• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush e rrahu Nenad Raškovićin?

by Enver Robelli
13/08/2026 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritet e Kosovës duhet urgjentisht të hetojnë dhe ndriçojnë rastin e keqtrajtimit të Nenad Raškovićit nga fshati Dren i Zubin Potokut. Nëse këtë e ka bërë ndonjë pjesëtar i policisë së Kosovës, konsekuencat duhet të jenë të pamëshirshme. Në qoftë se e tëra është inskenim për lojëra parapolitike nga pala serbe, atëherë faturën duhet ta paguajnë ata që manipulojnë.

Nga Enver Robelli

1.

“Më vendosën prangat dhe më dërguan në mal. Atje më rrëzuan për tokë… më lidhën për një ah. Atje më rrahën”. Kështu ka treguar Nenad Rašković për Radio Kontakt Plus. Kështu raportojnë edhe portale që informojnë komunitetin serb të Kosovës. Rašković e ka fjalën për Policinë e Kosovës. Ai pretendon se është keqtrajtuar pas kontrollit në shtëpinë e tij, pastaj është dërguar në mal, ku është rrahur po ashtu. Ai thotë se ka frikë, tregon se policët i paskëshin thënë bashkëshortes së tij, e cila është shqiptare, se do ta „kthejnë në Shqipëri“. Rastin e Nenad Raškovićit e ka bërë së pari publik Lista Serbe.

2.

Duke qenë një organizatë politiko-paramilitare e dirigjuar drejtpërdrejt nga shërbimet sekrete të Beogradit, çdo pretendim i Listës Serbe duhet të merret me rezervën më të madhe, përfshirë edhe fotografitë e publikuara nga kjo “parti”, ku shihet një serb, siç thuhet, i keqtrajtuar rëndë nga Policia e Kosovës. Pamjet janë vërtet të rënda.

Policia e Kosovës, përmes zëvendëskomandantit për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se “nuk kemi informacione se policia ka keqtrajtuar ndokënd”, por ka njoftuar se me rastin do të merret Inspektorati Policor i Kosovës. Ky institucion ka mandat të inspektojë Policinë e Kosovës.

Kjo është urgjentisht e nevojshme. Rasti duhet të sqarohet sa më shpejt dhe pa asnjë ngurrim, me të gjitha pasojat që mund të dalin prej tij. Nëse Policia e Kosovës është e përfshirë në këtë rast, ndëshkimi duhet të prekë nivelet më të larta të përgjegjësisë dhe komandës. Nëse Lista Serbe ka gënjyer opinionin duke riprodhuar një rast të ri “Gjorgje Martinoviq”, nuk duhet të presë mëshirë.

Që në vitin 2013, pra para 13 viteve, Aleksandar Vuçiqi, atëherë Ministër i Mbrojtjes dhe shef i të të gjitha shërbimeve sekrete serbe, pati thënë se vrasjen e 6 të rinjve serbë në Pejë, në kafeterinë “Panda”, në vitin 1998, nuk e kanë kryer shqiptarët. Që nga atëherë familjet e viktimave presin përgjigje për këtë krim monstruoz, që i ngjan një vepre të mirëorganizuar të shërbimeve sekrete të Beogradit për të acaruar edhe më shumë situatën në Kosovë dhe ashpërsuar represionin kundër popullsisë shqiptare. Rezultati i këtij represioni dihet.

3.

Kushdo që luan me zjarr, mos të befasohet nëse digjet. Askush – asnjë serb, asnjë rom, asnjë shqiptar – nuk guxon të keqtrajtohet nga Policia e Kosovës. Shqiptarët, si shumicë në Kosovë, duhet të sillen me përgjegjësi shtetërore ndaj çdo komuniteti. Nuk është kurrfarë patriotizmi të vendosësh flamuj kombëtarë ose flamuj të UÇK-së në ndonjë kishë serbe, siç bëri vaki këto ditë në një komunë të Kosovës. Kush e bën këtë, nënçmon vetë idenë e luftës çlirimtare – dhe kjo ide ka qenë barazia e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

E shoh tepër problematik dhe të panevojshëm edhe organizimin e koncerteve triumfaliste të shqiptarëve në veri të Mitrovicës. Kjo nuk ka të bëjë aspak me patriotizëm, por vetëm me inskenime qesharake të “Bruce Leeve” shqiptarë pa muskuj, që përdridhen si deputetë të VV-së. Udhëheqësit e kësaj partie duhet të jenë të vetëdijshëm për peshën e situatës.

