshme. Qetësuesi mediatik i të sotmes u dha në dozë të lartë. Ai i mpin pak shqisat, afron një gjendje euforie, turbullon ngjyra e tinguj dhe më pas cikli nis nga e para. Sepse historia me drogën është një spirale në të cilën ata që merren dhe ata që e luftojnë janë të detyruar të bashkëjetojnë duke luftuar me njëri-tjetrin. Sepse në thelb historia e luftës me drogën do të ketë sukses për shtetin sa kohë që njerëzit jetojnë më mirë. Sepse nuk është vetëm çështje dhe problem policor. Dhe ky është thelbi i gjithë këtij halli dramatik kombëtar. Në vend të krahasimit të padiskutueshëm me të djeshmen, Rama do të përftonte të njëjtin efekt nëse do të zgjidhte të fliste me shifra të ndryshme përpara një auditori me ekonomistë, fjala vjen. Me shifra që të mos ja vinte kush në diskutim për vende pune të hapur, për pagesën e borxheve të mbartur nga e shkuara dhe që i pagoi qeveria e tij, për listat e investimeve të mundshme të huaja, shkolla të reja të ndërtuara apo dhe qëndra të pritjes për të moshuarit që do të jenë hapur ndokund apo sidomos, nëse fliste për të korruptuar të ndërshkuar.

Dhe më tej. Nëse nuk do të fliste politikisht e përgjithësisht për ministra të djeshëm gjumashë, por të tregonte se cilët ministra dhe vartës së tyre janë paditur dhe janë ndëshkuar, do të ishte edhe më shumë bindës. Nuk do të ishte vetëm qetësues, por edhe frymëzues. Por siç thonë amerikanët në shqip: “Maxhoranca dhe opozita e kanë kritikuar njëra-tjetrën për lidhje me krimin, por të dyja palët bashkëndajnë këtë problem”. Sa kohë që koburet ftohen në koncert, askush nuk duhet të ankohet pastaj për krismat në sallë. Kjo është një e vërtetë që e di çdo kompozitor.

P.S. në vend të Post Scriptum-it nga PD. Dy orë më pas, gjilpëra e luftës kundër drogës nga salla e Pallatit të Kongreseve, u shoqërua me “antidotin” e trashëgimtarëve të qeverisë së vjetër. Lulzim Basha i dha përgjigje fjalimit të gjatë të Edi Ramës me një konferencë shtypi. Me teknologjinë e zakonshme: çfarë njëri e quan të bardhë, tjetri e merr automatikisht për të zezë. Pra, që qeveria e PD-së kishte luftuar drogën, qeveria e sotme është kliente e trafikantëve të drogës. Basha tha se Rama “…paralizoi sot punën e mbi dy mijë policëve që kishte thirrur nën regji qëndrore në kazermën e tij mediatike… duke i dhënë mundësi trafikantëve të vazhdojnë punën”. Akuzoi edhe për keqpërdorim të ambasadorëve të ftuar në takim. Dhe për më shumë, Basha akuzoi se trafikantët Rama i ka futur në parlament dhe në pushtetin lokal. Sërish me të njëjtën teknologji, por me stil të përmbysur: Basha me siguri dëgjoi krisma në koncert, por dhe për të koburet nuk kanë faj. Koburet janë të ftuar gjithashtu në sallë.

Next Post

Dhunoi policin, Prokuroria kërkon 3 vite burg për Vladimir Gjutën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arsenali “fluturon” në finalen e Champions League, eliminohet Atletico

Arsenali “fluturon” në finalen e Champions League, eliminohet Atletico

May 5, 2026
Lufta me Iranin, Rubio: Nëse duan të sulmojnë, ne do t’i përgjigjemi

Lufta me Iranin, Rubio: Nëse duan të sulmojnë, ne do t’i përgjigjemi

May 5, 2026
Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, nesër ceremonia mortore! Homazhet do të zhvillohen në Teatrin e Operas dhe Baletit

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, nesër ceremonia mortore! Homazhet do të zhvillohen në Teatrin e Operas dhe Baletit

May 5, 2026
Trashëgoi rolin si shef distrikti nga xhaxhai i tij, arrestohet në Corleone nipi i bosit famëkeq Toto Riina

Trashëgoi rolin si shef distrikti nga xhaxhai i tij, arrestohet në Corleone nipi i bosit famëkeq Toto Riina

May 5, 2026
Grida Duma: PD është në “vdekje klinike”, Berisha duhet të shpikte një kandidat serioz përballë tij

Grida Duma: PD është në “vdekje klinike”, Berisha duhet të shpikte një kandidat serioz përballë tij

May 5, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pashalimani, nga Kinostudjo në… prodhim!

May 5, 2026
Kuvendi mblidhet të enjten në seancë plenare! PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën

Kuvendi mblidhet të enjten në seancë plenare! PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën

May 5, 2026
“Në 5 muaj bëmë atë që të tjerët s’e bënë për 36 vite”, Salianji: Tronditëm sistemin! Lëvizja jonë më e fortë se çdo regjim!

“Në 5 muaj bëmë atë që të tjerët s’e bënë për 36 vite”, Salianji: Tronditëm sistemin! Lëvizja jonë më e fortë se çdo regjim!

May 5, 2026
Demiraj: Berisha t’i hapë portat e partisë për të tjerë njerëz! PD s’duhet të ketë vetëm 20 figura

Demiraj: Berisha t’i hapë portat e partisë për të tjerë njerëz! PD s’duhet të ketë vetëm 20 figura

May 5, 2026
Bllofi i bllokimit, pse aleatët e PD votuan pro anëtarësisë së Shqipërisë në BE

Bllofi i bllokimit, pse aleatët e PD votuan pro anëtarësisë së Shqipërisë në BE

May 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In