4.

Është kohë e vështirë, kohë emocionesh dhe dhimbjesh pas lajmeve për zbulimin e varrezave masive me viktima shqiptare në veri të vendit. Respekti më i madh këtyre viktimave u bëhet duke mos e ashpërsuar gjuhën dhe gjestet. Me rëndësi është të punohet profesionalisht në identifikimin e viktimave.

Nga mesi i shtatorit pritet shpallja e aktgjykimit në Hagë ndaj ish-udhëheqësve politiko-ushtarakë të UÇK-së. Në prag të kësaj ngjarjeje, secili i ndihmon Kosovës duke ruajtur gjakftohtësinë dhe duke u kujdesur që çdo reagim a zemërim, sado i kuptueshëm të jetë, të mos i bëjë dëm shtetit të Kosovës dhe atyre që kanë qëndruar në Hagë. Ka mjaft shërbime armiqësore, mjaft huliganë digjitalë, por edhe mjaft hajvanë të rrjeteve sociale që poshtërsitë e tyre të dikurshme biografike duan t’i “monetarizojnë” tani, duke u hequr si mbështetës të UÇK-së. Nuk keni qenë. Mos e fëlliqni Kosovën dhe nderin e atyre që ranë për lirinë e vendit.

Next Post
A ka vend për një dashuri të re? Përgjigjja epike e Monika Kryemadhit: Të rri duke larë brekët e të tjerëve?

A ka vend për një dashuri të re? Përgjigjja epike e Monika Kryemadhit: Të rri duke larë brekët e të tjerëve?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

“Shpresoj të mos na lini sërish në baltë”, Rama: Shqiptarët ende e duan BE-në, ndryshe nga vendet anëtare

September 28, 2026
Operacioni antidrogë në shkollat e Tiranës| Shpërndarësit vepronin në 8 grupe, goditen dhe 5 furnitorë

Operacioni antidrogë në shkollat e Tiranës| Shpërndarësit vepronin në 8 grupe, goditen dhe 5 furnitorë

September 28, 2026

“Drejtësia” refuzoi tryezën për pagat, përgjigjet Qeveria: Mirëkuptojmë kërkesën, nesër nisim punën për ligjin e ri

September 28, 2026
“I thashë ‘Mos më turpëro’ në vend të…”, Jay-Z zbulon si nisi gjithçka me Beyoncé-n

“I thashë ‘Mos më turpëro’ në vend të…”, Jay-Z zbulon si nisi gjithçka me Beyoncé-n

September 28, 2026
Pyetjet e porositura të PD-së dhe regjia që po e bën Berishën qesharak

Sali Berisha në Strasburg, zbardhet axhenda e takimeve të kryedemokratit

September 28, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi sipas Jorgo Pullës, kujdes me financat dhe lidhjet sentimentale, ja shenjat me fat

September 28, 2026
Emërimet e reja në qeveri! Mario Keputa, zv.ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

Tryeza e pagave, magjistratët refuzojnë ftesën e Ramës, në mbledhje do të shkojë vetëm Gjykata e Lartë

September 28, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Sondazhi AIM: Kur ka qenë më problematik SHISH/SHIK?

September 28, 2026
“SHBA penalizuan simbolin e tranzicionit shqiptar”/ Minxhozi: Goditën një figurë simbol të kulturës së urrejtjes. Kapën prej brirësh dashin që…

Rasti “Hyseni” na çon në të njëjtën krizë të përjetshme

September 28, 2026
Përfshihet nga flakët lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami, autoritetet hetojnë për zjarrvënie të qëllimshme

Përfshihet nga flakët lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami, autoritetet hetojnë për zjarrvënie të qëllimshme

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com